​Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e ka konsideruar të vonuar marrëveshjen për koalicion qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Demaçi ka vlerësuar se koalicioni PDK - LDK është në përputhje të plotë me zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë.