Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erleta “urim” special për Ganimete Musliun: Mos ta pafsha fytyrën

Shko poshtë

Erleta “urim” special për Ganimete Musliun: Mos ta pafsha fytyrën Empty Erleta “urim” special për Ganimete Musliun: Mos ta pafsha fytyrën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 27, 2014 4:06 pm

Erleta “urim” special për Ganimete Musliun: Mos ta pafsha fytyrën
Erleta “urim” special për Ganimete Musliun: Mos ta pafsha fytyrën Largea_auto_ganimete-erleta-702x33614170413181417076125


Erleta Hoti,anëtare e Vetëvendosjes, dhe e bija e atdhetarit Ukshin Hoti, ka vazhduar konfilktin virtual me deptutetën e PDK-së, Ganimete Musliun.
Hoti ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetës Musliu, e cila “Grupin e Grave Deputet” e ka quajtur si jo formal.
Reagimin e saj, Erleta Hoti e përmbyll me një “urim” për deputetën Musliu, të cilës i thotë “uroj që së shpejti mos të ta dëgjoj zërin e as të ta shoh fytyrën analfabete”.
Ndërsa Ganimete Musliu, e kontaktuar nga Inlajm.com nuk ka dashur të komentoj fare deklaratat e Hotit ” Nuk dua fare të komentoj”.


Ja shkrimi i plotë i Erleta Hotit në profilin e saj zyrtar :


“Ganimete Musliu: Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës është një grup joformal i cili aktivitetin e tij e pushon në momentin kur Deputetet përfundojnë mandatin. Pra ky grup është inekzistent që nga muaji Maj 2014 e deri në momentin kur deputetet e legjislaturës së re të marrin vendim, nëse ky grup do të vazhdoi punën.
Koment: E panderuara deputete, a ke mundësi të na spjegosh se përse morre pjesë në Grupin e Grave Deputete me datën 31 Tetor, 2014, me rastin e promovimit të Mamografisë Mobile, në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, nëse këtë grup e quan jo të ligjshëm?
A je ti e njejta deputete, e cila nuk deshe t’i ndaje as 2 euro nga paga mujore e deputetës në mandatin e kaluar mu për këtë mamografi, ku para dy muajsh e shtyeje koken që të imponohesh sa më shumë në media?
E di që kemi ardhë në një situatë, që çifti yt që as nuk merr erë nga ligji e lëre më të mbrojë të drejtat e gruas e ka mundësinë që të bëhet deputete, por uroj që së shpejti mos të ta dëgjoj zërin e as të ta shoh fytyrën analfabete!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi