Unë megjithëse jam Jetim, kam me vete Shqipërinë…
Faqja 1 e 1
Unë megjithëse jam Jetim, kam me vete Shqipërinë…
Zonja Teuta Topi gjate aktivitetit sensibilizues me femijet jetime |
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bamir Topi vlerëson me “Medaljen e Mirënjohjes” Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë në Ditën Kombëtare të Jetimëve.
Unë megjithëse jam Jetim,
kam me vete Shqipërinë…
kam me vete Shqipërinë…
- R e p o r t a z h -
- Me rastin e 20 Majit, “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve –
Nga Erilinda LALA
Mëngjezi i 19 Majit të këtij viti, do ta gjente Tiranën dhe Sheshin “Skënderbej” qysh në orët e para të pushtuar nga qindra fëmijë jetimë të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Ata mbanin të veshur uniforma të bardha, të dhuruara nga Kompania “Alpet”, duke mbajtur në duar edhe pankarta.
Për një çast, i gjithë sheshi “Skënderbej” ngjasonte me nje det pafund pulëbardhash… Në bluzat dhe kapelet e këtyre fëmijëve lexohej sllogani: “Më jep një rreze Dielli, që unë t’a kthej në shpresë…”
[size=12]Për një çast, i gjithë sheshi “Skënderbej” ngjasonte me nje det pafund pulëbardhash… Në bluzat dhe kapelet e këtyre fëmijëve lexohej sllogani: “Më jep një rreze Dielli, që unë t’a kthej në shpresë…”
Një thirrje – lutje që mbart brenda vetes pafajësinë; sa njerëzore aq edhe e sinqertë, sa e brishtë aq edhe e paqtë, që mundet të dalë vetëm nga zemrat e vogla të atyre vogëlushëve që më shumë se askush tjetër e njohin mirë peshën e dramës së tyre, të dhimbjes dhe zhgënjimit, të ëndrrave të vrara dhe dëshirave të paplotësuara ndonjëherë…
Në Ditën e tyre, ata kërkojnë shumë pak. Nuk kërkojnë mëshirë, por kërkojnë dinjitet, duan dashuri dhe vëmendje nga të gjithë, sepse në fund të fundit ata dinë të falin të gjithë shkaktarët e dramës së tyre, duke filluar që nga prindërit që i kanë braktisur dhe deri tek ata që i shohin për ditë mes tyre dhe tregohen indiferentë, duke mos u’a dhënë mundësinë që të jenë edhe ata të barabartë, si gjithë të tjerët.
Janë të vegjël, por shumë të pjekur; janë të rritur para kohe dhe dallohen lehtë mes moshatarvë të tyre.
Ka qenë shërish Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë që ka ideuar gjithçka mirë e bukur në këtë prag 20 Maji, duke sjellë në vëmendje të të gjithë problematikën e tyre, si një fushatë sensibilizuese për këta fëmijë.

Sipas ideatorit dhe organizatorit të këtyre veprimtarive sensibilizuese z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, 20 Maji, nuk është ditë feste. Kjo Ditë duhet të na kujtoj të gjithëve se e gjithë shoqëria, institucionet, e gjithë politika i ka një borxh të madh kësaj shtrese të pambrojtur dhe delikate të shoqërisë. Eshtë një ditë ku të gjithë duhet të reflektojmë, ndoshta pse jo, të ndjehemi edhe të turpëruar për atë ç’farë nuk kemi bërë për këta fëmijë.
Z. Çumani thotë se, të gjitha shoqëritë e emancipuara dhe të civilizuara, baromentrin kryesor të zhvillimit shoqëror të tyre e kanë kur ato tregohen të përgjegjshme ndaj shtresave më të buta dhe më të pambrojtura siç janë edhe fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët jetimë.
Nëse sot ka politikanë shqiptarë që mburren sot se Shqipëria ka arritur disa suksese dhe standarte që e kanë çuar atë në anëtarësimin në NATO duke e bërë atë edhe aspirante për në Bashkimin Evropian, kjo nuk do të thotë assesi se ka brenda të vërtetën, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. Sepse nuk mund të ketë integrim real të Shqipërisë në strukturat euratlantike nëse nuk kemi integruar pjesën më të brishtë të shoqërisë sonë, fëmijët jetimë. Ndaj, me sa duket kemi ende shumë rrugë për të bërë, me qëllim që familja e madhe evropiane të na ulë bujarisht këmbëkryq në sofrën e vet…
Ndaj edhe vetë fëmijët, të shoqëruar nga shumë personalitete të shoqërisë Civile, arti dhe kultura, krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, etj, kanë demonstruar në një marshim paqësor nga sheshi “Skënderbej” përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me një pankartë të madhe ku binte në sy sllogani: “Më 20 Maj, nuk dua mashtrime, dua Ditën time…”
Parullat: “Unë megjithëse jam jetim, kam me vete Shqipërinë”, “Dua dashuri për gjatë, jo vetëm për fushatë”, “Kush nuk bën ligje për ne, nuk pranohet në BE”, binin më shumë në sy dhe tërhiqnin vëmendjen e kalimtarëve dhe qytetarëve të shumtë që po e ndiqnin këtë manifestim paqësor dhe jo të zakontë.

Në krye të këtij manifestimi paqësor ku shprehej solidariteti njerëzor për këta fëmijë ndodhej edhe Zonja e Parë e vendit Teuta Topi, së bashku më dy vajzat e saj Nada dhe Etida Topi.
Zonja Topi apeloi duke thënë se këta fëmijë nuk duhet t’i kujtojmë vetëm në Ditën e tyre, nuk duhet t’i mëshirojmë, por duhet t’i integrojmë vërtetësisht duke i arsimuar, duke i punësuar dhe strehuar. Vetëm duke u dhënë ndihmën e sinqertë dhe të vërtetë ata do të mund të integrohen realisht në shoqërinë tonë.
Apel për fëmijët jetimë bënë edhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri si, Kryetari i Komunitetit Musliman në Shqipëri Z. Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Haxhi Dede Reshat Bardhi, Nënkryetari i Parlamentit shqiptar z. Neritan Ceka, Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z. Besnik Mustafaj dhe shumë artistë të shquar të skenës dhe kinemasë shqiptare, të pranishmë në këtë manifestim paqësor.
Kreu i Institutit Kombëtar i Integrimit të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë z. Ilir Çumani, apeloi në këtë ditë për të shprehur solidaritet për të gjithë ata fëmijë që kanë nevojë për gjak, duke u vënë i pari në rolin e dhuruesit vullnetar. Në Parkun “Rinia” ishin ngritur dy çadra nga Kryqi i Kuq Shqiptarë, ku përfaqësues të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve dhe përfaqësues nga “Federata e Paqes Universale” dhuruan gjak për fëmijët në nevojë.
Pas këtij akti të dhurimit vullnetar të gjakut për fëmijët në nevojë, 25 minibuza të vegjël të rreshtuar në një autokolonë përpara ish-Hotel “Dajti”, morrën të fëmijët e shoqëruar nga personalitetet, pjesëmarrës në këtë manifestim për të shkuar në Pallatin e Brigadave. Këta fëmijë ishin ftuar nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi.
Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, me rastin e 20 Majit, “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit nga sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, z. Aleksandër Flloko, të dekretit të dekorimit, Kreu i Shtetit i dorëzoi në shenjë vlerësimi Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin:
“Për Kontributin dhe rolin e madh që ka luajtur në integrimin e fëmijëve jetimë në shoqërinë shqiptare, në ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të tyre, duke u dhënë shpresën për një të ardhme edhe më të sigurt, nderin dhe dinjitetin që u takon”.
Pas falenderimit që Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani, i shprehu Presidentit Topi për vlerësimin me “Medaljen e Mirënjohjes” për punën e organizimit që ai drejton në ndihmë të jetimëve, e mori fjalën në këtë ceremoni edhe Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. John L Withers II, i cili u shpreh:
Z. President Topi!
Zonja Topi!
I Nderuar Ministër!
Familja Topi!
Të nderuar Miq të tjerë!
Zoti Çumani!
Dhe veçanërisht fëmijët që ndodhen të përfaqësuar këtu sot!
Unë mendoj që ky është një rast , prezenca ime e cila nuk e nderon ceremoninë, por ndjehem i nderuar që marr pjesë në një ceremoni të tillë. Është nder dhe privilegj i veçantë për mua të marr pjesë në ceremoninën e dhënies së medaljes Institutit, punës së madhe që z. Çumani, bashkëpunëtorët e tij dhe të gjithë të tjerët që janë përfshirë në mbrojtje të drejtë që jetimëve në Shqipëri u kanë bërë. Fëmijët janë e ardhmja jonë. Nga fëmijët rriten edhe shpresat tona. Nga fëmijët dalin ëndrrat tona dhe prej këtyre ëndrrave ne mund të krijojmë një shoqëri më të mirë, një tokë më të mirë. Puna që është bërë këtu sot, punë të cilën Presidenti me medaljen e tij ka shprehur vlerësimin e tij, është një investim për të ardhmen tonë, është një investim në përmirësimin tonë dhe është një ndërtim që thërret paqen tonë të përjetshme. Dhe fëmijët që ne ndihmojmë sot, fëmijët jetimë gjithashtu realizojnë ëndrrat dhe realizojnë plotësisht potencialin e tyre, ecin drejt atij objektivi, drejt një bote më të mirë.
Falemnderit shumë që ndodhem sot këtu”.

Më tej, me rastin e Ditës Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve”, fëmija Donalda Balia, një përfaqësuese e fëmijëve jetimë të pranishëm në këtë aktivitet, tha:
“Me rastin e 20 Majit, “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve”, në kuptimin simbolik të fjalës, jetimët e Shqipërisë shpallin sot, këtë “amnisti” sociale dhe alepojnë:
FALJE….
1 – “Falim ata që na sollën në jetë dhe nuk mundën të na rrisin dot;
2 - Falim ata që na shohin përditë mes tyre dhe nuk na mbështesin;
3 - Falim ata që na premtojnë dhe nuk i mbajnë kurrë premtimet e tyre;
4 - Falim ata që nuk na e dhanë dhe nuk po na e japin mundësinë për të qenë si gjithë të tjerët;
5 - Falim ata që na përmendin vetëm për fushata elektorale;
6 - Falim ata që nuk e dinë se çdo të thotë të falësh;
7 - Falim ata që nuk e dinë se jemi edhe ne qytetarë të Republikës së Shqipërisë;
8 - Falim sepse jemi të barabartë, ndaj kërkojmë mbështetje, integrim dhe mundësi nga SHTETI ynë që nuk po bëhet dot FAMILJA jonë...;
9 - Falim sepse e dimë çdo të thotë të HUMBËSH prindin, familjen, jetët e shtrejnta, shkollën.
10 - Falim sepse e dimë se çdo të thotë të jesh jetim...;
11 - E fundit humbi SHPRESA, ndaj falim sepse SHPRESOJMË...”
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Unë megjithëse jam Jetim, kam me vete Shqipërinë…
Ndërsa Presidenti Topi, në fjalën përshëndetëse me këtë rast, u shpreh:
“Të dashur fëmijë!
Të nderuar drejtues të Institutit!
I Nderuar z. Ambasador Ëithers!
I Nderuar Z. Ministër!
I nderuar z. Çumani!
Të nderuar personalitete të artit, kulturës!
Të nderuar drejtues të Institutit!
I Nderuar z. Ambasador Ëithers!
I Nderuar Z. Ministër!
I nderuar z. Çumani!
Të nderuar personalitete të artit, kulturës!
Padyshim, ky është një moment ceremonial, por në të njëjtën kohë, një moment i fortë sentimenti, ndjenje, ku besoj që njeriu me përmasat e tij formale nuk duhet të orientohet thjesht në një pikë. Kjo është një ditë shumë e rëndësishmeqë kërkojmë të insdtitucionalizojmë, ditën në favor të jetimëve, të tregojmë dhe demonstrojmë të gjithë angazhimin tonë njerëzor dhe institucional.
Sinqerisht më preku apeli i asaj vajze, që padyshim është apeli që vjen nga ndjenjat që ka ajo, nga ndjenjat që kanë bashkëmoshatarët e saj. Janë ndjenjat që kanë të gjithë fëmijët që kanë statusin e jetimit. Padyshim, jeta, sikurse është e bukur në të gjitha dimensioned e veta, të ofron edhe situata të tilla. Sigurisht, ata janë më të pafajshmit, janë pikërisht ata që ne sot i etiketojmë me atë fjalë që merr një simbolikë të veçantë për ne. Unë do të doja që të dilnim nga përmasat e këtij emërtimi, e këtij etiketimi, sepse është jo vetëm në detyrën e institucionit të shtetit, por mbi të gjitha është një detyrë e shoqërisë për të treguar më shumë humanizëm, por edhe për të demonstruar më shumë veprim. Nuk mjafton të jesh human, nuk mjafton të tregohesh një herë në vit që i përkujton këto situate dhe i jep edhe “Medaljen e Mirënjohjes”, përkundrazi, detyrimi i shtetit, detyrimi i njerëzve, të cilët vërtet në përmasat e tyre janë shumë influente në shoqëri, dhe më vjen mirë që ka një përfaqësi kaq të nderuar. Me një shikim të shpejtë unë shikoj që secili është një personalitet më vete, dhe mbi të gjithavlerësohet përkushtimi i tyre, ndjeshmëria e tyre, dhe jam i bindur që secili në pozicionin e vet, qoftë si interpretues i një akti, qoftë si përfaqësues i një institucioni, demonstrojnë së pari atë solidaritet njerëzor, pikërisht për këtë kontigjent njerëzish, të cilët duhet të jenë në focus të vëmendjes dhe të përkrahjes sociale.
Unë e di që jeta sot është bërë veçanërisht e vështirë. Sot e kanë të vështirë të orientohen fëmijët me prindër, fëmijët që kanë familje të organizuara. Përfytyroni sa e vështirë është kjo për fëmijët jetimë, që kanë Brenda dimensionin e dramës së tyre, dhe nga ana tjetër, nuk kanë atë përkujdesje të gjithanshme që duhet të rrethojë botën e një fëmije.
Vërtet është bërë shumë. Unë sinqerisht ju falenderoj, ju përgëzoj për të gjitha inisiativat që keni marrë, për të gjithë përkujdesjen. Falenderoj edhe ish – Ministrin e Punës, zotin Duro, për propozimin dhe unë besoj se ky është një element që duhet patjetër të na vendosë të gjithëve në një mission që nuk është i vështirë, nuk është i pamundur, por është misioni me i lehtë që mund të ketë një institucion dhe njerëzit më të përgjegjshëm të shoqërisë. Të kthejnë vëmendjen pikërisht tek ky kontigjent njerëzish që sot vijnë në mënyrë të organizuar, në formën e një institucioni. Duhet të ketë më shumë projekte, duhet të ketë më shumë kujdes për reformism ligjor dhe duhet patjetër të ketë një orientim qysh në qelizë për të ardhmen e tyre. Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për këta fëmijë është që t’i orientojmë ata drejt një arsimimi, drejt një shkollimi, në mënyrë që drama e tyre të minimizohet para të ardhmes së tyre, para prespektivës së tyre. Unë, pa diskutim, që do të forcoj më shumë të gjithë ndjeshmërinë time, të gjithë veprimin tim, timin personalisht, të familjes sime dhe të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, të inkurajoj politikën, e cila të mos kujtohet vetëm kur vjen një ditë për ta kujtuar, të mos kujtohet vetëm kur i vjen një ligj për ta reformuar, por edhe Brenda reformimit të këtij ligji patjetër duhet ndjeshmëria maksimale. Të mendojmë njëherë sikur të ishim ne në ato kushte. Të gjithë e kemi kaluar fëmijërinë. Çdo fëmijë është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Çdo njeri ka në memorjen e tij situate kur është ndjerë i fyer, kur është ndjerë jo i konsideruar, por jo në situatën e tyre. Unë dëshiroj që këtë ditë të mos e kthej e t’i jap nuance të dramacitetit, përkundrazi. Këtë ditë do ta kthejmë në një sitatë optimiste, sepse këta fëmijë sot janë nën kujdesin e një institucioni. Jam i bindur që apeli im sot patjetër do të potenciojë të gjithë angazhimin e institucioneve të tjera. Dhe ky kujdes nuk duhet të jetë, sikurse e thashë, në një orë, në një ditë, por gjatë gjithë vitit. Dhe patjetër do të aplikojmë të gjitha mekanizmat, jo vetëm për t’i arsimuar në Shqipëri, por për të gjetur kanale komunikimi dhe me institucionet homologe jashtë Shqipërisë, që të jenë vertetë qytetarë të denjë të Shqipërisë dhe të Evropës.
Edhe njëherë, unë ju falenderoj për këtë prezencë, dhe patjetër do të kemi edhe takime të tjera, ndoshta edhe larg medias, - media është shumë e rëndësishme për ta mediatizuar, për ta sensibilizuar publikun, - por marrëdhëniet duhet të jenë edhe përtej medias, të jenë mërrëdhënie sa më njerëzore, sa më të afta për të plotësuar gradualisht atë vakuum, i cili realisht nuk plotësohet kurrë”.

Në këtë ceremoni zyrtare dekorimi ishin të pranishëm , Zonja e Parë, Teuta Topi, së bashku me vajzat e Presidentit, Nada dhe Etida Topi, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Dr. John L Withers II, ish-Ministri i Punës, Çështjevë Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro dhe Ministri aktual, Viktor Gumi, deputeti Besnik Mustafaj, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë Ilir Çumani, Drejtori i TOB-it, Zhani Ciko, Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Haxhi Dedej Reshat Bardhi dhe drejtues të tjerë të bashkësive fetare në vend, artistë të mirënjohur të skenës dhe kinemasë shqiptare, fëmijë jetimë, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Të gjithë ta pranishmit u larguan nga Pallati i Brigadave nën shoqërinë e autokolonës me 25 minibuza, të cilat gjatë gjithë kohës shoqëroheshin me një ceremonial nga motorçikletat e policisë së shtetit.
Fëmijët u nisën me teleferik për në Malin e Dajtit.
Ata ishin ftuar nga Presidenti i Kompanisë “Dajti Ekspres” z. Muhamet Malo, i cili, si çdo herë, edhe kësaj radhe, bujarisht shtroi për këta fëmijë dhe të ftuarit e nderit së bashku me znj. Teuta Topi një drekë festive ku të gjithë fëmijët për disa orë u argëtuan dhë kaluan çaste të gëzueshme dhe të papërsëritshme. Në fund, Kompania “Agna Group” kishte menduar për këta fëmijë edhe për dhurata.
Edhe pse kjo ditë ishte e ngarkuar me shumë veprimtari ku u përcollën shumë mesazhe por edhe shumë emocione, ajo që na mbeti në mendje ishin fjalët e shkruara nga një fëmijë jetim, i cili në një pankartë që mbante në duar kishte shkruar: “Unë megjithëse jam jetim, kam me vete Shqipërinë…”

Z. Ilir Çumani duke dhuruar gjak per femijet ne nevoje ne Diten e jetimeve |
Presidenti Topi, Ambasadori John L Withers II dhe Ilir Çumani |
Presidenti Topi me femijet jetime |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Unë megjithëse jam Jetim, kam me vete Shqipërinë…
Presidenti Topi i dorezon z. Ilir Çumani, Medaljen e Mrenjohjes per punen e madhe per integrimin e jetimeve |
Gjate ceremonise se dekorimit te IKIJSH |
Mnistri i Punes z. Viktor Gumi, ish Ministri Anasatas Duro dhe z. Ilir Çumani gjate ceremonise se dekorimit te IKIJSH |
Pamje nga Manifestimi Paqesor i femijeve jetime ne diten e jetimeve |
Presidenti Bamir Topi me femijet jetime ne Pallatin e Brigadave |
Presidenti Bamir Topi, Ambasadori Amerikan John L Withers II dhe z. Ilir Çumani |
Ne manifestim me 300 femije jetime |
Z. Ilir Çumani duke falenderuar Presidentin e republikes per Dekorimin e IKIJSH |
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Unë megjithëse jam Jetim, kam me vete Shqipërinë…
Femijet drekojne ne Malin e Dajtit |
vijon |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi