Diskutimi im KUNVJOSA OSMANI:DER dhe vota KUNDER sot ne Keshillin e Pergjithshem te LDK-se.
Faqja 1 e 1
Diskutimi im KUNVJOSA OSMANI:DER dhe vota KUNDER sot ne Keshillin e Pergjithshem te LDK-se.
VJOSA OSMANI:Diskutimi im KUNDER dhe vota KUNDER sot ne Keshillin e Pergjithshem te LDK-se.
Koalicioni me PDK-ne eshte koalicion i rrenimit te shpreses.
Pjese nga fjalimi im ne Keshillin e Pergjithshem te LDK-se
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm:
Sot, secili prej nesh, kemi përgjegjësinë e madhe që të vendosim për të ardhmen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Besoj që nuk ka njeri në këtë sallë që vazhdimisht nuk e ka thënë që edhe fati i Kosovës lidhet me fatin e LDK-së. Prandaj, sot, nuk vendoset vetëm kush është Kryeministër e kush do t’a udhëheqë Qeverinë, por vendosët për lejim apo parandalim të rrënimit përfundimtar të partisë sonë. Ky Këshill i Përgjithshëm, edhe para zagjedhjeve të 8 qershorit ka mandatuar Kryetarin Isa Mustafa per Kryeministër. Këtë e kemi bërë pa asnjë dyshim dhe edhe sot shumica dërmuese e Anëtarëve të Këshillit e përkrahim kryetarin e partisë për këtë post. POR JO ME CDO KUSHT. JO NË NJË KOALICION ME PDK-NË.
Dua t’i përmend sot para jush disa nga arsyet pse një koalicion i tillë, qoftë edhe me pozitën e Kryeministrit për LDK-në do të nënkuptonte fundin e partisë sonë, e rrjedhimisht edhe fundin e një alternative më të mirë për qeverisje. Në fakt, besoj që ne të gjithë i dijmë këto, sepse i kemi përsëritur qe 4 vite, që nga Kryetari e deri të anëtari i fundit i Këshillit, në të gjitha takimet që kemi pasur me elektoratin tonë.
Më 29 korrik 2014 një ndër prokurorët më të njohur ndërkombëtarë, Clint Ëilliamson, në raportin e publikuar rreth dyshimeve për krime të kryera, ndër të tjera tha: “Këta individë bartin përgjegjësinë për një kampanjë persekutimi të drejtuar edhe ndaj shqiptarëve që ata i konsideronin kundërshtarë politikë. Ata janë angazhuar në një kampanjë të vazhdueshme të dhunës dhe frikësimit kundër oponentëve politikë shqiptar, duke përfshirë kështu edhe akte të vrasjes, burgosjes ilegale dhe trajtimit çnjerëzor.” Nëse dikush ka dyshim se për cilët individë bëhet fjalë, ju ftoj ta lexoni raportin e plotë të Ëilliamsonit. Dhe derisa ne sot po vendosin për fatin e LDK-së, dje, në një nga Gjykatat e Kosovës një dëshmitar i mbrojtur dëshmonte se si ishte urdhëruar t’a kryente atentatin ndaj Presidentit Rugova.
Në këtë sallë, ne kemi njerëz që janë prekur në familje për shkak të këtyre eliminimeve politike dhe vrasje të pasluftës. Bërja bashkë me kupolën e krimit nuk është derë për të filluar luftimin e krimit. Ne mund t’a luftojmë krimin vetëm duke u distancuar nga ai dhe duke e luftuar pa u bërë bashkë me ta. Dje në mbledhjen e Kryesisë dëgjuam se kinse është garantuar se ministrat e PDK-së në qeverisjen e ardhshme me LDK do të jenë njerëz që nuk kanë dosje kriminale. Unë ju pyes, cfarë rëndësie ka kjo kur të gjithë e dijmë që PDK nuk e udhëheqë Qeverinë nëpërmjet ministrave të saj por nëpërmjet nëntokës së krimit. Kështu ka bërë edhe në kohën e koalicionit LDK-PDK e kështu ka vazhduar edhe më vonë. Në një qeverisje të tillë, pavarësisht posteve që do të kishin njerëzit tanë, nuk do të mund të ndryshojmë asgjë, por thjesht do të bëhemi pjesë ecjes prapa të Kosovës. Dëgjuam poashtu argument se LDK-ja duhet të merr përgjegjësi dhe mos t’i frikësohet përgjegjësive. Për cfarë përgjegjësi është fjala? Përgjegjësi për të amnistuar krimin? Përgjegjësi për të vazhduar rrënimin e shtetit? Një përgjegjësie të tillë ne duhet t’i themi JO.
Dikush madje thotë që ne që e kundërshtojmë koalicionin me PDK-në mendojmë për interesa personale. Pyetja ime për ju është: cfarë interesa personale kemi ne që po kërkojmë të qëndrojmë në një opozitë të dinjitetshme e jo të bashkohemi me krimin. A po punojnë për interesa personale ata që po kërkojnë poste apo ne që po kërkojmë mos t’i marrim ato poste dhe nuk po pranojmë asnjë post në një qeverisje me PDK-në. Një logjikë e tillë nonsens por poashtu kërcënuese, e qon LDK-në drejt humnerës. Në fakt, kushdo që sot mendon se koalicioni me PDK e shpëton LDK-në apo Kosovën le ta dijë që një koalicion i tillë rehaton vetëm 100-200 persona të cilët shpresojnë në gradime, avancime, punësime e pozita për ta e njerëzit e tyre të afërt. Por, kjo përjetësisht i then zemrat dhe besimin e palëkundur të elektoratit tonë në LDK. Një vendim i tillë është në kundërshtim me vullnetin e këtij elektorati sepse këtë na e kanë thënë në qindra e qindra takime anekënd Kosovës. Kërkesa e vetme ka qenë (ashtu sic po përsëritet edhe këto ditë) kjo: JO ME PDK-në.
Nëse ky Këshill vendosë që të jepet drita e gjelbër për të hyrë në negociata pa vija të kuqe, pra duke lejuar edhe negociata me PDK-në, dhe nëse ky koalicion arrihet, atëherë të jemi të vetëdijshëm që po lidhet marrëveshje me një parti e cila parim jetik të saj e ka mosrespektimin e marrëveshjeve. Poashtu, ashtu sic ka bërë gjatë viteve 2007-2010, për të arritur qëllimet e veta në atë qeverisje, PDK cdo ditë do të kërcënojë me prishje të koalicionit. Zanzibari, të nderuar anëtarë, nuk ka ndodhur vetëm njëherë. Ai ka ndodhur gati cdo ditë gjatë qeverisjes PDK-LDK gjatë viteve 2007-2010. Ne nuk kemi nevoje që sërish t’i nënshtrohemi përuljes së tillë.
Ta kemi të gjithë të qartë që sot po votohet per te mandatuar Kryesine per te negociuar me cilindo partner, pra edhe me PDK-ne, per ta marre Kryeministrin. Kjo nenkupton, qe nese votohet pro, ne momentin qe perfundon ky takim, Kryesia ka mandatin qe te ulet dhe te negocioje koalicion me PDK-ne. Mos të mendohet të kontrabandohet kjo punë duke përdorur nuanca në formulimin e fjalive. Edhe dje në takimin e kryesisë na është thënë se sot Këshilli i Përgjithshëm vendosë për të mandatuar ose jo fillimin e negociatave me cilindo partner, pra përfshirë PDK-në, për të marrë udhëheqjen e Qeverisë. Për këtë votohet sot. Prandaj duhet të reflektojmë mirë, gjithnjë duke pasur parasysh vullnetin e elektoratit tonë, nese ky opcion, pra koalicioni me PDK (qofte edhe duke marre poziten e KM) eshte me i mire se opcioni i opozites.
LDK ne opozite ka fituar 9 komuna dhe ka rrite numrin e deputeteve. Nuk qendrojne pohimet qe kjo rritje e numrit te deputeteve eshte vetem per shkak se AKR nuk ka hy dhe ato vota jane shperndarë tek partitë e tjera, sepse edhe ne v. 2010 disa parti, qe perbenin afër 5% se bashku, nuk arritën të hyjnë në Kuvend dhe ato vota u shperndanë të partitë e tjera, por perfundimisht ne patëm mbetë vetem 27 deputete.
Në vitin 2009, derisa në qendër ishim në bashkëqeverisje me PDK-në, LDK fitoi vetëm 4 komuna dhe numri i votave ishte diku rreth 219 mijë. Pra kjo ndodhi kur ishim në pushtet. Në vitin 2013, ndërkaq, gjatë kohës sa ishim në opozitë, fituam 9 komuna dhe numri i votave u rritë u rritë për rreth 40 mijë më shumë në nivel të asambleve dhe në në përqindje edhe më të madhe nëse shihen votat për kryetarë komunash. Këto janë të dhëna nga raporti për zgjedhje lokale që është paraqitur para këtij Këshilli të Përgjithshëm dhe që ky këshill e ka votuar gati unanimisht.
Pra opozita nuk është aq e frikshme sa disa po e mendojnë, nëse ne punojmë parreshtur për ta ktheyr LDK-në partinë e parë në vend. Nuk duhet të lejojmë që disa interesa të caktuara të ndalin rritën e LDK-së e ta fundosin atë përfundimisht duke mundësuar kështu fuqizimin e PDK-së dhe qëndrimin e saj në pushtet më gjatë se që mund të paramendohet. Unë sot ju ftoj që të te permbysen keto interesa per nje qellim ma madhor. Derisa me 9 qershor koalicionin anti-PDK ju e quajtët koalicion të kthimit të shpresës, cdo bashkim me atë parti sot, qoftë edhe me pozitën e kryeministrit, do të ishte koalicion i rrënimit të shpresës.
Marrë nga faqja e Vjosa Osmanit
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi