Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Isa Mustafa, i tha Zërit të Amerikës se qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit por edhe vazhdimin e bisedimeve me Beogradin, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe çdo forme të ekstremizmit. Mustafa tha se koalicioni me Partinë Demokratike ishte vendim i vështirë, por u bë i domosdoshëm për çuar në vend vullnetin e qytetarëve të shprehur në votë dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.