Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA

Shko poshtë

AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA Empty AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 07, 2014 5:15 pm

AGIM GASHI


KU MBETI NDERI E DASHURIA


AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA 10689908_10152542062354077_8480201875109201043_n

Na ka ardhë një botë mizore
Humbi nderi dhe dashuria, 
Nuk mendon prindi për fmijë
As për prind dashuri ska fmija.


Vështirë i ndien ato thirrje
Oj nënë, o babe, oj moter, vlla…
Sa madhshtore ishte njerzorja,
Dashuni t´sinqert ma ska.


E shfrytzon e ja nxjerrin shpirtin
Motra vllaut e vllau motres, 
Nënë e babë nuk nderohen, 
Nuk i lanë ma n´ball´ të votres.


Ka hy n´shpirtra interesi
Urrejtja mbrrin në kulm t´lartsisë,
Vllau-vllaun e qëllon pushkë
Për një pëllëmbë të pasurisë.


O Zoti i Madh që shqiptar na fale
Çka po ndodh me popullin tim?
Gufon urrejtja e interesi
Fati i popullit u kthy n´mjerim.


Më së keqi e pësojnë pleqët
Nënë e babë t´smutë, në rënkime, 
Humbi refreni ma i ambël
“A je mire moj nana ime“!


Djem e vajza kur e gjejnë fatin,
Ikun larg nga prind´ të vetë, 
I lanë vetun nënë e babë
Askush afër mos me ju gjetë.


I harrojnë e ma si thirrin
N´telefon zanin me ua ndi, 
Zemërnana e shkretë n´mendime
-Si i kamë unë fmijët´ e mi.


Ndersa fëmijët nëpër kazino
Në lukse tjera t´u jetu, 
Su bjen n´mend pak para të imta
Prindëve t´smutë me ua qu.

Botë e mbushur me probleme,
Botë lavire, botë mizore, 
Çdo gjë humane e grabite
Dashirinë keqas e vodhe.


II
Ju shqiptar kudo qofshi, 
O ju njerz që po jetoni.
Ndani kohë pak edhe për Zotin
Për nënë e babë të mendoni.


Ngapak ndihma jua dërgoni
Me i ble barnat e ndoj qershi, 
A e dini që për ju po digjen, 
Kurr s´ju teret loti n´sy.


Pse po i lini më të dashurit
Që ju rriten me thërrime, 
Për t´gjitha nënat e baballarët, 
Sot po qan´ kjo zemra ime.


Sa shumë prind u ndanë nga bota
Me sy qelë e lanë këtë jetë, 
Pa u pa me gjak të vetin
Loti peng n´këtë botë ju mbetë.


Zgjoni ndjenjat dhe kujtimet
Ju o njerz pak të mendoni, 
Në këtë dimer ftofen pleqët, 
Ndonjë bombon t´kollit jau qoni.


Duejini prindërit sa janë gjallë
Në pleqëri ata ndihmoni, 
Do të keni Bekim nga Zoti, 
Jetë të lumtur do t´kaloni.


Porse ju që po harrini
Kush ju qiti në këtë jetë, 
Të përbuzun nga fmijët e juaj
Në pleqëri keni me mbetë.


Ska më vështirë për prindërit tanë,
Me e lënë këtë botë skëterrë, 
Pa një buzqeshje të më të dashurve,

Ajo është vdekje e mjerë.

Vdekjen çdo kush ka me e pritë, 
Por n´vetmi ka tjeter emër, 
Pa kujdesin e atyre që i rrite
Copë e grime bëhet çdo zemër.


O ndihmoni prindërit e Juaj
Mos i leni jetim n´pleqëri, 
Një kafshatë nga bija e nga i biri, 
Ata mbushen plot dashuri.


I lumi ai që i do prindërit
I dhuron Zoti limturi, 
Ka me pasë familje t´pastër
Mbushet shtëpia plot dashuri.


E ata që sot harruen
Këtë jetë kush ua dha, 
Do t´u ndodhin shumë hidhërime
Ajo shtëpi gëzim nuk ka.


Kur të plaken ua kthe Zoti
Për t´padrejtat bërë në jetë,
Ka me ju zënë loti i prindërve 
Që i late n´mjerim me vdekë.


07.12.2014
Düren


AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA WennalteElternAGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA 0905-alte-eltern-quer_m600x400AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA 1936_dsc_0136_2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA Empty Re: AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 07, 2014 5:28 pm

AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA Pleqt
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA Empty Re: AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 07, 2014 5:29 pm

AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA Pleqt-300x214
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA Empty Re: AGIM GASHI:KU MBETI NDERI E DASHURIA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi