Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhaxhai: Ja si e morëm vesh vrasjen e Shkëlzenit në Siri (Video)

Shko poshtë

Xhaxhai: Ja si e morëm vesh vrasjen e Shkëlzenit në Siri (Video) Empty Xhaxhai: Ja si e morëm vesh vrasjen e Shkëlzenit në Siri (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 16, 2014 3:05 pm

Xhaxhai: Ja si e morëm vesh vrasjen e Shkëlzenit në Siri (Video)
Xhaxhai: Ja si e morëm vesh vrasjen e Shkëlzenit në Siri (Video) Largea_siri1416137269
Shkëlzen Dumani është viktima e radhës e luftës absurde të shqiptarëve në Siri dhe Irak.
Drama për familjen është dyfishe. Në njërën anë humbja e jetës së një njeriu të dashur, nga ana tjetër dy fëmijë që kanë mbetur mes rrugëve të askundit, në një luftë që ata vetë nuk e kuptojnë dot.
Ora News u ndal në shtëpinë e familjes Dumani në fshatin Bellovë të Peshkopisë ku të afërmit tregojnë se lajmin e vrasjes në luftë të Shkelzenit ua ka dhënë një njeri që as e njohin dhe as e dine kush është.
“Një person që nuk njihej nga ana jonë, merr vëllain e Shkëlzenit dhe i thotë që Shkëlzeni nuk jeton më, prandaj për më shumë informacion cakto një orë dhe kur të duash ti, që të flasësh me nënën tënde që ndodhet atje tek fëmijët.”
Xhaxhai i Shkelzenit, Ruzhdi Dumani tregon historinë e nipit që nga emigrant në Itali, Greqi e Mekë, u shndërrua papritur në një xhihadist në Siri.
“Ishte punëtor i paepur, nuk e çonte kohën kot, dinte 5-6 profesione. Ka pnuar si refugjat në Greqi, Itali dhe kohët e fundit në Mekë.”

Nëna e Shkelzenit udhëtoi drejt ferrit të luftës me shpresën për të marrë fëmijët e të birit, por mbeti atje si viktimë e pakuptimtë e dramës së djalit dhe nipërve të saj.
Ajo është e vetmja që ka mbajtur kontaktet me familjen, por trupin ende se ka parë dot.

“Ka shkuar gjoja për t’i marrë, u bënë 6 muaj. E kanë lajmëruar se djalin e kanë vrarë në luftë. Ajo thotë se që prej natës së Bajramit nuk eshtë takuar me të.”
Tashmë beteja e vetme e familjes është të kthejë fëmijët tek e ëma që sipas xhaxhait të Shkelzenit, është në gjendje të rëndë psikologjike. Për këtë ai kërkon ndihmën e shtetit.

“E ema ështe në gjendje psikologje shumë të ulët, vetëm te shteti kemi shpresë, nga kryeministri, ministria e Brendshme për të marrë njoftimin real dhe për t’i sjellë fëmijët pranë nënës.”
Është kjo drama e familjes që as dyert e mortit nuk i hap dot. Në fshat presin ende një fjalë prej shtetit, ndërsa në Tiranë vëllezërit e Shkelzen Dumanit derën e miqve e kanë mbajtur hapur për të qarë ish-emigrantin që u vra si xhihadist në një luftë që nuk i përkiste. Viktimë e një lufte pa kuptim që ka marrë dhjetra jetë shqiptare, vetëm 12 muajt e fundit.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi