Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abedin Maliqi:Pak për koalicionin PDK-LDK

Shko poshtë

Abedin Maliqi:Pak për koalicionin PDK-LDK Empty Abedin Maliqi:Pak për koalicionin PDK-LDK

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 23, 2014 10:12 pm

Abedin Maliqi:Pak për koalicionin PDK-LDK 10606365_10152832208973293_6600568035464544043_n

Abedin Maliqi:Pak për koalicionin PDK-LDK



Isa Mustafa duhet të jetë i kënaqur të përfundoj karrierën e palogjikshme. Njeriu që nuk është treguar si drejtues i mirë i një komune, qoftë kjo edhe më e madhja në Kosovë, nuk mund ta drejtoj një shtet. Vërejtja e parë. Që do të thotë se po cenohet, shkelet parimi i moskundërshtimit që del nga logjika aristoteliane. Pra, s´ka logjikë!
E dyta: po ashtu e palogjikshme. Si mund të ketë emra të pastër në një ambient politik të udhëhequr nga emra të papastër! Vëne edhe këtë në shqyrtim të logjikës mijëvjeçare!
Dhe ajo që është krejt absurde është fakti se opinioni kosovarë sikur është hipnotizuar dhe krejt energjia persiatëse shkon në drejtim të analizave si t´i kënaqim liderët e korruptuar - Isa le të shkon në këtë post, e Taçi në këtë tjetrin ... Po populli i shkretë, ku të shkojë!? 
O shqiptarë të mjerë, ç´ju ka marrë koka erë ... Ju kujtohen këto vargje ... 
Andaj ja edhe një përsiatje në vazhdim qedhe ia postova një mikut tim të vjetër:


Koalicion i LDK dhe PDK është diç më mirë se hiq, edhe pse një proverb popullor thotë: “më mirë hiq se fëlliq!” Është ky Koalicioni i zorit, niveli i dytë, ose koalicioni i hiqit, i cili do të bije shumë shpejtë. Sepse nuk është i natyrshëm. Është i palogjikshëm. Siç edhe e ceka ne fillim. Është absurd. Është koalicion i përpëlitjeve të fundit për të mos rënë nga lartësia politike nga e cila, deshëm ne apo jo, secili fryt i kalbur bie nga pema. Sepse të këtilla janë ligjet e natyrës. I tillë është edhe ligji i gravitacionit. Edhe ai i Aristotelit. Pra këto kalbësira i tërheq gravitacioni, pasi që nuk janë pjekur për sa kohë që kanë patur për tu “zhvilluar” e ecur rrugës për të shkuar në drejtim tjetër të dobishëm si fryt i pjekur. Të tillë edhe janë politikanët aktual të pluralizmit kosovarë, përkundër pak rasteve të veçanta, që nuk i kisha quajtur kështu. Shumica e tyre aktuale janë fruta të kalbura, andaj edhe do bien. 


Dhe ja një ide. Gratis.


Të gjithë anëtarët e pakënaqur duhet ta braktisin PDK dhe LDK dhe ta themelojnë një parti të mirëfilltë të majtë p.sh. Demokratet e Kosovës.
Kurse nga poli tjetër, la ta quajmë i djathtë, të pakënaqurit nga të gjitha partitë e tyre me në krye VV le ta themelojnë një parti të djathtë - bie fjala Partinë Republikane.
Pas një viti apo 18 muajsh do të pasonin zgjedhjet e reje.
Vetëm se me dy pari të forta politike mund të funksionojë shteti ashtu siç duhet. Shteti me dy parti të forta gjithmonë ka edhe pozitë edhe opozitë të fortë. Kontrolli është i pareshtur dhe reciprok. 
Në rajon, në mos në të gjitha shtetet e lindura post komuniste, Shqipëria është më së afërmi në rrugëtimin e saj për realizimin e këtij objektivi. Këto probleme i kanë të gjitha shtetet minore që dolën nga ish Yu. Edhe shteti ku jetoj - SLO. Të gjitha partitë politike shqiptare në IJR të Maqedonisë, Malësisë së Madhe e Serbisë ishte dashur të bashkohen në një pari. Në secilin nga këto shtete përreth shteteve shqiptare - le të quhet kjo Partia e minoritetit shqiptar. Sidomos në IJRM kjo do bënte që parlamenti i këtij shteti çoroditës kurrë të mos arrij dy të tretat e parlamentarëve pa deputetet shqiptar. Se ç do thotë kjo në miratimin e ligjeve me rëndësi, nuk ka nevojë të shpjegohet. Shqiptarët nuk mund të bashkohen pa u bashkuar fillimisht aty ku janë, në njësitë administrative shtetërore apo politike
të cilave edhe ju përkasin.
Zoti dashtë e u realizoftë kjo ide.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi