Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKEL POETIK NGA FATION PAJO

Shko poshtë

CIKEL POETIK NGA FATION PAJO Empty CIKEL POETIK NGA FATION PAJO

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 25, 2009 2:46 pm

CIKEL POETIK NGA FATION PAJO

S’i ndaj dot…

-------------------







Larg dhe pranë

------------------------



Fjala s’më ka vend

Pa ngrohur më parë shpirtin

pragut tënd…





Prill,2009





Një natë me emrin tim…

----------------------------------



Një natë me emrin tim

Ti ndoshta s’do keshë gjumë…

Si një ëndër pasmesnate

Vitesh nën rrudha tretur

Mbretëri e tradhëtisë

Do të mjegullojë gërmat në retinë

Nga buzët më kotë do shtrydhësh

Gjithë nga dje ç’ka mbetur…





Mars,2009





Kredo

------------



Gjithë natën kalërova i vetëm

në hipodromin poezi

Kurorë e yjeve

shandanë qirinjsh ndezur

më ndihmoi

këtë mbrëmje Marsi

të zija finishin

mes zjarre ëndrash tretur…





Mars,2009





S’i ndaj dot…

----------------------



Dikur…

ndërroja stinët

e thosha shpesh nën zë

Dashuria është gjithshka



Më vonë…

marrëzi e dashurisë

më përkëdheli shpirtin

Si shkonte koha s’e kuptoja



Ndërsa sot…

Dhe pse nis të thinjëzohem

Ajo shtrat mirësie kthehet

Stinët brenda saj mban.





Prill,2009











Librat e mi

--------------------





Librat e mi

Sa ditë e netë të pagjuma

i kemi marrë hua kësaj jete

e megjithatë ju dua…





Unë shkruaj në dhomën time

Nata më sjell freskinë

Ju pranë meje mbështetur

Më lëmoni pagjumësinë





Librat e mi

Do plakeni me dhimbje një ditë

Nëpër rafte ndoshta do harroheni

Pas ikjes sime…





Prill,2009



Emigranti…

--------------------



S’është një emër,një fjalëz

Emigranti…

Është një gjethe vjeshte

ku er’ e mbrëmjes e flak…

Në shtrate të ftohta

mes të panjohurash e makthesh

endet i tjetërsuar

si një maratonomak.





Janar,2009





Jam këtu…këtu jam

-----------------------------



Jam këtu…këtu jam

Ende s’kam perënduar…

Disa flokë të bardhë

Me dëborën shall supeve

Ecjen më kanë rënduar.



Jam këtu…këtu jam

Sytë m’i rreh një puhizë

Si një shpend kur vjen nga larg

Netëve s’kam qetësi

Shkëmbinjtë e zemrës thërmoj

Pak nga pak pranë teje prag.



Jam këtu…këtu jam

ende s’kam perënduar…

me Ty jetoj ditë e natë

e një herë në të harrofsha

mos më lerë t’më gëlltitë

kjo tokë e huaj…e thatë…



Jam këtu…këtu jam

një mikron në Dhe të huaj

dua të zgjohem nga një ëndër

pas një fjale të nímbame

mbrëmjes në shtrat t’i hyj

e t’i them sa shumë vuaj.



Jam këtu…këtu jam

ende s’kam perënduar…



Marrë nga "Fjala e Lirë"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi