Berat Buzhala:Pse Ramushi bën, e Isa nuk bën për PDK'në?
Faqja 1 e 1

Pse Ramushi bën, e Isa nuk bën për PDK'në?
BERAT BUZHALA
Ky akt gjeneroz do të futej në historinë e parlamentarizmit, kur rivali historik e shpëton nga humnera rivalin kryesor politik. Me një akt të tillë, për shembull, Hashim Thaçi ndoshta do ta meritonte ndonjë çmim për humanizëm a për mëshirë nga kundërshtarët, por në anën tjetër do të nxiste të qeshura anekënd globit, për një potez diletantesk.
Skena politike në Kosovë ka shumë lojtarë. Por aktualisht janë vetëm dy, ata që i përcaktojnë rregullat. Është Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ose PDK dhe LDK. Të tjerët janë argatë, ose te njërit ose të tjetrit, që kohë pas kohë ju buzëqesh fati që të bëhen edhe Kryeministra, siç ndodh njëherë në dekadë me Ramush Haradinajn.
PDK dhe LDK janë dy kundërshtarët historikë politikë në Republikën tonë, armiqësitë e të cilave shkojnë deri në kohën e luftës. Dhe Thaçi e Mustafa janë ata që u prijnë këtyre dy armiqësive.
Prej kur organizohen zgjedhjet e pasluftës, vazhdimisht është vetëm një dilemë, se kush do t'i fitojë ato: PDK a LDK. Këto të fundit, për arsye të ndryshme i fitoi PDK, por që për arsye të ndryshme, LDK ishte shumë afër që t'ia rrëmbente fitoren në tavolinë.
Muaji korrik, gusht, shtator dhe tetor, sipas të gjitha gjasave, ishin muaj ankthi për PDK'në. Po silleshin me një fitore nëpër duar, pa pasur mundësi që të bënin gjë me të. Mirëpo, rrodhën si rrodhën ngjarjet, të cilat të gjithë i dimë dhe tash PDK e ka mundësinë e artë që LDK'në ta kthejë në pikën zero. Është një mundësi e jashtëzakonshme që PDK, duke ia plotësuar Haradinajt pozitën e Kryeministrit - kjo definitivisht që dhemb! - të sigurohet që do t'i fitojë edhe një palë zgjedhje të ardhshme. Atëherë, meqë puna ka ardhur deri këtu, pse dikush duhet të mendojë që Thaçi do ta zbusë zemrën dhe do të vendosë ta shpëtojë Isa Mustafën prej humbjes përfundimtare të tij në politikë. Pse Thaçi duhet, për më tepër, ta shpëtojë LDK'në, prej një rrokopuje totale, e cila e pret, nëse prapë kjo forcë politike do të gozhdohet në ulëset fatale të opozitës? Dhe sic po e shohim, gjasat janë shumë të mira që kjo të ndodhë.
Është një numër i madh i zyrtarëve senior të LDK'së, duke filluar nga klani i Hamitëve, që memzi nuk po e presin që Isa Mustafës t'i ndodhë fatkeqësia e mbetjes pa pushtet. Mos të harrojmë, se kjo do të ishte hera e parë që Isa Mustafa do të jetë vetëm deputet, me perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme pas 4 vitesh. Pra, Mustafa, është më i lëndueshëm se kurrë. Kurse të interesuar për ta parë në atë gjendje ka shumë. E pse po mendoni që Thaci duhet ta shpëtojë Mustafën? Pse duhet që PDK ta shpëtojë LDK'në, duke i dhënë pozitën kryesore në vend, atë të Kryeministrit? Nuk ka kurrfarë logjike, përvec nëse dikujt i teket që ta plotësojë një profeci komike te Remit, të dhënë muaj më parë.
Në anën tjetër, duke e shpërblyer Ramushin me pozitën e Kryeministrit PDK nuk humbë shumë. AAK, për PDK'në, kurrë nuk ka qenë ndonjë rival serioz. As në përballje direkte në zgjedhjet nacionale, e madje as në ndonjë përballje serioze në zgjedhje lokale. Të mos keqkuptohem, për PDK'në zgjidhja më e mirë do të ishte që ta zgjedhte Thaçin për Kryeministër, por kjo aktualisht është e pamundur.
Askush, as Isa e as Ramushi, nuk do të pranojë që të futet si zëvendës i Thaçit. E kam thënë edhe më herët, se Isa e Ramushi, shumë më lehtë do ta pranonin t'i bëheshin zëvendës njëri tjetrit, se sa Thaçit. Pra, PDK e ka të pamundur t'i marrë të gjitha pozitat. E posaçërisht e ka të pamundur që ndonjërin prej partnerëve ta joshë vetëm me pozitën e Kryetarit të Kuvendit. Isa Mustafe kishte pranuar që të zgjedhej Kryetar i Kuvendit në marrëveshje me Bllokun, por një marrëveshje të tillë ai kurrë nuk do ta pranojë me PDK'në. Jam i bindur që para një oferte të tillë Haradinaj do t'i mbyllte dy veshtë me duar, që as mos ta dëgjojë. Pra, situata është kështu si është. PDK duhet të zgjedhë, se cilit subjekt politik në skenën vendore do t'i ndihmojë. LDK'së a AAK'së?
BERAT BUZHALA
Duke e përzgjedhur Ramushin për Kryeministër, PDK do t'i jepte një godite të jashtëzakonshme Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo do të shënonte fundin politik të Isa Mustafës. Kjo do të niste shumë probleme brenda rivalit kryesor të PDK'së. Pra, duke mos i ofruar LDK'së partneritet, PDK do të siguronte fitoren edhe në një palë zgjedhje.
Çfarë idioti politik do të ishte Hashim Thaçi, dhe e gjithë kryesia e PDK'së (dorën në zemër këtu ka të tillë), sikur sonte të vendosnin që postin e Kryeministrit t’ia ofronin, për shembull, Isa Mustafës.Ky akt gjeneroz do të futej në historinë e parlamentarizmit, kur rivali historik e shpëton nga humnera rivalin kryesor politik. Me një akt të tillë, për shembull, Hashim Thaçi ndoshta do ta meritonte ndonjë çmim për humanizëm a për mëshirë nga kundërshtarët, por në anën tjetër do të nxiste të qeshura anekënd globit, për një potez diletantesk.
Skena politike në Kosovë ka shumë lojtarë. Por aktualisht janë vetëm dy, ata që i përcaktojnë rregullat. Është Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ose PDK dhe LDK. Të tjerët janë argatë, ose te njërit ose të tjetrit, që kohë pas kohë ju buzëqesh fati që të bëhen edhe Kryeministra, siç ndodh njëherë në dekadë me Ramush Haradinajn.
PDK dhe LDK janë dy kundërshtarët historikë politikë në Republikën tonë, armiqësitë e të cilave shkojnë deri në kohën e luftës. Dhe Thaçi e Mustafa janë ata që u prijnë këtyre dy armiqësive.
Prej kur organizohen zgjedhjet e pasluftës, vazhdimisht është vetëm një dilemë, se kush do t'i fitojë ato: PDK a LDK. Këto të fundit, për arsye të ndryshme i fitoi PDK, por që për arsye të ndryshme, LDK ishte shumë afër që t'ia rrëmbente fitoren në tavolinë.
Muaji korrik, gusht, shtator dhe tetor, sipas të gjitha gjasave, ishin muaj ankthi për PDK'në. Po silleshin me një fitore nëpër duar, pa pasur mundësi që të bënin gjë me të. Mirëpo, rrodhën si rrodhën ngjarjet, të cilat të gjithë i dimë dhe tash PDK e ka mundësinë e artë që LDK'në ta kthejë në pikën zero. Është një mundësi e jashtëzakonshme që PDK, duke ia plotësuar Haradinajt pozitën e Kryeministrit - kjo definitivisht që dhemb! - të sigurohet që do t'i fitojë edhe një palë zgjedhje të ardhshme. Atëherë, meqë puna ka ardhur deri këtu, pse dikush duhet të mendojë që Thaçi do ta zbusë zemrën dhe do të vendosë ta shpëtojë Isa Mustafën prej humbjes përfundimtare të tij në politikë. Pse Thaçi duhet, për më tepër, ta shpëtojë LDK'në, prej një rrokopuje totale, e cila e pret, nëse prapë kjo forcë politike do të gozhdohet në ulëset fatale të opozitës? Dhe sic po e shohim, gjasat janë shumë të mira që kjo të ndodhë.
Është një numër i madh i zyrtarëve senior të LDK'së, duke filluar nga klani i Hamitëve, që memzi nuk po e presin që Isa Mustafës t'i ndodhë fatkeqësia e mbetjes pa pushtet. Mos të harrojmë, se kjo do të ishte hera e parë që Isa Mustafa do të jetë vetëm deputet, me perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme pas 4 vitesh. Pra, Mustafa, është më i lëndueshëm se kurrë. Kurse të interesuar për ta parë në atë gjendje ka shumë. E pse po mendoni që Thaci duhet ta shpëtojë Mustafën? Pse duhet që PDK ta shpëtojë LDK'në, duke i dhënë pozitën kryesore në vend, atë të Kryeministrit? Nuk ka kurrfarë logjike, përvec nëse dikujt i teket që ta plotësojë një profeci komike te Remit, të dhënë muaj më parë.
Në anën tjetër, duke e shpërblyer Ramushin me pozitën e Kryeministrit PDK nuk humbë shumë. AAK, për PDK'në, kurrë nuk ka qenë ndonjë rival serioz. As në përballje direkte në zgjedhjet nacionale, e madje as në ndonjë përballje serioze në zgjedhje lokale. Të mos keqkuptohem, për PDK'në zgjidhja më e mirë do të ishte që ta zgjedhte Thaçin për Kryeministër, por kjo aktualisht është e pamundur.
Askush, as Isa e as Ramushi, nuk do të pranojë që të futet si zëvendës i Thaçit. E kam thënë edhe më herët, se Isa e Ramushi, shumë më lehtë do ta pranonin t'i bëheshin zëvendës njëri tjetrit, se sa Thaçit. Pra, PDK e ka të pamundur t'i marrë të gjitha pozitat. E posaçërisht e ka të pamundur që ndonjërin prej partnerëve ta joshë vetëm me pozitën e Kryetarit të Kuvendit. Isa Mustafe kishte pranuar që të zgjedhej Kryetar i Kuvendit në marrëveshje me Bllokun, por një marrëveshje të tillë ai kurrë nuk do ta pranojë me PDK'në. Jam i bindur që para një oferte të tillë Haradinaj do t'i mbyllte dy veshtë me duar, që as mos ta dëgjojë. Pra, situata është kështu si është. PDK duhet të zgjedhë, se cilit subjekt politik në skenën vendore do t'i ndihmojë. LDK'së a AAK'së?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi