Sali Berisha reagon ndaj Buzhalës: Ja e vërteta për Rambujenë!
Faqja 1 e 1

Ish –Kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka reaguar ndaj një paraqitje televizive në emisionin “Opinion” të ish-deputetit Berat Buzhala, i cili ka thënë se Berisha kishte bërë thirrje që delegacioni i Kosovës të mos e pranojë marrëveshjen e Rambujesë. Berisha në postimin e tij ka sqaruar pozicionin që e ka mbajtur atë kohë për këtë marrëveshje.
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e Berishës.
Rambuje, qëndrimi im dhe kori i apatridëve!
Të dashur miq, nga data 6 - 23 shkurt të vitit 1999, u mbajt në Francë, në Kështjellën e Rambujesë, konferenca më e rëndësishme në histori për ne, apo Deyton i dytë për Kosovën. Fuqitë e Mëdha paraqitën në konferencën me datë 7 shkurt një dokument, Kushtetuta e Rambujesë, sipas të cilës Serbia largohej tërësisht nga Kosova, përveç kufirit të saj ndërkombëtar. Në Kosovë futeshin ushtritë e NATO-s, ngriheshin instituciont e saj dhe, pas një periudhe kalimtare tre vjeçare, mbahej referendum për statusin e Kosovës. Pra, respektohej e drejta e ushtruar edhe më parë nga qytetarët e Kosovës për statusin e saj, si dhe ligji ndërkombëtar, rezoluta e OKB-së për Kosovën, e votuar në vjeshtën e vitit 1994, nga 137 vende anëtare, pra mbi 2/3, e cila njihte dhe sanksiononte të drejtën e shqiptarëve te Kosovës për vetvendosje. Ndaj dhe unë, para fillimit dhe gjatë zhvillimit të saj, mbështeta plotësisht konferencën.
Por, me datë 17 shkurt, papritur gjithçka u përmbys. Fuqitë e Mëdha paraqitën një projekt të ri, në të cilin nuk ekzistonin referendumi as dhe periudhë kalimtare dhe NATO nuk futej në Kosovë por zëvendësohej me OSBE-në. I informuar nga miqtë e mi, për këtë ndryshim dramatik, me datë 18/II/1999, bëra një deklaratë publike dhe denoncova projektin si antishqiptar si dhe u shpreha se, nuk ka shqiptarë që mund ta mbështesë atë. Natyrisht, kjo zgjoi zemërimin e "perëndive" të tokës, por jo të Zotit, si dhe tërbimin e Beogradit ndaj meje.
Asokohe, qëndrimin tim e vlerësuan shqiptarët, si dhe miqtë e mi në Kështjellën e Rambujesë. Përfaqësia shqiptare në Konferencë e kundërshtoi kategorikisht dhe unanimisht projektin dhe pas 3 - 4 ditësh negociatash intensive dhe me ndihmën e miqve tanë, u rikthye në tërësi teksti i parë dhe me datë 23 shkurt, përfaqësia shqiptare deklaroi se ajo, unanimisht, pranonte në parim marrëveshjen, por kërkoi pak kohë për t’u konsultuar me forume dhe faktorë të tjerë në Kosovë. Fuqitë e Mëdha pranuan kërkesën dhe caktuan datën 15 mars për mbledhjen e Konferencës ndërkombëtare për Kosovën. Ato ditë, në një seri deklaratash, mbështeta qëndrimin e përfaqësisë shqiptare dhe u bëra thirrje të gjitha forcave politike ta mbështesin atë. Në atë kohë per keto qendrime unë u përballa me sulme të egra publike nga autoritetet serbe, mediat e këtij vendi por korit të tyre iu bashkuan qeveritarë, zyrtarë, gazetarë, pseudoanalistë të Shqipërisë, madje edhe ndonjë nga Kosova që me shpifje, trillime, më akuzuan se bllokova firmosjen e marrëveshjes. Në një kohë kur e vërteta ishte krejt tjetër. Unë kisha kundërshtuar vetëm projektin që sanksiononte pushtimin e Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të them këtu, se këtij kori mjeranësh, nuk iu përgjigja kurrë, pasi me kredencialet e tyre apatride nuk meritonin përgjigje. Me sulmet e tyre, ata provonin se ishin pro projektit të shkruar në Moskë apo Beograd.
Mirëpo, 3 - 4 javë më parë, një natë në TV Klan, ne emisionin "Opinion", publicisti dhe deputeti i PDK te Kosoves, Berat Buzhala, përsëriti, pas 15 vitesh, në një formë disi me te zbutur melodine bajate të korit apatrid dhe, fill pas tije , një javë më vonë, Edi Rama, gjithnjë i gatshëm të shkojë me klientin më të parë, përsëriti të njëjtën gjë. Buzhala, ndofta nuk njeh realitetin ndaj dhe vendosa, me këtë shkrim të përgjigjem dhe të nxjerr të gjithë të vërtetën e qëndrimit tim ndaj Rambujesë, prapavinë e sulmeve të shqiptarëve albanofob ndaj këtij qëndrimi. Këtu më poshtë, keni linkun e shkrimit tim te plotë dhe bashkëngjitur deklaratat e mia të atyre ditëve për Rambujenë, për cilindo nga ju që ka interes. sb

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi