Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haziri: Ata që votuan kundër Isa Mustafës do të pendohen

Shko poshtë

Haziri: Ata që votuan kundër Isa Mustafës do të pendohen Empty Haziri: Ata që votuan kundër Isa Mustafës do të pendohen

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2014 1:11 pm

Haziri: Ata që votuan kundër Isa Mustafës do të pendohen


Haziri: Ata që votuan kundër Isa Mustafës do të pendohen Largea_largea_lutfi_haziri14063745931418455494


“Do të pendoheni”, u tha Lutfi Haziri deputetëve të LDK-së, që votuan kundër Qeverisë Mustafa. “Ata që ngritën dorë kundër Isa Mustafës do të pendohen. Do të pendohen që e lëshuan mundësinë të votojnë për kryeministrin e radhëve të LDK-së”, ka thënë Haziri në emisionin Interaktiv.
Ai pohoi se vendimet e Këshillit të Përgjithshëm duhet të respektohen dhe nuk është praktikë e mirë të votohet kundër liderit të partisë.
Edhe pse e ka pranuar se ekziston neni i cili përmend përjashtimet nga partia për ata që votojnë kundër vendimeve të saj, Haziri ka thënë se nuk bëhet fjalë për përjashtime. Por, beson që tani e tutje ata deputetë nuk do të votojnë kundër.
Sipas Hazirit, Vjosa Osmani është favorizuar kur është vënë në listë numër 3, duke e tejkaluar nënkryetaren.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka thënë se sot ishte një e premte e madhe për LDK-në. Kjo sipas tij, jo për shkak të kryeministrit që vjen nga LDK, por edhe për shkak të kalimit të ngërcit.
Haziri ka thënë se populli i Kosovës, për këta muaj ka kaluar një situatë të veçantë të paprovuar më parë, por pavarësisht kësaj është arritur të përmbyllet procesi në mënyrë të qetë dhe ceremoniale.
Për koalicionin e arritur me PDK-në Haziri ka thënë se nuk ka pasur takime të më hershme se sa ai te presidentja.
“Prishja e Bllokut e ka ditën dhe datën e vetë, dhe ajo është pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK, në zyrën e Presidentes. Unë nuk mund të flas për takime që nuk kanë ndodhur”.
Ai ka thënë se mandatin për koalicionin me PDK-në e ka dhënë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka marrë vendim dhe është dhënë mandati që të negociojë me të gjitha partitë që sigurojnë shumicë shqiptare dhe që kryeministri të jetë i LDK-së”.
Ndërsa, për partitë tjera ka thënë se ka pasur tri javë kohë, dhe shumë angazhime, por nuk është arritur që të gjendet pajtimi.
“Nëse doni të ktheheni mbrapa, dhe të thoni a ka pasur të drejtë Gjykata Kushtetuese, unë këtu u them jo. Por, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të panegocushme. Neve nuk na ka pëlqyer vendimi, por e kemi respektuar. Është thënë se nuk bëjmë koalicion me PDK-në, por në fund doli se nuk kishte opsion tjetër”.
Për koalicionin e Bllokut, ai ka thënë se atë e ka formuar LDK-ja më 9 qershor, i cili ka qenë një koalicion i shpresës, për realizimin e të cilit e ka bërë të pamundur Gjykata Kushtetuese.
Për ministrin e ri Imet Rrahmani, Haziri e ka pranuar se është i propozuari i tij, por propozim i arsyetuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi