Po digjet trageti me 466 pasagjerë, afër ishullit të Korfuzit
Faqja 1 e 1

Pasagjerët, të cilët telefonuan stacionet televizive greke, dhanë dëshmi dramatike të kushteve në të cilat ndodhej trageti, i cili mori flakë rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale, pasi ishte nisur nga Patra, në perëndim të Greqisë, drejt qytetit italian të Ankonës.
“Ata po përpiqen të ulin disa varka shpëtimi, por jo të gjithë pasagjerët mund të hipin mbi to. Nuk ka aspak koordinim”, tha një prej të rrezikuarve. “Është errësirë, ndërsa fundi i tragetit është përfshirë nga flakët. Ne jemi në pjesën e përparme, pamë një varkë që po afrohet... hapëm disa kuti të ndihmës së shpejtë dhe morëm disa jelekë shpëtimi, po përpiqemi të shpëtojmë veten”, janë disa nga komentet e raportuara në lidhje të drejtpërdrejtë me televizionet greke.
Ende është e paqartë nëse ka pasur ndonjë viktimë nga ky incident, apo nëse ndonjë prej pasagjerëve është hedhur në ujë, aty ku temperaturat e ftohta të dimrit do ta bënin thuajse të pamundur mbijetesën, nëse ndihma nuk do të vinte me shpejtësi.
“Norman Atlantic”, trageti që mbante 222 mjete, 411 pasagjerë dhe 55 persona ekuipazhi, ishte rreth 44 nyje detare në veriperëndim të ishullit të Korfuzit, kur dërgoi sinjalin e shqetësimit me nisjen e zjarrit në pjesën e fundme të tij, njoftojnë Rojet bregdetare greke.
“Trageti është ende duke u evakuuar”, thotë një zyrtar për “Reuters”, duke shtuar se 130 persona janë transferuar nga një varkë shpëtimi drejt një anije konteinerësh, e cila ndodhej aty pranë kur ra zjarri, ndërsa të tjerë janë ende në pjesët më të larta të tragetit.
Zyrtarët thonë se autoritetet italiane dhe ato shqiptare po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit, që po zhvillohet në kushte tepër të vështira për shkak të erërave të forta. 7 anije të tjera u gjendën në zonën në fjalë dhe helikopterë shpëtimi të ushtrisë greke u ngritën në fluturim, por edhe një avion “C-130” për mbështetje kërkim-shpëtimi u dërgua në vendngjarje. /Top Channel/
Pasagjerët kërkojnë ndihmë: Nëse nuk digjemi, do vdesim nga i ftohti
Një pasagjer i "Norman Atlantic", i cili ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes përmes një lidhje telefonike për Tv grek "Mega", ka rrëfyer atë çfarë ka ndodhur në det të hapur.
"Këpucët tonë nisën të zhyteshin ndërsa ishim në zonën e recepsionit", është shprehur ai.
Ndërsa të tjerë, në lidhje telefonike me media të ndryshme në Greqi dhe Itali, kanë kërkuar ndihmë duke u shprehur se nëse nuk do të digjen do të vdesin nga të ftohtit.
Zjarri në garazh ka provokuar nxjehtësi shumë të madhe në të gjithë anijen, por anëtarët e ekuipazhit bëjnë të ditur se zjarri është nën kontroll. Ka versione të ndryshme mbi numrin e personave në bord.
Sipas autoriteteve greke në Athinë në traget ishin 478 persona, 268 nga të cilët ishin me origjinë greke, përsa i përket pjesës së ekuipazhit ata deklarojnë se ishin gjithësej 56, 34 grekë dhe 22 italianë. /albeu.com/
10:57 - Porti i Vlorës ka mësuar rreth orës 07:05 minuta për shpërthimin e flakëve në anije rreth 13-15 milje nga Sazani, por për shkak të detit të trazuar thuhet se nuk kanë pasur mundësi të shkojnë të japin ndihmë.
Ja informacioni:
Ora 07:05 - Njofton QNOD ne kapitenerine e Portit Vlore se nje Roro me emrin Norman Atlantik ka marre flake rreth 13 -15 milje nga Sazani.Kane mbritur anije Greke per dhenie ndihme.(.Flamuri Italian, destinacioni Igumenice – Ancona.).
Ora 07:10 - U njoftua Kapiteni i Portit Vlore Dhionis Andoni si dhe Salla e Kufirit Detar Vlore i cili me thote se kam marre info nga QNOD.
07:25 - U komunikua me pergjegjsin e Rimorkjatoreve Z. Luan Kore per mundesine e dhenies se ndihmes. Me thote se forca e detin nuk me favorizon per dalje.
07:30 - Sinoptika ne kanalin e Otrantos : Era JJP 17-20 m/s, deti 7-8 balle.
07:42 - Njoftova Kapitenin e Pergjithshem Z. Hysni Oruci mbi kete situate.
07:55 - Roro Norman Atlantik ndodhet : 40 19 v, L19 02,04 L.
Anijet e dhenies se ndihmes: Anije Konteniere1. Spirit of Pireaus. 2. Cruise Europa (Roro) dhe po afrohen shume anije te tjera ne dhenien e ndihmes. Me respekt : Genci Hasanaj.
09:25 - Incidenti me tragetin e linjës Igumenicë-Ankona ka ndodhur rreth 22 kilometra larg Vlorës, shkruan "Corriere della Sera", e cila vijon më tej se flakët kanë përfshirë anijen kur ajo ndodhej në ujrat territoriale greke, ndërsa "Zougla" greke shkuan se ka ndodhur në ujrat territoriale italiane.
Për shkak të kushteve të këqija të detit, rezulton shumë i vështirë transferimi i pasagjerëve nga varkat e shpëtimit në bordet e anijeve greke që kanë shkuar në ndihmë.
Sipas mediave greke disa nga varkat e shpëtimit janë shkatërruar nga varkat ndërsa disa helikopterë të marinës greke janë në pritje për tiu afruar tragetit me qëllim që të mund të shpëtojnë pasagjerë të tjerë. /albeu.com/
Një përpjekje forcash ndërkombëtare nisi mes erërave të forta, pasi një traget makinash me 466 pasagjerë dhe ekuipazh u përfshi nga flakët, sapo ishte nisur prej Greqisë me destinacion Italinë. Lajmi njoftohet nga zyrtarë grekë këtë të diel, ndërsa thonë se ishte kapiteni ai që urdhëroi evakuimin e tragetit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi