Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një përgjigje e imponuar Faridin Tafallarit në intervistën e tij botuar tek webfaqja http:/www.albaniapress.com

Shko poshtë

Një përgjigje e imponuar Faridin Tafallarit në intervistën e tij botuar tek webfaqja http:/www.albaniapress.com Empty Një përgjigje e imponuar Faridin Tafallarit në intervistën e tij botuar tek webfaqja http:/www.albaniapress.com

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 25, 2009 1:19 am

Një përgjigje e imponuar Faridin Tafallarit në intervistën e tij botuar tek webfaqja http:/www.albaniapress.com

Kur në mal hyhet pa sopat!


Shkruan:Xhafer Leci

Asnjëherë nuk e kam kontestuar se F.Tafallari ishte shok i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka.
Pavarësisht bindjeve politike të tij, nuk e kam nënvlerësuar as kontributin e tij.
Por, nuk e kuptoi se pse Faridini mundohet t’i përsonalizojë-monopolizojë këta 3 dëshmorë sikur
vetëm ky të ishte shokë i tyre!? A thua vetëm Faridni paska punuar e zhvilluar aktivitete, demonstrata e protesta, etj, me Jusufin, Bardhin dhe Kadriun?!
Këtu në Perëndim po përmendi dy nga shokët dhe veprimtarët më të afërm të Jusufit; Nuhi Sulejmani dhe Mejdi Rexha. Nuhiu me një rast më pati thënë: ”një ditë do të flasë për shumë të pa vërteta që janë thënë e shkruar rreth tre dëshmorëve Jusuf e B.Gërvalla dhe K. Zeka”. Ndërsa i ndjeri Mejdi Rexha, me të drejt pati thënë; “sikur të ishin sot gjallë këta tre dëshmorë, kush e dinë a do të pranonin ata se neve ishim shokë të tyre”? Asnjëherë nuk kam thënë se kam qenë i afërt me ta ose bashkëpunëtor i tyre. I kam njohur që të tretë, kam marrë pjesë në shumë demonstrata në disa vende të Perëndimit që zhvilloheshin në vitet e 1980-ta e më pas.
Kam qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 dhe asnjëherë nuk kam menduar se kam bërë diçka të jashtëzakonshme, kur kam para sysh se shumë njerëz kanë vuajtur shumë vite burg të rënda, dhe në luftërat tona për çlirimin e vendit dhe popullit tonë ka shumë familje që kanë dhënë me dhjetëra anëtarë.



Në pyetjen e intervistuesit se: Sa është shkruar dhe publikuar për gjetjen e vrasësve të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës?
Faridini përgjigjet: Asgjë nuk është shkruar për vrasjen dhe gjetjen e vrasësve të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Përmendet edhe libri “Atentatet” i botuar pas 25 vitesh, nga koha e vrasjes së dëshmorëve.Vërtet, unë kam shkruar tre libra deri tani për veprimtarinë e Lëvizjes sonë kombëtare, ku në qendër të vëmendjes së lexuesit del dhe vrasja makabre e tre heronjve...”




Këtu lexuesi i vëmendshëm nuk e ka vështirë ta vërej se si Faridini; ose nuk e dinë, ose injoron me qëllim me dhjetëra intelektualë dhe bashkëveprimtarë të këtyre tre dëshmorëve të

cilët kanë shkruar, për aq sa kanë pas informacione, jo vetëm për veprimtarinë e tyre atdhetare brenda dhe jashtë vendit, por edhe rreth vrasjes së tyre nga sigurimi sekret jugosllav. Kanë shkruar edhe shumë gazeta gjermane të asaj kohe, për aq sa kanë arritur të sigurojnë informacione nga drejtësia dhe sigurimi shtetëror gjerman, që kanë marrë nga dëshmitarë të gjallë, si në rastin e vendit të vrasjes, po ashtu edhe rreth raporteve mes shqiptarëve, etj.



E ka gabim F.Tafallari nëse mendon se vetëm ata që kanë vepruar me këta dëshmorë kanë të drejtë të shkruajnë rreth jetës dhe veprës së tyre...!!
Jusfi me vëllezër po ashtu edhe Kadriu kanë vepruar dhe punuar në Kosovë qysh në vitet e 1970-ta, kur ne këtu në Perëndim pak kemi ditë për veprimtarinë e tyre.
Për Skënder Beun-Gjergj Kastriotin, nga e gjithë bota janë shkruar mbi 600 libra,
a thua këta të gjithë e paskan njohur dhe paskan vepruar dhe luftuar me Gjegjin?!




Kam menduar se e kam përfunduar polemikën me F.Tafallarin, por ja që ky përsëri më provokon pa ndonjë arsye.



Pas botimit të librit tim “ Në themelet e traditës kombëtare shqiptare”, Faridin pati bërë një shkrim ku në shënjestër të kritikave bajate me plotë shpifje, gënjeshtra, fyerje dhe denigrime,
më përgojon mua dhe Kadri Osmanin.
Aq “intelektual i kulturuar” që është, na porosit: “se po ja përmendëm edhe njëherë emrin, kundër meje do t’i përdorë plumbat!! Plumbat që i ka ruajtur për mua, më mirë do të kishte qenë t’i harxhojë në Kosovë kundër shkijëve me 1998/99, apo jo?
E përsërisë, unë nuk kam plumba për shqiptarë!



Po bëhen gati dy vite nga përgjigja ime ndaj shkrimit shumë banal të Faridinit, ku unë në mënyrë shumë të matur i jam përgjigjur me fakte, jo me inate si ky.


Me rastin e një vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë, aty ishte edhe Faridini. U përshëndeta me të gjithë ata që i njihja e më njihnin, dhe pavarësisht kërcënimeve të shumta të Faridinit ndaj meje, si zakon që e ka shqiptari, desha të përshëndetëm edhe me të, sepse ishim tubuar për ta festuar një datë historike, njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, por kur vërejta se ai uli kokën, atëherë kalova pa u përshëndetur.





Ja, edhe çka thotë Faridini më tej në intervistë:
“Ka dhe më keq. Sot dalin disa “trima” si Kadri Osmani, Xhafer Leci, me të cilët as kam punuar, vepruar më mirë të them, as i kam njohur dhe më “sulmojnë” në shkrimet e tyre shkarravina me shpifje, gënjeshtra e më fyejnë, vetëm e vetëm se unë isha shok e veprimtar i Jusufit të Madh, që nuk kam dredhuar nga rruga e tij. Ndaj po e them dhe në këtë intervistë Ti Kadri e ti Xhafer, stop me përgojimin e figurës time të ndershme e të papërlyer, e cila ju vret sytë...”(!?)




Qesharake!

Faridinin e njoh nga viti 1981, m’ a ka prezantuar Nami Ramadani në një demonstratë në Stuttgart të Gjermanisë dhe në Gjenevë të Zvicrës (maj 1981).
Asnjëherë Namiun nuk e kam pyet se kush është ky njeri, ngase nuk më ka interesuar.
Ashtu ka qenë koha atëherë, po bëre pyetje për dike që nuk e njeh, menjëherë do linçoheshe si i dyshimtë se mos je ndonjë i porositur i UDB-së, etj.



Ndërsa në vitet e 1990-ta jemi njohur shumë më mirë në mes vete, sepse kemi vepruar
e punuar për 8 vite në radhët e LDK-së dhe komisioneve të 3%-isht.
Unë në fillim në nivel lokal e më vonë edhe rajonal për Baden-Württemberg, ndësa Faridini në nivelin rajonal.
Kemi marrë pjesë bashkarishtë në shumë tubime të ndryshme të LDK-së, të shoqatave e shoqërive, dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme, përkundrazi unë, në, dhe pa prezencën e tij e kam mbrojtur kur të tjerët e kanë kritikuar si grindavec që ishte, që përgojonte dhe shantazhonte të tjerët vend e pa vend.



Unë nuk kam mundësi t’ia shuaj xhelozitë askujt.
Nëse unë dhe Kadri Osmani, apo kush do qoftë tjetër kemi shkruar për dëshmorët e kombit, të cilët F. T. dëshiron ti monoplizojë, ky është problem i tij, jo imi.
Neve do të shkruajmë edhe në të ardhmen për figura të ndritura të kombit, pa marrë leje nga askush.



P.S.
Me F.Tafallarin pas kësaj përgjigje përfundon çdo polemikë imja me të.
Se, mirë e kanë ata që nuk merren me të, por e injorojnë në heshtje, edhe kur ky i shanë.




Xhafer Leci,
Gjermani, maj 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi