Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femi Cakolli:Pse dhe si sulmon babai i kombit?

Shko poshtë

Femi Cakolli:Pse dhe si sulmon babai i kombit? Empty Femi Cakolli:Pse dhe si sulmon babai i kombit?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2014 9:52 pm

Femi Cakolli:Pse dhe si sulmon babai i kombit?


Femi Cakolli:Pse dhe si sulmon babai i kombit? Largea_fehmi-cakolli1418726765


Prof. Rexhep Qosjes nuk e di se kush i pari dhe kur ia dha epitetin “babai i kombit”. Kurdo qofte e cilido qoftё ai mendoj se ai i ka bёrё dy gabime trashanike.
E para, ka njё problem historik, se babai i kombit tonё faktikisht ёshtё Ismail Qemajli.
E dyta, po qё se ky do tё ishte babai, pra ati, pyetja ёshtё cila ёshtё atёsia e tij e dëshmuar deri tani. Kush janё bijtё e kёtij ati? A ka mё shumё bij apo thjeshtёr ky baba? Morali, etikia dhe fryma e tij mё shumё flasin pёr njё njerk gjarpёrosh sesa njё qё tё ofron, tё pajton, tё ndёrton. Ky tё helmatis kurse babai shёron. Ky akuzon kurse babai falё. Ky i thirrё tё tjerёt pёr kryengritje e rrebelim kurse babai jep e sakrifikon. Ky vreros kurse babai kurajon. Ky shpalos urrejtje vazhdimisht kurse babai ka me tepri dashuri. Mirё, respekt vetëm pёr punёn e tij si historian letërsie, kritik dhe shkrimtar, por jo mё tej!
Sёrish babai i kombit goditi kёto ditё! Sa goditi z. Isa Mustafёn po aq e pati edhe me z. Hashim Thaçi. Mendoj se kёsaj here “babain plak” e idhnoi “i biri” i tij Hashimi i cili e preu nga fotoja e nёnshkrimit tё marrёveshjes sё Rambujes. Dhe pasi ndodhi kjo ky u sul ndaj Thaçit, e kur ky bёri aleancё me Mustafёn tash “babai” brofi.
Kam analizuar disa polemika dhe sulme tё tij qё historikisht Qosja i ka zhvilluar ndaj personaliteteve dhe figurave tё ndryshme shqiptare.
Qosja ka njё taktikё si i sulmon njerёzit.
Ai tё sulmon jo se çfarё ke bёrё por kush je dhe pёr kёtё nuk zgjedh, nuk tё kursen? Sulmon symbyllur – ashtu si ndёgjon ai ndoshta njё zё!
Pra ky tё sulmon edhe pse je i shkurtёr, pse je i gjatё, pse je i plotё, pse je shëndetlig, pse je shkrimtar, pse je poet, pse je prej Gjakove, pse je prej Presheve, pse je kryetar i akademisё, pse je kryetar i Prishtinёs, pse je kryetar i Kosovёs, pse je kryetar i LDK-sё, pse ke lindur nё fshat, pse je mik i njё armiku tё tij, pse nuk je mysliman, pse je pro-europian, pse je akademik, pse je kryeministёr, pse je nga veriu, pse je demokrat, pse je kapitalist, pse je djathtist.
Qosja tё sulmon pse nuk e citon atё nё studimet e tua.
Qosja tё sulmon pse nuk je si ai.
Qosja tё sulmon pse nuk e adhuron atё.
Ja pse Rexhepi ёshtё i zemёruar me Hashimin dhe e godet Isёn.
Soll tё sqarohemi se as Isёn e as kёtё qeveri nuk jam duke e mbrojtur se vërtet asgjë s’e kanё ba fet, por t'i presim pak!
Paramendoni sikur Isa Mustafa, kryeministri i Kosovёs, do tё ishte takuar me imamin Shefqet Krasniqi, i akuzuar pёr nxitje tё urrejtjes ndёrfetare dhe nxitje tё rinisё kosovare nё aktivitete terroriste - çfarё do tё shkruante pёr tё prof. Qosja, babai i kombit?!
Viteve tё fundit me qindra e qindra problem morale, sociale, politike, kulturore e nacionale kanё ndodhur nё vendin tonё e profesorit, babait, akademikut, nuk i ёshtё dёgjuar zёri, por kur iu pre fotoja nga Marrёveshja e Rambujes prej Hashimit – duket sikur e hallakatёn - dhe tash rri pip! Pse?
Sepse nuk i do bijtё e vetё qё tё jenё tё lumtur por i thёrret ish-veteranёt, ish-luftёtarёt, ish-studentёt dhe rininё tё ngriten mё kёmbё, pёr kryengritje, qё ta rrёzojnё qeverinё.
Babai???!
Eh, babё he!!!?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi