Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli:Ftesë një miku !

Shko poshtë

Musa Jupolli:Ftesë një miku ! Empty Musa Jupolli:Ftesë një miku !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 28, 2014 2:40 am

Musa Jupolli:Ftesë një miku ! 487639_4709006851218_865922855_n

Musa Jupolli

Ftesë një miku !

I dashur mik,

Nga ajo ditë që shprehe dëshirën t'më vizitosh në Dardaninë time, ndihem sa krenar dhe i lumtur aq edhe i brengosur.
Krenar dhe i lumtur me bukuritë e vendit tim, me Mesianën time (llapin) natyra e së cilës të mahnitë me bukuri, ai Liqeni i Batllavës pamje poetike!
Me Dukagjinin, ,Peja e Deçani , atje Rugova në madhështinë e vet, atje ku zogjtë këndojnë me nota t'akorduara!
Me Karadakun e breg-maleve që hyjeshojnë dhe ushqejnë ndjenja!
Me Prizrenin, qytet me një sharm të pa parë, frymëzimi ynë për Bashkim kombëtar, pasi që ti e di dhimbjen tonë, n'ato ndarje që na u bënë!
Me një udhëtim në Gjakovë ku ka poetë e merr frymëzim!
Me Drenicën dhe këngët kreshnike që kanë të tërë një histori!
Me liqejtë e Mirushës, si duket edhe zanat lahën aty, aty tej-mëndafshe duken hyjneshat në vallzim !
Me Prishtinën e Rinisë , që diku tjetër nuk mund ta gjeshë, ajo pamje e mveshur fytyrash të nurshme që mahnitë!
Mik i dashur, po, po të pres edhe me shumë brenga, se këtu do të gjeshë "llafosje të mëdha politike, varfëri e pa drejtësi të mëdha, mbi të gjitha humbje shprese.Një pjesë e njerzëve të pa skurpullt ,flitet për një dhjetë përqindshin, të pasuruar në kurriz të popullit, pastaj këtu do të vresh edhe "mjekrrosha" të pa krehur, ata veq sa rëndojnë dhe ndrydhin çdo damar të vendit tim, quhen"fetarë" çka unë nuk u besoj fare, nuk u besojnë as shumica e popullit tim, po ata janë dhe bëjnë punën e djallit për t'ia mveshur Atdheut tim të zezën!
Miku im shumë i dashur, të lodha me dobësitë tona, po ne kemi edhe poetë të mirë, shkrues me emër të njohur në mbarë botën, ne kemi edhe Lasgush Poradecin që sot ka njëqinepesëmbdhjetëvjetorin e lindjës, pastaj këtu flitet edhe për Ali Podrimjen që ti vetë e ke njouhr dhe e njeh vargun e tij ,ishte edhe mik i imi dhe i të gjithëve! 
Mik i dashur, me vete merr vetëm fletë-shkrimi, të tjerat i kemi këtu në modestinë dhe fisnikërinë tonë, sa për ushqimoret mos u brengos bukë gatua në zjerm shpirti, ndonjë fli e lëng të njelmtë sa për apetit, po edhe raki shtëpie kemi!
Miku im shumë i dashur, Dardania do të pëlqej sa s'bëhet më, po të pres me pa durim, të pres edhe me një lot në sy që ti s'do të ma vreshë !



I juaj Musa Jupolli, Dardani !


Musa Jupolli:Ftesë një miku ! 10849859_10205693872694176_5785551745670960940_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi