Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Unë President më 2016

Shko poshtë

Thaçi: Unë President më 2016 Empty Thaçi: Unë President më 2016

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 14, 2014 8:21 pm

Thaçi: Unë President më 2016
Thaçi: Unë President më 2016 Largea_hasha1418558198


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se marrëveshja mes Partisë Demokratike të Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të respektohet në tërësi. Thaçi theksoi se koalicioni me LDK-në do të funksionojë dhe se sipas tij, do të jetë koalicion stabil.


Radio Evropa e Lirë
Zoti Thaçi, partia juaj ka hyrë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Duke pasur parasysh rivalitetin midis dy partive, sa do të jetë i vështirë funksionimi i këtij koalicioni?


Hashim Thaçi: Partia Demokratike e Kosovës, si partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, ka reflektuar në kuptimin e përgjegjësisë më të lartë institucionale në interesa së pari të vendit, të qytetarëve të Kosovës, pastaj në interesat e Partisë Demokratike të Kosovës.
Unë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të lartë për këtë mbështetje të strukturave të PDK-së që të ndërtojmë një koalicion të partive të qendrës së djathtë, pra më LDK-në, që do të punojmë si një ekip i përbashkët me vlera dhe interesa.
Pra, me vlera tona të përbashkëta, me vlerat tona kombëtare, politike euroatlantike. Në të njëjtën kohë edhe interesat tona të përbashkëta të vendit. Shpresoj dhe besoj fuqishëm se koalicioni do të jetë stabil. Do të jetë kredibil, do të jetë efektiv në punë, do të jetë i përkushtuar për qeverisje të mirë, për rend dhe ligj, në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për vazhdimin e zhvillimit ekonomik krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.
Pra, do të punojmë për Kosovën e re zhvillimore, Kosovën evropiane dhe Kosovën euroatlantike.


Radio Evropa e Lirë
Partitë politike në opozitë i kanë dhënë “jetë të shkurtër” këtij koalicioni. Si do t’iu përgjigjeshit ju atyre?


Hashim Thaçi: Unë, dëshiroj dhe do të punoj që të gjejmë hapësira bashkëpunimi edhe me partitë opozitare në interes të shtetit tonë dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Do të punoj që të gjejmë pika që na përfarojnë me opozitën, jo që na ndajnë. Natyrisht, që ka zëra të ndryshëm edhe sa i takon këtij koalicioni, por koalicioni i PDK-së me LDK-në është koalicion për Kosovën, jo i drejtuar ndaj askujt.
Ka legjitimitet të plotë qytetar, ka legalitetin e plotë. Është i bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetues. Ne jemi koncentruar që nga dita e parë që të punojmë në interes të të gjithëve. Kështu që kam besim që edhe opozita do të luaj rolin e vet që i takon: së pari të mendojë për vendin, pastaj për ballafaqimet politike.
Në të njëjtën kohë, çdo kritikë është e mirëseardhur, kritikë natyrisht e arsyeshme, kritikë për një qeverisje edhe më të mirë dhe më efektive, më dinamike. Këto kritika do të jenë shumë të mirëseardhura. Duhet të mendojmë të gjithë se jemi në proces të konsolidimit të shtetit dhe shtetin mund ta forcojmë vetëm së bashku.


Radio Evropa e Lirë
Në marrëveshjen të cilën e keni arritur me LDK-në, përmendet zgjedhja juaj si president, pas përfundimit të mandatit aktual. Çfarë garancish keni se do të zgjedheni në këtë post në vitin 2016, kur edhe skadon mandati i presidentes Jahjaga?


Hashim Thaçi: Unë i jap mbështetje të plotë presidentes Atifete Jahjaga dhe Qeveria i jep mbështetje të plotë presidentes. Falënderojmë për rolin e saj lehtësues që e ka krijuar për të gjitha partitë që të ulen në zyrën e saj për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm të ndërtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në gjashtëmujorin e kaluar, për arsyeje se ka qenë një ngërç krejt i panevojshme nga një spektër humbës i zgjedhjeve të 8 qershorit.
Në momentin që unë kam vendosur të ndërtoj koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe PDK-ja ka vendosur që ta depersonalizojë procesin në interes të vendit, ta de-partizojë në interes të shtetit. Prandaj, çështja më pak e rëndësishme është pozicionet individuale të lidershipit. Aktualisht të gjithë duhet të punojmë si një ekip i përbashkët për vendin. 


Radio Evropa e Lirë
Ju, a keni marrë ndonjë garanci që do të jeni president në vitin 2016?


Hashim Thaçi: Marrëveshja do të respektohet në tërësi. Do të punojmë bashkërisht. Tani jam i koncentruar plotësisht në angazhimet e reja qeverisëse që i kam.


Radio Evropa e Lirë
A do të thotë se do të jeni president në vitin 2016?


Hashim Thaçi: Ritheksoj, marrëveshja do të respektohet dhe është nënshkruar për t’u respektuar në tërësi. Është një marrëveshje e një besimi të ndërsjellë.
Është marrëveshje e vullnetit të mirë e përgjegjësive të ndara institucionale. Unë president kam pasur mundësi të zgjedhem edhe më herët, tri herë, por gjithmonë kam pasur kontratën me qytetarët që t’iu shërbej në kuptimin e ekzekutivit.


Radio Evropa e Lirë
Sa do të mundet kjo qeveri, të përballet me sfidat jo të pakta që ka para vetes? Keni qenë shtatë vjet kryeministër dhe korrupsioni vazhdon të mbetet një nga sfidat më serioze me të cilat përballet Kosova. Si e tillë është përmendur edhe nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit...


Hashim Thaçi: Gjatë dy mandateve të qeverisjes qe kam udhëhequr Kosovën, ekzekutivin, kanë qenë mandatet e bërjes së Kosovës së pavarur, konsolidimit të shtetit, të 108 njohjeve për Kosovën, në të njëjtën kohë fillimin e zhvillimit ekonomik. Ndërsa, tash natyrisht që ka pasur një betejë jo të lehtë kundër fenomeneve negative: korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne që në start, në këtë mandat të tretë, tani bashkërisht me LDK-në, me kryeministrin Mustafa, do të ballafaqohemi me sfida jo të lehta, në veçanti procedimin e projektligjeve që ndërlidhen drejtpërdrejt me obligimet tona që kemi para bashkësisë ndërkombëtare, formimi i Gjykatës Speciale.
Në të njëjtën kohë vazhdimi i betejës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ka qenë sfidë dhe do të mbetet sfidë edhe në të ardhmen. Por, tani me energji të bashkuara, unë kam besim që do të kemi sukses më të madh.


Radio Evropa e Lirë
Ajo e cila gjithashtu përmendet si sfidë serioze është çështja e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte. Jeni të gatshëm të ofroni bashkëpunimin e pakompromis, ashtu siç edhe është kërkuar?


Hashim Thaçi: Institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë të përgjegjshme në bashkëpunim, do t'i kryejnë të gjitha obligimet që kanë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, sa më shpejtë që zbardhen këto dyshime të padrejta në raport me Kosovën, në raport me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe individëve të saj, aq më mirë është për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, prandaj Kosova do t'i kryejë të gjitha obligimet e veta.


Radio Evropa e Lirë
Në cilësinë e kryeministrit, gjithashtu keni udhëhequr dialogun politik Prishtinë – Beograd, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Si e shihni vazhdimësinë e këtij procesi?


Hashim Thaçi: Dialogu do të vazhdojë. Do të vazhdojë implementimi i marrëveshjeve që kemi arritur në Bruksel. Është fat që edhe partneri aktual i koalicionit ka mbështetur marrëveshjen e Brukselit dhe ka votuar në Parlament, LDK-ja.
Është një sinjal i mirë edhe nga partitë opozitare që dëshironin dhe shpresonin të formonin qeverinë, që ishin të gatshme hyjnë në dialog. Kështu që tash besoj që ai zë i arsyes do të dominojë dhe do ta mbështesin këtë proces.
Pra, dialogu në Bruksel do të vazhdojë, do të arrihen marrëveshje të reja, marrëveshje për drejtësinë është në prag të finalizimit, dhe unë shpresoj që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të dinamizohet ky proces për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë - Serbi, dhe përmbylljen e këtij procesi me njohjen nga Serbia për Kosovën.


Radio Evropa e Lirë
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend, në përbërje të Listës Serbe, e shtynë fillimisht pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e Kosovës deri në, përmbushjen e kërkesave të tyre. Çfarë u keni premtuar saktësisht? 


Hashim Thaçi: Marrëveshja e arritur në mes të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe e komuniteteve tjera, janë marrëveshje transparente, të nënshkruara mes lidershipit të partive përkatëse, janë marrëveshje kushtetuese dhe ligjore, do të thotë respektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Nuk ka asgjë për të fshehur, përfaqësimi i tyre është kushtetues dhe ligjor, natyrisht si partnerë të koalicionit do të jenë në qeveri. Ju e patë edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Stojanoviq, që do të jenë korrekt dhe konstruktiv. Gjithashtu grupi parlamentar do të luajë rolin e vet në Parlamentin e Kosovës.
Pra, do të jetë një vazhdimësi e këtij partneriteti në qeverisjen gjithëpërfshirëse të komuniteteve, shumëpërfshirëse nëkuptimin politik dhe gjithëpërfshirëse në kuptimin e përfshirjes së gjitha komuniteteve.


Radio Evropa e Lirë
Ndonjë premtim i veçantë nuk është dhënë?


Hashim Thaçi: Në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, sepse nuk kemi pasur nevojë që të japim premtime që nuk dalin edhe nga kompetencat tona, por marrëveshja jonë është plotësisht kushtetuese dhe ligjore. Natyrisht, me parametrat e ndarjes së përgjegjësive politike kemi treguar një gjenerozitet por që është në kompetencën e dy partnerëve, PDK-së dhe LDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi