Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi

Shko poshtë

Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi Empty Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 27, 2014 12:38 am

Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi
Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi 562X31582_1


Një grua shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Malin e Zi, ndërsa rreth 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur.


Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orën 18:00 mes Tivarit dhe Ulqini ndërsa autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në vendin e quajtur Ura e Mërkotit. 6 prej tyre ndodhen ne gjendje te rende.
 
Sipas mediave malazeze, në autobusin me targa shqiptare AA 58 1 JX udhëtonin 53 persona.  Ndërsa, shqiptarja.com, duke u thirrur në burime të saj thotë se të aksidentuarit që kishin vizituar Dubrovnikun (Kroaci) për festat e fundvitit (Krishtlindje), po ktheheshin në Shqipëri.
 
Autobusi me shqiptarë është aksidentuar rëndë, saqë policia e ka pasur të vështirë të nxjerrë në kohë të shpejt udhëtarët e lënduar, pasi shumë prej tyre kishin mbetur të bllokuar. 30 prej shqiptareve janë nxjerre nga autobusi nga forcat zjarrfikëse dhe banoret e zonës.
 


Të lënduarit lehtë janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa të plagosurit më rëndë janë dërguar në qendrën spitalore në Podgoricë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.  Shërbimi Zjarrfikës dhe specialistë të qarkullimit ndodhen në vendngjarje dhe pritet të zbardhen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./standardi.eu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi