Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anton Berisha i AAK-së, sulmon LDK-në: Isa Mustafa është i shkollës “zhugoslloave”!

Shko poshtë

Anton Berisha i AAK-së, sulmon LDK-në: Isa Mustafa është i shkollës “zhugoslloave”! Empty Anton Berisha i AAK-së, sulmon LDK-në: Isa Mustafa është i shkollës “zhugoslloave”!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 16, 2014 10:21 pm

Anton Berisha i AAK-së, sulmon LDK-në: Isa Mustafa është i shkollës “zhugoslloave”!

Anton Berisha i AAK-së, sulmon LDK-në: Isa Mustafa është i shkollës “zhugoslloave”! Largea_anton1416159874


Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka thënë se Isa Mustafa është i edukuar në shkollën “zhugosllave”. Sipas tij, Isa Mustafa me grupin e tij e “kishin uzurpuar Prishtinën”, e tash LDK “Kosovën po e dërgojnë kah Lindja”. Lexojeni të plotë reagimin
“KOSOVA DHE SHQIPTARIA NUK MUND TE DUROJNE ME HILET E TIPIT LINDOR TE ISA MUSTAFES!

Ne nje debat te ashper ne Kongresin Nacional te Afrikes (African National Congress-ANC) ku duhej te vendosej ndermjet metodes se perdorur ne revolucionin kunder aparteidit, Nelson Mandela propozoi metoden paqesore. Ai u vu ne presion edhe te bashkepunetoreve te ngushte te tij, se populli kerkon te vazhdoj luften. Mandela nuk pranoi, ai u tha bashkepunetoreve: "ne duhet te ndryshojme mendimin e popullit. Pse ne jemi lider? Jemi per t'i udhehequr ata ne rrugen me te mire per ta. Kjo eshte detyra jone." Mandela i udhehoqi drejt lirise dhe barazise ne nje proces te pajtimit, zhdukjes se varferise dhe jobarazise, me 1994 duke u bere presidenti i pare me ngjyre i Afrikes se Jugut .


Isa Mustafa, po ben te kunderten. I edukuar ne shkollen zhugosllave, "po i neshtrohet popullit ne bazen e Rahovecit (volja naroda-thoshte Milosheviqi) te udheheq vendin. Duke mos qene burre e as lider per ti udhehequr proceset, ai permes hileve po tenton, ashtu sikur LDKne qe e zhvendosi nga rruga perendimore, ta zhvendos edhe Kosoven ne boten lindore. Pune qe s'behet z. Mustafa. Ju dhe grupi yt uzurpuat Prishtinen, LDKne dhe e derguat prej humbjes ne humbje. Ceshtja e Kosoves dhe shqiptare nuk mund te duroj hilet e tipit lindor ne kete faze jetike.
LDKja duhet t'i kthehet idese se Dr. Ibrahim Rugoves, qe shkeputi shqiptaret nga koncepti lindor e sllave, per ta bere nje levizje shqiptare, me koncept e metoda perendimore-demokratike. Ky kthim prapa i LDKse duhet te marre fund, ne qofte se jo, atehere dite te renda e presin Kosoven” (sic.), ka shkruar ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi