Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Mustafa në Kuvend, Djali i Tij në Gjykatë

Shko poshtë

Isa Mustafa në Kuvend, Djali i Tij në Gjykatë Empty Isa Mustafa në Kuvend, Djali i Tij në Gjykatë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 09, 2014 6:34 pm

Isa Mustafa në Kuvend, Djali i Tij në Gjykatë


Isa Mustafa në Kuvend, Djali i Tij në Gjykatë Largea_b4ax1r7icaeyqaa_395583-png1418134965


Pas kthimit nga pauza gjykata refuzoi propozimin e palës së dëmtuar për përjashtimin e trupit gjykues dhe marrjen e rastit nga EULEX-i.


Gjykata i dha mbrojtjes 30 ditë afat që të paraqesë kundërshtimet ndaj aktakuzës.
15:22
Prokurori Rexha lexoi aktakuzën. Të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
14:47
Pas kthimit nga pauza gjykata refuzoi propozimin e palës së dëmtuar për përjashtimin e trupit gjykues dhe marrjen e rastit nga EULEX-i.
14:26
Gjyqtari Musa Kongjeli jep pauzë prej 10 minutash. Pas saj pritet të vendosë se si do të rrjedhë seanca.
14:24
Avokati i palës së dëmtuar kërkon edhe përjashtimin e prokurorit Rexha. E quan joprofesional përfaqësuesin e organit të ndjekjes.
14:18
Bajram Tmava, avokati i Besnik Mustafës thotë se kryeministrin nuk e ka zgjedhur dhe as propozuar i mbrojturi i tij, por deputetët e Kuvendit të Kosovës.
14:02
Avokatët e të akuzuarve thonë se në vend që të përshëndetet zgjedhja e kryeministrit, kjo po keqpërdoret nga pala e dëmtuar.
Avokati i palës së dëmtuar më herët gjatë seancës tha se kryeministër i vendit është zgjedhur babai i të akuzuarit Besnik Mustafa.
13:54
Prokurori Rexha thotë se përjashtimi i gjyqtarit vendas dhe marrja e rastit nga EULEX-i mund ta zvarrisë procesin, ndërsa kjo gjë mund të çojë te vjetrimi [parashkrimi] i kësaj lëndeje.
Propozimin për përjashtimin e gjyqtarit vendas e kundërshtojnë edhe avokatët e të akuzuarve. Ata këtë gjë e quajnë “propozim medial”.
13:47
Prokurori Ali Rexha është kundër propozimit të palës së dëmtuar që rastin ta marrë EULEX-i.
13:27
Florim Vërtopi, avokati i palës së dëmtuar thotë në gjykatë se para gjysmë ore babai i të akuzuarit Besnik Mustafa është zgjedhur kryeministër.
13:23
Avokati i palës së dëmtuar po kërkon marrjen e rastit nga EULEX-i
13:18
Salla e gjykatës ishte e vogël për të zënë shtatë të akuzuarit, kështu që gjykata mori vendim ta ndërrojë sallën.
Sot do të bëhet leximi i aktakuzës së ngritur kundër Besnik Mustafës dhe të tjerëve.
13:03
Seanca gjyqësore kundër Besnik Mustafës, djalit të Isa Mustafës, dy zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe pesë personave tjerë është paraparë sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Seanca do të fillojë ditën kur Isa Mustafa u bë kryeministër i Kosovës.
Dy zyrtarët e Ministrisë së Transportit Ismajl Berisha e Nexhat Bala sipas prokurorisë nuk kishin lejuar kompensimin e dëmeve të bëra nga fluturimet e anuluara në vitin 2009./Kallxo.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi