Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhihadisti kosovar i ISIS-it

Shko poshtë

Xhihadisti kosovar i ISIS-it Empty Xhihadisti kosovar i ISIS-it

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 10, 2014 1:41 pm

Xhihadisti kosovar i ISIS-it
Xhihadisti kosovar i ISIS-it 562X315250937_xhi


Fitim Lladrovci njihet si shpëtimtari i fëmijës Erion Zena, por së fundi ai ka ri-shfaqur bindjet e tij për organizatën terroriste ISIS. Ai haptazi nga Kosova po e përkrah atë.


Kur fëmija Erion Zena erdhi në Kosovë, ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe presidentja Atifete Jahjaga po bënin gara se kush më parë ta lavdëronte Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) për këtë operacion. Erioni ishte kidnapuar nga babi i tij, që është një xhihadistë i Shteti Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS) që ka kidnapuar territor të konsiderueshëm në Siri e Irak e që është shpallur organizatë terrorist nga Kombet e Bashkuar dhe që po luftohet nga një koalicion ndërkombëtarë, pjesë e të cilit është edhe Kosova.
 
Siç kishte raportuar Express, operacionin e bashkimit të këtij fëmije e kishte ndihmuar edhe xhihadisti Fitim Lladrovci nga Drenasi, i cili tash jeton në Kosovë.
 
Express ditë më parë raportoi se ai me shkrim ka paraqitur ankesë se nuk po ndihet i sigurt nga elementë të ISIS’it në Kosovë që duan ta vrasin pasi që ai tashmë për ndihmën që ka dhënë në rastin “Erion Zena” është shpallur “murted”- (i dalë nga feja islame që meriton dënim më vdekje) i shpallur nga komandanti i shqiptarëve në ISIS, Ridvan Hafifi, një ish-imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Gjilan
 
Por, ky xhihadist tash ka filluar që ta përkrah haptazi ISIS’in që lyp ta vras.
 
“Edhe pse argatët e kufrit ( qafirët e shtetit ) çdo moment e kontrollojnë çdo se qe une e baj qdo kun , vAllahi o qafira ne Emrin e Allahut po ju betohna qe veq te vrar mundeni mem largu nga Rruga e Allahut edhe nga perkrahja jeme ndaj Muxhahidav te Shtetit Islam”, shkruan xhihadisti Lladrovci.
 
Ai madje thotë se çdo herë e ka përkrahur ISIS’in, dhe tregon se ai do tua dëshmojë ‘kolegëve’ të tij në xhihad që po e paragjykojnë.
 
“VAllahi edhe nese krejt Muëehidat mu um thojn Murted um mjafton lidhja jeme qe e kam me Allahun , Allahu asht Deshmitari ma i miri se ne qfar menyre une jom kthy ne Kosov ndersa ju qe mendoni se Fitim Lladrovci asht Armiku i Shtetit Islam vAllahi jo une qdo her e kom perkrah edhe e perkrahi Shtetin Islam“, shkruan Lladrovci.
 
Ai pranon që sipas bindjeve të ISIS është një tradhtar i “Shtetit Islam” dhe e numëron si mëkat të madh.
 
“Ndersa ate mekat te Madh qe e kom ba Kur e kom tradhtu Shtetin Islam vAllahi kit qeshtje per Gjykim ja la Allahut sepse Allahu e din pse jom kthy une ... “, shkruan ai.
 
Lladrovci thotë se është i gatshëm që për besimin e tij që e ka në kauzën e xhihadit edhe të ndëshkohet nga autoritet kosovare, që u referohet si “qafira”- pa besimtarë.
 
“VAllahi edhe pse e dij qe per kto fjal muj me perfundu ne tortura e burg te qafirauv une nuk brengosna aspak sepse për mu ma e ran asht ajo qe Vllazrit me thojn Murted sesa nga Vdekja qe vjen prej armiqve te Islamit sepse na e dijm qe ajo vdekje na siguron gradat e Shehidit”, shkruan ai.
Xhihadisti Lladrovci nuk i kursen as lutjet për ISIS’in, organizatë kjo që ka shpallur që nga ramazani i fundit, përmes shefit të sa, Ebu Beker El-Bagdadi, edhe “Kalifatin Islam”, një shtet i cili u zhbë kur u krijua Turqia e re me Kemal Ataturkun.
 
“Allahu i rujt e i forcoft Vllazrit Muxhahida ne Tokat e Xhihadit ku do qe jan Allahu e Forcoft edhe e zgjeroft Hilafetin Islamik : Allahu na rujt nga kurthat e Shejtanve e nga kurthat e armiqve te Islami”, përfundon shkrimin e tij Lladrovci. /gazetaexpress/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi