Alma Lama i përgjigjet Haki Rugovës: Mos u brengos për të ardhmen tonë, por për të partisë
Faqja 1 e 1
Alma Lama i përgjigjet Haki Rugovës: Mos u brengos për të ardhmen tonë, por për të partisë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të partisë, Haki Rugova, i cili ndër të tjera tha se deputetët që nuk e votuan Isa Mustafën janë shembull i keq. Madje, Rugova tha se këta deputetë të rinj, ndonëse patën perspektivë në LDK, sipas tij, ata “falimentuan”.
Mirëpo, Alma Lama në një bisedë për Gazetën Blic thotë se ky sulm i Haki Rugovës vjen si përgjigje për ta shfajësuar veten dhe të tjerët ndaj elektoratit, siç shprehet ajo të indinjuar të LDK-së.
“Është për të ardhur keq që zotëria i nderuar po mundohet të shpallë fajtorë kujdestarë deputetët parimorë që votuan kundër PDK-së, për të shfajësuar veten dhe të tjerët ndaj elektoratit të indinjuar të LDK-së për koalicionin”, ka thënë Lama.
Deputetja e LDK-së, ka thënë se Haki Rugova mund të ketë eksperiencë të gjatë në LDK dhe e di se si kanë votuar deputetët në të kaluarën, por e ka këshilluar Rugovën që të mos merret me krahasime me vendet evropiane, pasi sipas saj ai nuk ka njohuri se si funksionojnë partitë në ato vende dhe se si votojnë deputetët.
“Veç për dijeninë e tij, në vendet evropiane, partitë, respektojnë barazinë gjinore 50 me 50, e nuk janë odë burrash si këtu”, ka thënë Lama në këtë bisedë.
Lama ka thënë se akuzat e Rugovës kinse rebelimet kanë ardhur për shkak të posteve nuk qëndrojnë. Sipas saj, postet i caktuan klanet brenda LDK-së, pa kurrfarë kriteri.
“Nuk mund ti shitet askujt akuza se ishin të pakënaqur për poste, kur dihet se deputetja më e votuar në Kosovë refuzoi postet. Por meqë i përmend postet e ministrave, ato u caktuan nga klanet brenda LDK-së pa asnjë lloj kriteri, as të votës e as të aftësive, njëjtë siç qe bërë edhe lista e kandidatëve për deputetë”, ka thënë Alma Lama.
Sipas saj, këto klane po e pengojnë edhe demokracinë brenda LDK-së dhe po të “njëjtat që e hodhën në përqafim të PDK-së, e po kështu kanë rrezikuar të ardhmen e partisë”.
Madje, Lama në këtë bisedë për Gazetën Blic i ka rekomanduar Haki Rugovës që të merret me punët e Komunës së Istogut, ngase sipas saj, deputetët janë përfaqësues të popullit e nuk kanë nevojë për leksione të askujt se si të votojnë.
“Po kështu z. Rugova mos të brengoset për të ardhmen tonë, se ajo nuk varet nga partia, por le të brengoset për të ardhmen e partisë pasi ajo varet pikërisht nga njerëzit e rinj”, ka thënë Lama.
Deputetja e LDK-së, krejt në fund të bisedës ka thënë se i vjen keq, që z. Rugova do të hidhërohet shumë shpesh gjatë këtij mandati, për shkak të votës së deputetëve. / Gazeta Blic
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» HAKI BUNJAKU:PËRSHËNDETJE E NDERUARA ALMA LAMA!
» ALMA LAMA SI LUANESHË - Dhurat nga Agim Gashi për Alma Lamen!
» Speciale nga Alma Lama!
» Alma Lama nuk përkrahet në mbledhjen e LDK-së
» Alma Lama:“Një anëtar, një votë”
» ALMA LAMA SI LUANESHË - Dhurat nga Agim Gashi për Alma Lamen!
» Speciale nga Alma Lama!
» Alma Lama nuk përkrahet në mbledhjen e LDK-së
» Alma Lama:“Një anëtar, një votë”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi