Këshilli autorizon negociatat edhe me PDK-në për krijimin e qeverisë! Isa Mustafa: Në qeveri me asnjë parti, nëse nuk na jepet Kryeministri!

Foto: Bota sot
(E plotësuar) - Isa Mustafa deklaroi, se nuk hyjnë në qeveri me asnjë palë, parti, nëse nuk i jepet posti i Kryeministrit LDK-së! “Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, autorizoi kryetarin e LDK-së dhe kryesinë e LDK-së, që të kontaktojë dhe të bisedojë me tërë spektrin politikë të Kosovës lidhur me qeverisjen e ardhshme dhe natyrisht ti shter të gjitha mundësitë që koalicioni paszgjedhor i përberë nga LDK, AAK dhe Nisma e më vonë edhe nga Vetëvendosja, të arrijë që të fitojë shumicën në pushtet, mirëpo të mos kufizohet vetëm në këtë, por me prioritet maksimal të këtij koalicioni, sepse kemi krijuar mirëbesim dhe kemi krijuar një disponim politikë për ndryshime të domosdoshme të cilat duhet të bëhen në vend”, tha Mustafa.
Ne do të bisedojmë me të gjithë, sot nuk kemi marr vendim, por kemi marr vendim që të bisedojmë sepse në këtë fazë është e domosdoshme që të gjithë ne të bisedojmë mes vete dhe të gjejmë rrugë dhe alternativat më të mira që të konstituohen edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, por edhe qeveria sa më shpejt.
Ne propozojmë që javën e ardhshme të fillojë kjo procedurë në mënyrë që të mos prolongohet më tepër.
“Nominimi im për kryeministër nga partia është bërë para tetë muajve”, tha Mustafa.
"Diskutuam për qeverisjen e vendit mbi parimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, parimet e përmendura nga Presidentja dhe nga faktori ndërkombëtarë", tha ai.
"Do të bisedojmë me të gjithë, nuk kemi marrë vendim për koalicione", tha ai.
Mustafa tha se me askë nuk do të vihet në diskutim asnjëherë posti i kryeministrit. “Nominimi im për kryeministër ka qenë para tetë muajsh, ky nominim prapë është konfirmuar në Këshillin e Përgjithshëm, është konfirmuar disponimi edhe sot dhe LDK nuk pranon të hyjë në asnjë variant të qeverisjes së vendit nëse LDK-ja nuk do të jetë në krye të qeverisjes së vendit. Do të thotë ky është kushti i cili u vu nga Këshilli i Përgjithshëm, dhe s’do të bëjmë me askë debate dhe diskutime lidhur me postin e Kryeministrit. Ne do të ofrojmë dhe do të japim ofertën tonë që është ofertë e qeverisjes së mirë të vendit, ofertë e zhvillimit ekonomik, por që nënkupton se përgjegjësinë e merr LDK, vetëm nëse e merr përgjegjësin e qeverisjes së vendit”.
***
Pas një debati të gjatë afër katër orësh, të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mes tensioneve dhe pakënaqësive më në fund ka dominuar ideja që pavarësisht të gjithave, vendimi më i mirë është ai që çon në krijimin e institucioneve, duke negociar me të gjitha partitë që e mundësojnë këtë, që i bie, se nga sonte janë të hapura negociatat
Sapo përfundoi mbledhja dhe Këshilli Drejtues e autorizoi LDK-në për negociata me PDK-në për krijimin e qeverisë!
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk ka marrë marrë vendim se si do të veprojë, ti thotë lamtumirë bllokut, apo që ta merrë në konsideratë mundësinë që të nis negociatat me PDK-në, për të formuar qeverinë e Kosovës, dhe për ti dhënë fund bllokut.
Zyrtarë të LDK kanë thënë se çështja më e nxehtë është ideja e koalicionit të mundshëm me PDK-në, përderisa shumica e anëtarëve të Këshillit kanë diskutuar në frymën se janë kundër koalicionit me PDK-në.
***
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së po e vazhdon mbledhjen, në një debat mjaft të nxehtë. Fatmir Sejdiu, ish presidenti i vendit i pari e ka lëshuar mbledhjen, duke refuzuar të votojë çfarëdo vendimi, pasi beson se kryesisë së LDK-së i ka kaluar legjitimiteti.
Sapo ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbajë ky subjekt përballë situatës aktuale politike në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të sqarojë pozicionin e saj rreth marrëveshjes me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA’n si dhe të marrë qëndrim rreth nominimit të Isa Mustafës për Kryeministër si një pozicion të ri të këtij subjekti përballë situatës aktuale.
Sot në orën 16:00 vetëvendos LDK-ja
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00 për të marrë vendim se a do të vazhdojë kjo parti të mbetet pjesë e koalicionit LAN sipas Marrëveshjes së 10 qershorit, apo të largohet prej tij.
Këtij takimi i ka paraprirë takimi i djeshëm i Kryesisë së Partisë dhe i kryetarëve të degëve të LDK-së.
LDK ka shprehur qëndrimin e saj, se në pamundësi për të implementuar Marrëveshjen e 10 qershorit të nënshkruar nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, si partia më e madhe e koalicionit LAN i takon që të marrë postin e kryeministrit.
Nga ana tjetër, AAK-ja, të cilës me Marrëveshjen e 10 qershorit iu nda ky post, kundërshton një gjë të tillë dhe ka bërë të qartë se kushdo që nuk e zbaton këtë marrëveshje, do të jetë fajtori për prishjen e Bllokut.
Por dje, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri tha se kur është nënshkruar marrëveshja më 10 qershor, LDK-ja ka bërë me dije edhe AAK-së edhe Nismas, që nëse kjo marrëveshje nuk do të implementohet në tërësi, atëherë është e nevojshme të bëhet një marrëveshje e re.
Gjykata Kushtetuese ia revokoi Isa Mustafës zgjedhjen si kryeparlamentar, duke marrë vendim, se PDK-ja, si partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit.
Pas insistimit pesë mujor të Bllokut, se atyre u takon edhe kryeparlamentari, pasi që thirreshin në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, liderët e LDK-së, AAK-së dhe Nismas, iu bindën vendimit të gjykatës.
Por, menjëherë pas këtij vendimi, LDK-së iu shtua apetiti për postin që sipas marrëveshjes së 10 qershorit, i takonte liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtu filli përplasja.
Përderisa, zyrtarët e AAK-së insistojnë se marrëveshja duhej të zbatohej, zyrtarët e LDK-së në anën tjetër këmbëngulin se marrëveshja duhet rishqyrtuar dhe se i nominuar për kryeministër nga koalicioni LAN duhet të jetë lideri i tyre, Isa Mustafa.
E sot, në ora 16:00, LDK do të vendos të lëshojë pe ose të largohet nga Blloku, që ka përgjegjësinë kryesore për mbajtjen peng të krijimit të institucioneve prej gati gjashtë muajsh.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjuriq thotë se edhe Serbia u përfshi në krijimin e Qeverisë së Kosovës
» Kryeministri Rama reagim qeverisë maqedonase: Si nuk thatë asnjë fjalë për civilët shqiptarë?!
» Isa Mustafa nuk e merr asnjë urim nga ish-Blloku
» LDK: Asnjë parti nuk ka të drejtë ta trashëgoj frymën rugoviane
» Këshilli Islamik propozon: Të rrahet gruaja nëse refuzon seksin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi