Reportazh: Fshati me xhaminë më të madhe në rajon - për ta ndërtuar, banorët shiten edhe tokat e tyre (Foto/Video)

Fshati “i barabartë” me një qytezë
Fshati Bresanë është i shtrirë në pjesën më jugore të Republikës së Kosovës, rrëzë kodrave e bjeshkëve të Sharrit, me burime të pashtershme të ujit. Ka lumin Zinova, i cili kalon përmes fshatit dhe një natyrë pitoreske e me ajër të pastër, raporton Telegrafi.
I gjithë fshati numëron afro pesë mijë banorë dhe afro pesëqind shtëpi. Të gjithë janë shqiptarë dhe i përkasin fesë Islame, sikurse edhe 17 fshatrat e tjera të trevës së Opojës.
Pozita gjeografike i ka mundësuar këtij fshati të jetë qendër e fshatrave të tjera të Opojës, dhe kjo, me kuptimin e plotë të fjalës, na bën të konstatojmë se Bresana sot i ngjan një qyteze të vërtetë, sepse i plotëson të gjitha kushtet për ta quajtur qytezë.
Sa i përket klimës, karakterizohet me dimra me borë dhe të ftohtë. Gjatë sezonit së verës, karakterizohet me një freski të theksuar.
Fshati disponon edhe një infrastrukturë të zhvilluar. Ka shkollën fillore; qendrën e regjistrimit civil që u shërben shumicës së fshatrave të Opojës; ambulancën, shtëpinë e kulturës, postën, zyrën për shërbime të KEK-ut, rrjetin e telefonit fiks, internetin, rrjetin kabllor të televizionit, shumë dyqane mallrash të llojllojshme, tregun të shtunave etj…
Karakteristikë e këtij fshati është se kurbeti, plotëson një pjesë kryesore të burimit të të ardhurave. Ndër sektorët më të zhvilluar mund të thuhet se është edhe blegtoria, tregtia, zejtaria…
Për xhami u dhanë edhe 30 mijë euro
Ndër karakteristikat e këtij fshati është edhe tradita që ka në ruajtjen e kultivimit të vlerave kombëtare dhe fetare.
Si karakteristikë është edhe fakti se është ndoshta ndër fshatrat e rrallë që ka dy xhami. Njëra ndër to, e ndërtuar së voni, llogaritet si më e madhja në trojet shqiptare, dhe jo vetëm.
Arsyeja e ekzistimit të dy xhamive, sipas imamit Kasam Muhameti, është sepse sidomos pas vitit 1990 filloi të shtohej xhemati në xhaminë e vjetër, raporton Telegrafi.
“Në mungesë hapësire të mjaftueshme për xhematin e shumtë, në vitin 1994 lindi ideja që namazi i xhumasë të falej në xhami në dy grupe, e po kështu të veprohej edhe për namazet e muajit të Ramazanit dhe gjatë festave fetare”, thotë Muhameti.
Insistimi për të ndërtuar edhe një xhami, sipas tij, u shtua shumë, por nuk u arrit të mblidheshin forca për t’ia filluar kësaj pune, mbase edhe për shkak se ishte kohë trazirash,kur pas pak do të shpërthente edhe lufta në Kosovë dhe në vitin 1999 do të dëbohej me dhunë nga okupatori serb popullata e të gjitha fshatrave të Opojës.
Pas luftës, me rikthimin në vatrat e tyre, përkatësisht më 2001 u mor vendimi nga udhëheqësit e fshatit dhe xhemati që të mobilizoheshin për të nisur ndërtimin e xhamisë së re aty ku ishte paraparë që në vitin 1995.
Më 2002, përkatësisht më 26 gusht 2002 ndodhi “mrekullia” dhe Bresana mblodhi forcat për t’i vënë gurthemelin xhamisë së re, natyrisht pasi ishin siguruar mjete materiale nga vetë xhemati.
Sipas Muhametit, me kontributin e xhematit filloi ndërtimi i bazës së xhamisë. Muret dhe kubetë e xhamisë mbetën pa u ngritur për një kohë të gjatë për shkak të mungesës së mjeteve.
Ai shton se më 2006, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës gjithashtu siguroi një fond për muret dhe kubetë e xhamisë së re, por ato nuk u punuan sepse projekti kërkonte investim më të madh.
“Ky fond ishte i pamjaftueshëm për t’u vënë në funksion xhamia, sepse kishte mbetur pa dyer e dritare, muret ishin të palyera brenda dhe jashtë, nuk kishte rrjet elektrik dhe as qilima në dysheme. Megjithatë, nga viti 2007 xhemati filloi të falte namazin e xhumasë dhe ato për festa fetare”, thekson imami Muhameti.
Ndërkaq, shton ai, nga në shtator të vitit 2009 u organizuan një grup për të punuar dhe për investime në xhaminë e re.
Kjo iniciativë, sipas tij, u mbështet dhe u përkrah fuqishëm nga xhemati, saqë disa prej tyre shitën tokë për të kontribuar në xhami, disa nga xhemati dhanë kontribut edhe në vlera: 5000, 10000, 15000, 20000 eurosh, por pati edhe të tillë që kontribuuan edhe në vlerë prej 30000 eurosh.
“Në nëntor të vitit 2009 u hap solemnisht xhamia e re me brendinë e xhamisë të gatshme për t’u falur xhemati, u vu gurthemeli i dy minareve dhe ato u ngritën dhjetë metra. Megjithëkëtë, për shkak se bëheshin punime edhe në oborr të xhamisë – në xhami faleshin vetëm xhumatë”, bënë të ditur Kasam Muhameti.
Sipas imamit të xhamisë, tashmë xhamia posedon edhe automjetin për transportimin e kufomave.
Gjithashtu, aty janë rregulluar edhe parkingu, oborri dhe fontana. Në xhami është i instaluar edhe uji alternativ, që zakonisht përdoret për mirëmbajtjen e hapësirës së gjelbëruar. Kjo xhami me respekt mban emrin e mësuesit të nderuar të këtyre trevave, myderriz Rexhep Ismaili.
“Është xhamia më e veçantë në trojet shqiptare, sepse është më e madhja dhe e vetmja deri tash me katër minare”, thotë imami Muhameti.
Ai, thotë se në këtë kontribut gjithashtu nuk duhet harruar as mbështetja e kuvendit komunal, i cili gjithmonë i ka përkrahur.
“Në të dy xhamitë aktualisht mësimet islame i vijojnë më shumë se treqind nxënës filloristë e të rritur”, përfundon Muhameti. /Telegrafi/
Bresana është një nga fshatrat më të lashta të trevës së Opojës në komunën e Dragashit, me një traditë po ashtu të lashtë të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare dhe fetare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO)
» Prishtinë protesta për xhaminë e madhe
» Shtrëngatë e madhe në Prishtinë (FOTO/VIDEO)
» Hungaria arreston 29 refugjatë, mes tyre edhe një 'terrorist' (Foto)
» Edhe një kosovar vritet në Siri (Foto & Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi