Shqipëria në vitin 1913 - rrëfimi i rrallë i një gazetari hungarez
Faqja 1 e 1

Shqipëria, vendi më i prapambetur i Europës, i zhytur thellë në errësirën e mjerimit, e gjithë kjo si pasojë e sundimit turk. Kështu e fillon rrëfimin e tij
gazetari hungarez Dr. Mészáros Gyula në revistën javore “VASÁRNAPI ÚJSÁG” të tetorit 1913. Ai e vizitoi qytetin e Vlorës, më pak se një vit pas
shpalljes së pavarësisë.
Në vjeshtën e tretë të viti të kaluar, më 28 nëntor, kur Shkodra ishte e rrethuar, kur Durrësi dhe pothuajse i gjithë territori shqiptar kishin rënë në duart e serbëve, Ismail Qemaili shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Në atë kohë, kishte vetëm një qytet që ende nuk ishte pushtuar në këtë shtet të porsalindur të Ballkanit. Ky qytet në jug të Shqipërisë ishte Vlora, e cila tani është krenare si kryeqytet i Shqipërisë së pavarur, të shpallur në atë datë.
Vlora u shpall kryeqytet aty për aty, ishte një emërim i pavullnetshëm, e megjithatë ky fakt nuk ka ndryshuar asgjë. Vlora vazhdon të jetë një qytet i vogël, i lënë pas dore në këtë vend ballkanik, ashtu si qytetet e tjera në të gjithë vendin. Pata rastin të ankorohem me anije në portin e Vlorës. Uji është i kristaltë, në breg shikon varkat shqiptare dhe plazhi ka ngjyra të ndezura. Duke kërkuar të takohem me njeriun që shpalli pavarësinë, përpara më del një ndërtesë në ngjyrë të verdhë, paksa të dalë boje, që ndodhet mu në buzë të detit. Quhet Pallati i Kryeministrit. Vlora është një qytet interesant dhe në të njëjtën kohë i çuditshëm, që rrethohet nga bahçe ullinjsh. Ajo nuk është larg Europës, është në Ballkan, por duket sikur të ishte në Azi.
Vlora është pa shumë ngjyra, e lënë pas dore dhe nuk u lë asgjë mangut qyteteve të vogla të Azisë. Rrugë të ngushta dhe pa lidhje, shtëpi të pista dhe të ulta; në rrugë has njerëz të leckosur me plisa të bardhë në kokë. E gjithë kjo kundrejt një peisazhi mjaft piktoresk. Vlora nuk i ngjan kryeqytetit të një vendi dhe nuk ka pamjen e një qyteti europian, atje nuk mund të gjesh ndonjë ndertesë me vlerë të bërë gjatë sundimit Osman, as
edhe ndonjë vepër monumentale. Në fakt, nga sundimi osman tani nuk kanë mbetur shumë gjëra. Nëse shetit pak nëpër qytet, do të shohësh disa ndërtesa të vogla publike të bëra nga qeveria e re, të cilat shërbejnë si zyra. Në një mur, njerëzit kanë fshirë simbolin turk të gjysmëhënës dhe yllit.
Ndërkaq, në rrugë mund të shohësh xhandarë që qarkullojnë me uniforma të vjetëruara turke si dhe shumë pushkë Mauzer - një nga kujtimet e fundit të dominimit të zymtë turk në Adriatik. Njerëzit e thjeshtë këtu janë mjaft të painformuar dhe nuk kanë shumë ide se çfarë është kultura evropiane.
Mbi të gjitha, Shqipëria ka pesë sëmundjet kryesore: tuberkulozin, sifilisin, analfabetizmin, varfërinë dhe gjakmarrjen. Një në tre pacientë vdes nga këto sëmundje.
Prapambetja ndihet në çdo lami të jetës së këtij vendi, ku sundon anarkia. Ligji i vetëm i rendit dhe i sigurisë këtu ka qenë hakmarrja mesjetare, shkruan zeri.
Vizitoj selinë e kryeministrit të Shqipërisë, Ismail Qemali. Mjedisi i punës këtu është fare i thjeshtë. Ndërtesa ka qenë përdorur si karantina turke e portit të Vlorës. Brenda saj, ka një tryezë pune shumë të ngushtë, ku Ismail Qemal Beu drejton mbledhjet e qeverisë. Nuk është një tryezë e denjë për një seli qeveritare, por Shqipëria ka probleme shumë më të mëdha. Ndërkaq, është gjenia e Ismail Qemalit që i bind njerëzit se duhet luftuar shumë. Ai ka kaluar prova mjaft të vështira para se të shfaqej në historinë e botës.
Shqipëria sot përballet me kërcënimin grek në jug dhe me atë të Serbisë në veri, e cila do të donte të ankesonte pjesën që ajo e quan Serbi e Vjetër. Shqipëria ka rreth 1 milion banorë dhe koha do ta tregojë se si do të shkojnë punët e kufijve. Por shqiptarët janë edhe sot e kësaj dite Bij të Shqiponjave dhe kanë një traditë të vjetër luftarake të trashëguar nga Gjergj Kastrioti, në mbrojtje të këtij vendi, që kufizohet nga male të larta dhe të pakalueshme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi