Arben Gashi: Pse votova kundër?
Arben Gashi: Pse votova kundër?
Arben Gashi: Pse votova kundër?
Deputeti i LDK-së Arben Gashi kishte votuar kundër kabinetit qeveritar dhe kundër Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ai deri më tani nuk dha një shpjegim të gjerë pse kishte marrë një vendim të tillë, mirëpo e pa të arsyshme që këtë ta bëj sot përmes Facebook-ut.
Ja postimi i tij i plotë:
Të dashur votues, anëtarë të LDK’së e simpatizantë,
E ndjej se kam për detyrë të jap një shpjegim më të detajuar të votës sime kundër qeverisë LDK-PDK duke qenë se media e zëra të ndryshëm kanë filluar të hamendësojnë mbi motivet e deputetëve kundërshtues të LDK’së, duke përfshirë kështu edhe motivet e mia.
Fillimisht, vota ime ka qenë personale, autonome dhe e pandikuar nga askush. Unë nuk e di për çfarë motivesh kanë votuar të tjerë deputetë të LDK’së, kur kanë votuar për ose kundër, por këto janë arsyet e mia:
1. Unë votova kundër qeverisë LDK-PDK sepse një ditë më herët kisha votuar kundër Kryetarit të Parlamentit, respektivisht kandidatit Kadri Veseli. Votova kështu, sepse qëllimi im është që nesër të votoj kundër kandidatit Hashim Thaçi për president të vendit. Pra, unë votova në tërësi kundër marrëveshjes PDK-LDK duke mos zgjedhur pjesët që më pëlqenin, e të refuzoja ato që s’më pëlqenin. Marrëveshja nuk ishte një meny, por një tërësi që ose pranohet si e tillë, ose refuzohet. Unë e refuzova.
2. Refuzova të votoj për Kadri Veselin kryetar Parlamenti jo se mendoj se ky post nuk i takonte PDK’së, por se ky post nuk i takonte këtij kandidati. Ne kemi nevojë për institucione që udhëhiqen nga njerëz kredibil, me integritet të lartë moral dhe pa një të kaluar të errët. E kaluara e Kadri Veselit është e errët, pa dashur të them kriminale, sepse këtë duhet ta vendosë gjyqësia, por e errët në kuptimin që ne nuk dimë shumë për të. Ajo çfarë dimë është se ka qenë shef i SHIK’ut, ose shef i vetëdeklaruar i SHIK’ut dhe se pjesëtarë të SHIK’ut, ose pjesëtarë të vetëdeklaruar të SHIK’ut janë dënuar për vrasje të qytetarëve të Kosovës, me motive financiare dhe politike. Për këtë dua t’ju kujtoj aktygjykimin e 12 dhjetorit 2012 të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë mbi rastin “Bllaca”.
3. Refuzoj të votoj për Hashim Thaçin president sepse ai ishte shefi i këtyrë që përmenden në rastin Bllaca dhe shefi ose vartësi i parë i Kadri Veselit. Siç e thashë, ne kemi nevojë për institucione që udhëhiqen nga njerëz me integritet moral dhe të kaluar të pastër dhe nëse nuk kemi mundur të ruajmë institucionet tjera, ne kemi ruajtur postin e presidentit, i cili deri më tani është udhëhequr nga njerëz me integritet të lartë moral dhe intelektual. Presidentët Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, megjithë mendimet e ndryshme që mund t’i ketë dikush për personalitetin politik të tyre, në aspektin njerëzor, intelektual, moral dhe shtetëror, i kanë bërë nder postit të presidentit. Dy të parët si intelektualë të angazhuar për lirinë dhe shtetndërtimin, e fundit, si një qytetare e mirë e Kosovës, që ka pranuar një detyrë të vështirë në një moment delikat për vendin. Pra, të gjithë presidentët që kemi pasur deri më sot kanë simbolizuar unitetin e popullit dhe me personalitetin e tyre kanë përfaësuar lartësinë morale të këtij posti. Presidenti i shtetit është kreu i shtetit dhe kreu duhet të jetë i pastër nga dyshimet, akuzat apo akuzat e mundshme që mund të ngriten për veprimtari në të kaluarën e tij. Emërimi i Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, e kontaminon këtë post dhe unë përveç se do të votoj kundër, do të angazhohem për të mobilizuar, ose do t’i bashkangjithem cilësdo iniciativë që synon mobilizimin e numrit të nevojshëm të deputetëve për të bllokuar zgjedhjen e tij në këtë post.
4. Miq dhe bashkëmendimtarë të mij dhe më kanë sugjeruar që megjithëse kundërshtoja marrëvëshjen, të votoj për qeverinë Mustafa, (sepse udhëhiqet nga LDK), por ndërkohë, me 2016 të votoj kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president. E kam refuzuar këtë opsion me të vetmën arsye se ne si parti politike nuk mund të përdorim mashtrimin si mjet politik. Në qoftë se marrim përsipër një marrëveshje, atë duhet ta realizojmë. Arsyeja pse unë jam kundër Hashim Thaçit nuk ka të bëjë me personin fizik të tij, por me personin politik, me vlerat të cilat ai i transmeton dhe praktikat që ai përdor. Hashim Thaçi është njëri prej mashtruesve më të mëdhenj në politikën kosovare dhe vetë LDK është mashtruar disa herë prej tij. Tash, a duhet që ne të mashtrojmë mashtruesin? Që në përpjekje për ta mundur, t’i përdorim taktikat e tij mashtruese dhe në fund, të kuptojmë që në vend se ta mposhtnim atë, ne jemi bërë vetë si ai. Unë jam kundër kësaj logjike në politikbërje.
5. Unë do të votoj të gjitha ligjet dhe politikat qeveritare që burojnë nga programi i LDK’së me të cilin kemi garuar në zgjedhje dhe unë jam zgjedhur deputet. Jam i sigurt se qeveria Mustafa dhe ministrat e LDK’së do punojnë për të realizuar programin e LDK’së duke transmetuar vlera të larta morale e profesionale. Shpresoj se kështu do të veprojnë edhe ministrat tjerë të koalicionit. Nga viti 1999 e këtej, Kosova nuk ka pasur kryeministër më kompetent dhe me integritet më të lartë moral e profesional se sot. Ky është një fat për Kosovën. Megjithatë unë kam frikë se LDK ka investuar gjithë qenien e saj politike në një marrëveshje diabolike dhe atë mund ta gjejë fati i Faustit, i cili për rini të përhershme, dije dhe pushtet bëri pakt me Djallin e në fund u dogj në ferrin e tij. Unë do të përpiqem që LDK sa më shpejt të dalë nga ky përqafim përcëllues. Prandaj, vota ime kundër është në të vërtetë një vote Për. Për LDK'në!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi