Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli:KËNGË DJALËRISHTE

Shko poshtë

Faruk Tasholli:KËNGË DJALËRISHTE Empty Faruk Tasholli:KËNGË DJALËRISHTE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 12, 2014 12:43 pm

Faruk Tasholli:KËNGË DJALËRISHTE 1517580_695969283755753_1284439633_n

Sot e 27 vjet me pare kaloi ne amshim poeti yne i madh Lasgush 
Poradeci.Me ta degjuar lajmin, ku kufiri i hekurt kepuste deshiren per t'ia vene nje lule mbi varr, e bera kete poezi qe e botova ne gazeten "Fjala" te Prishtines, pak dite me vone.


Faruk Tasholli

KËNGË DJALËRISHTE
Kur vdekja e mori Lasgush Poradecin


Faruk Tasholli:KËNGË DJALËRISHTE 10371361_855987144420632_8897002162631957161_n
I.
Re e re ne gjumë të qetë
Gjuhëzjarrtë, fjalëkulluar;
Në u mbyll syri përjetë -
Vargu dot s'ka perënduar.


Vargu ngrihet lart e lart
Vëlla poet, vëlla këngëtar,
Përtej vdekjes lëshon shtat,
Rrjedh e rrjedh si sylynjar...


II.
S'u kënduaka elegjia
Kur zbret vjeshta e bie brymë;
Ah! Nosit, buzëve të mia,
Nuk ua dashke elegjinë!


Dhe ia marr ia marr me zë
Hove-hove zemërshkulur,
Djalërisë këngën t'ia lë
Rrëzë fjalës trup-përkulur!


III.
Kith i lëshuar mbi liqe
Seç´m'u bë o ortek bore,
Pikë-peng valëve në she
Për një lule skaj kurore!


Për një lule-lulevarg
Duhet vdekur e ngjallur prapë,
Toka afër. Oh! Kënga larg,
Në të ftohtë o nëpër vapë!



(nëntor, 1987)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi