Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imeraj: “Babai i kombit” Qosja, edhe ju i dënuat demonstratat e vitit 1981

Shko poshtë

Imeraj: “Babai i kombit” Qosja, edhe ju i dënuat demonstratat e vitit 1981 Empty Imeraj: “Babai i kombit” Qosja, edhe ju i dënuat demonstratat e vitit 1981

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 22, 2014 8:27 pm

Imeraj: “Babai i kombit” Qosja, edhe ju i dënuat demonstratat e vitit 1981


Imeraj: “Babai i kombit” Qosja, edhe ju i dënuat demonstratat e vitit 1981 Largea_shkodranimeraj1418590306
Historiani Shkodran Imeraj ka reaguar pas komenteve të Rexhep Qosjes ndaj kryeministrit Isa Mustafës.
Imeraj përmes një statusit në Facebook ka thënë se në pranverën e vitit 1981 gjatë kohës që ishte Drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës kishte reaguar ndaj demonstratave të saja kohe.

“Unë nuk di se pse Akademik Rexhep Qosja reagon ndaj Akademik Isa Mustafës, kur dihet së vete ai “babai i kombit”, kur ishte Drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, kishte reaguar ndaj Demonstratave të vitit 1981.
Në pranverën e vitit 1981, siç dihet në Kosovë shpërthyen demonstratat kundër pushtetit serb. Ishin shumë institucione, personalitete politike e akademike si dhe ishin prisit e disa institucioneve shkencore që i dënuan këto demonstrata. Faqe të tera të gazetës “Rilindja” u mbushën me shumë tituj e me reagim kundër demonstratave.
Në mesin e telegrameve që dënonin demonstratat ishte edhe telegrami i punëtorëve të Institutit Albanologjik në Prishtinë, ku në krye të këtij institucioni shkencor qëndronte Prof. Dr. Rexhep Qosja. Ndër të tjera në këtë telegram thuhej : “I dënojmë demonstratat armiqësore në Prishtinë dhe në disa qytete të Krahinës dhe i përkrahim masat e ndërmarra në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve të tjera në fuqi për sanimin e gjendjes së krijuar dhe për ruajtjen e vëllazërimit të kombeve e të kombësive, si frytin më të çmueshëm të revolucionit tonë socialistë....”. për me shumë mundë të verifikohet në : Arkivi i Kosovës, Fondi : Gazeta “Rilindja”, 8 prill 1981, f.3.
Akademik Qosja, trusu se nuk je as ti pa të liga në veprimtarin tuja sikurse Akademik Mustafa”, thuhet në postimin në profilin zyrtar të historianit Shkodran Imeraj./A.M



Imeraj: “Babai i kombit” Qosja, edhe ju i dënuat demonstratat e vitit 1981 Qosja-demonstratat
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi