Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEPUTETJA E LDK-së ALMA LAMA E KUNDËRSHTON HAPUR KOALICIONIN ME PDK-në

Shko poshtë

DEPUTETJA E LDK-së ALMA LAMA E KUNDËRSHTON HAPUR KOALICIONIN ME PDK-në Empty DEPUTETJA E LDK-së ALMA LAMA E KUNDËRSHTON HAPUR KOALICIONIN ME PDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 22, 2014 12:18 pm

DEPUTETJA E LDK-së ALMA LAMA E KUNDËRSHTON HAPUR KOALICIONIN ME PDK-në


DEPUTETJA E LDK-së ALMA LAMA E KUNDËRSHTON HAPUR KOALICIONIN ME PDK-në U2_lama%20nuk

Alma Lama është një nga pak deputetët e LDK-së që e kundërshton hapur koalicionin me PDK-në. Ajo ka konfirmuar në Interaktiv se do të votojë kundër kabinetit Mustafa për shkak të pranisë së ministrave nga PDK-ja.

Lama nuk do të votojë pro kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që propozohet nga koalicioni i ri mes PDK-së dhe partisë së saj.

“Nuk do ta votoj për të dëshmuar se është deputeti subjekti i cili vet vendos, nuk është as Gjykata Kushtetuese e as marrëveshja politike”,
ka thënë Lama, në Interaktiv të KTV-së.

Ish deputetja e Vetëvendosjes, ka thënë se nuk ka qenë në parim për bashkimin e LAN-it me ish partinë e saj, por megjithatë, VLAN-in e ka quajtur një koalicion parimor.

Lama ka komentuar edhe për debatin mbi shaminë, teksa i ka gjetur vërejtje kolegut të tij të partisë, Lutfi Haziri.

“Haziri gaboi shumë me shaminë. Ajo është arabe dhe nuk na duhet neve”
, ka thënë Lama, teksa ka shtuar se megjithatë qëndrimi i saj është i njëjtë me atë të kryetarit Mustafa dhe të shumicës së kolegëve partiakë kur bëhet fjalë për këtë çështje.

“Natyrisht partitë janë subjekte të mëdha dhe ka njerëz me qëndrime të ndryshme”, ka thënë Lama.

Për herë të parë ajo ka treguar pse i është bashkuar LDK-së.
“Ibrahim Rugova është thelbi i LDK-së. Ai e kishte orientuar këtë parti drejt perëndimit dhe kjo është me të vërtetë ajo që mua më ka shtyrë që t’i bashkohem kësaj partie”, ka thënë Lama.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi