Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qazim Bajgoraliu:TË GJITHË RUGOVISTËT E VËRTET, KAN PËR OBLIGIM, LARGIMIN E MBETURINËS MILLOSHEVIÇIANE NGA KREU I LDK-së

Shko poshtë

Qazim Bajgoraliu:TË GJITHË RUGOVISTËT E VËRTET, KAN PËR OBLIGIM, LARGIMIN E MBETURINËS MILLOSHEVIÇIANE NGA KREU I LDK-së Empty Qazim Bajgoraliu:TË GJITHË RUGOVISTËT E VËRTET, KAN PËR OBLIGIM, LARGIMIN E MBETURINËS MILLOSHEVIÇIANE NGA KREU I LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 26, 2014 11:22 pm

Qazim Bajgoraliu:TË GJITHË RUGOVISTËT E VËRTET, KAN PËR OBLIGIM, LARGIMIN E MBETURINËS MILLOSHEVIÇIANE NGA KREU I LDK-së 10888395_383058891856002_6062637644306991710_n



Qazim Bajgoraliu


Me shkas, në përvjetorin e 25 të themelimit të LDK-së


TË GJITHË RUGOVISTËT E VËRTET, KAN PËR OBLIGIM, LARGIMIN E MBETURINËS MILLOSHEVIÇIANE NGA KREU I LDK-së


Sot, një çerek shekulli më parë, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës, si alternativë, për rezistencë politike aktive, kundër politikës hegjemoniste Milloshiviçiane. Të gjithë ata, të cilët nuk pajtoheshin dhe nuk iu nënshtruan kësaj poltike represive, e mirëpritën dhe iu bashkangjitën formimit të kësaj Lëvizje të udhëhequr nga presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili nuk erdhi rastësisht në krye të LDK-së dhe i cili u mirëprit nga populli i Kosovës, sepse ishte bërë i njohur me përcaktimin dhe deklaratat e tijë kundër Serbis dhe regjimit Milloshiviçian, të instaluar në Kosovë nëpërmjet ekzekutivit të Rrahmon Morinës, të udhëhequr nga Jusuf Zejnullahu, e, në përbërjen e të cilit ekzekutiv, ishin shumica, që kishin arsyetuar suprimimin e autotnomisë së Kosovës dhe kishin ndihmuar instalimin e pushtetit Millosheviçian. 
Unë, e besoj se edhe mijëra anëtarë të tjerë të LDK-së, të cilët për të gjitha këto vite, punuan dhe ndihmuan presidentin Rugova dhe LDK-në, për të realizuar Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, kishim ballafaqime të lloj-llojshme dhe ndër ballafaqimet më të rënda ishin me ata, që, punën tonë, djersën tonë, të dedikuar për isntitucionet e Kosovës, e keqpërdorën Bujar Bukoshi, Isa Mustafa e Xhafer Shatri, (dy ministrat tjerë që kishin mbetë pa u dorëhequr, Muhamet Bicaj e Halit Muharremi, ishin vetëm sa për sy e faqe) dhe vunë në dispozicion kundër presidentit Rugova, për ta shantazhuar, për ta bllokuar, për ta penguar dhe për ta nënshtruar para tyre. 
Unë dhe të gjithë ata anëtarë dhe veprimtarë të LDK-së, që punuan në këto vite të rënda për popullin tonë, kundër regjimit Millosheviçian dhe kundër këtyre bllokuesve e keqpërdoruesve, kan për detyrë që, edhe në këtë çerek-shekulli të formimit të LDK-së, të punojmë për largimin e të gjithë atyre që punuan kundër Presidentit Rugova dhe të punojmë për largimin mbeturinës Millosheviçiane që po udheheqë LDK-në.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi