Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani:LETËR ATDHEUT (Pamflet)

Shko poshtë

Kadri Mani:LETËR ATDHEUT (Pamflet) Empty Kadri Mani:LETËR ATDHEUT (Pamflet)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 11, 2009 1:58 pm

Kadri Mani:LETËR ATDHEUT (Pamflet) U1_KadriMani

LETËR ATDHEUT
(pamflet)




Nga Kadri Mani



Në Banhof fjalët e njanit, pordha kali në derë të hanit!


Nuk e di se kush ka thënë: më duaj kështu të ndytë, se kur jam i pastër, më do çdokush!? Dhe unë nuk di në është kjo thënie filozofike apo idiotike: përse u ndyva përderisa isha i pastër!?

Do të burgosur- të flamosur! Fiq për miq e miq për fiq! A-ka-dem-iku s‘ia qëllon hiç! Do udbasha, do lalasha! Do drejtorë e do horra!

Isha dreni kërcimtar: kisha forcë e kisha orë, me shumë shokë, mal me borë! Mal me borë e fushë me lule, jam bërë dreq i keq me cërule! Dje Atdheun e dëshiroja të çliruar, sot nuk di as ndiej në është fare i robëruar!

Gruaja më thotë se jam bërë-buf! Goca më thotë se jam bërë-hut!- çuni më thotë: Babi, mos ha mut!

Isha hardhi, isha përpajnë, sot sarhosh me shampanjë! Dal në Banhof i bërë dhogë, a të marr a të mos marr-drogë!? Të çoroditëm deri në fund, të mos më njohin as në katund! Të mos më njohin as në qytet, të më duket vetja mbret! Ani se jam pleh kakërdhish, tamam si do kryetarë partish! Agallarë e pashallarë, do evropiançe do me shallvare! Janë nda n‘fe, në ideologji, ca bartin plisa e ca shami! Unaza n‘duar, unaza n‘vesh, e rreth qafe nga një kërpesh! Ca bartin mjekra e ca mustaqe, do të pafytyrë e të pafaqe!

Por ka disa që më duan, edhe shpesh më afruan: hajde- më thonë- se po të bëjmë- shef, as më vërejnë se jam bërë-def! Jam bërë def e jam bërë tapë, idiot pa cipë pa napë! Pa pikë yndyre, pa komb, pa fe, atdhe quaj një traktor- dhè! Atdhe quaj livadhin tim me bar: nuk më intereson në jam atdhetar apo tradhtar!?

Po mileti si mileti: i gjerë e i gjatë- vetë deti; sërish do të më ambientojë, të mos më vë kurrkush në lojë; të mos më marri pusi as uji, të mos më shkelë e përbuzë i huaji? O milet o thi milet: eja në vete e bëre dert, a po të vyejnë do ushtarë apo sikur unë do gomarë!? Fshati digjet, kurva krihet: milet mendja nuk të piqet!?

Lëri pordhanët e hajvanët, shtrëngo frerët e pajvanët! Shtrëngo çizmet e opingat, lëri llafet e intrigat. Lëre Revolucionin e Vonuar Demokratik, orët e fundit të bëjnë tak-tik! Dy mijë të vrarë, dy mijë të plagosur, atdheu-pupulli ngel me zemër të sosur. Vijnë të huaj na shesin mend, mileti jonë trullosur-çmend! Refugjatë në krah me bagazhe, politika bën reportazhe!

Shtyhen me bërryla, numërojnë paratë, ndërrojnë kostumet sikur edhe gratë! Ndërrojnë këmisha e kravata, kush s‘brengoset për krajata! Pushimore e riviera, pa shamatë e pa potera! Llafekotë ndër shtrojera! Dhe duke pirë kos, me fjalë të mëdha rrahin gjoks! Në emër të popullit: pinë raki e bëjnë orgjì!

Unë jam Gogu-Demagogu! Por jam dhe Fençi-Kalafençi! Jam Arushi e Kurrkushi! Porse unë jam si jam: Atdhe mbahu se unë nuk jam! Në daç bërtit në daç kërcit, në mua më mos llogarit! Zemra të koptë e bën-of! Unë përfundova në Banhof! Mjaft ia thash terezisë, kutit, tentova t‘i fus parfum- mutit! Dje-pardje trenoja shtetin, kurse sot trenoj miletin!

Mjetet e informimit gumëzhijnë: thonë se do të vijnë të na sulmojnë do-Ufa! Djemtë tanë nëpër- pufa! Nëpër pufa e harrema, të kapur keq si peshq në karrema! Mbi kokë grumbull më rrinë punët, ndërsa jam duke kruar hundët! Jam fundosur, kam sharruar thellë në kacë, jam rrëgjuar e bastarduar deri në palcë! Me kulaç e pa kulaç, dje atdhetar e sot rrugaç!

Në xhep s‘kam asnjë pare, zotëri, ma fal një cigare!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi