Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare!

Shko poshtë

Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! Empty Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 30, 2014 10:28 am

Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare!

Dhjetor 28



Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! Luan-Dibrani-300x300
Luan (Asllan) Dibrani
Shoqata Kulturore Artistike”Jehona Shqiptare” është një shoqëri që ka grumbulluar artistet ,valltaret ,këngëtaret ,dramaturgët dhe recitatorë ma të mirë të Shqipërisë. Organizon aktivitete që i përkasin të gjithë shtresave dhe moshave duke ruajtur tradicionalen shqiptare.
Shoqata Kulturore Artistike”Jehona Shqiptare” është themeluar në vitin 2007, ku për gjitha këto vite kanë dhënë koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Kujtimi më mbresëlënëse është që SH.K.A”Jehona Shqiptare” me Trupën e saj më prestigjioze në Shqipëri kanë dhënë të parin në Tiranë me rastin e” Pavarësisë së Kosovës” martire,kur hyni në Nato Shqipëria,për 100 vjetorin e Pavarësisë në pallatin e Kongreseve etj.
Me kryetaren zonjën Zamira Korançe e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”   patëm rastin të takohemi në turneun e saj në Evropë në qytetin e Shtutgardit   në Gjermani. Mësuam shumë gjëra mbi kulturën, artin dhe   synimet   e kësaj shoqërie që t’i thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës ,Maqedonisë, Malit të zi,Turqisë, Athinës   dhe Diasporës Shqiptare!
-Zonja Zamira Korançe një grua modeste   me një kulturë të lartë, po me një shpirt dhe zemër të thyer për çalimet e     kombit shqiptar   në fushën politike atë të kulturës dhe atë ekonomike biseduam gjerë e gjatë,por kësaj here qëllimi ynë ishte të përqendrohem   në prononcimet e saj lidhur me SH.K.A”Jehona Shqiptare” ,për planet, projektet dhe synimet e saj.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT



Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” është e motivuar të zhvillojë dhe organizojë veprimtari të gjëra, të cilat në thelb kanë identitetin kulturor kombëtar ndaj të gjithave krahinave ku flitet,aktrohet dhe interpretohet shqip.
Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! 135-680x383
Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! 210-680x383
Pamje nga Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” ne koncertet paraprake
Këto veprimtari ju përkasin të gjitha moshave duke filluar të artistët talent të rinj e deri të ata më mosha më   të mëdhenj.
“Jehona Shqiptare” e bën të besueshëm veprimtarinë e sajë, bazuar në figurat e njohura të “Artit dhe Kulturës Kombëtare”, me interpretues të mirëfilltë të këngës, valles, fjalës artistike të artit nacional nga mbare vlerat e saj në zhanret e ndryshme si më poshtë:
-REALIZUESIT E KËTIJ PROJEKTI JANË ARTISHTËT MA TË MËDHENJË TË SHQIPËRISË :
Ø  Margarita Xhepa(Kryetare e Trupës-Artistike.)
Ø  Reshat Arbana     (N\Kryetari Trupës- Artistike)
Ø  Arben Sinoni (Drejtor Organizativ- artistike)
Ø  Bujar Asqeriu       (Udhëheqës artistik- skenarist)
Ø  Zamira Korançe (Njëkohësisht producente e projektit)
Ø  Bashkim Abdulli       (Skenist )
Ø  Jorgo Papinxhi     (Regjizor-Kompozitor)
PJESËMARRËSIT KËNGËTAR DHE INTEPRETUES GJIGANTË ARTISTË SHQIPTAR:
Pjesëmarrës, këngëtarë e artistë të tjerë nga më të njohurit e skenës dhe ekranit, gërshetuar me brezin e ardhmërisë, si:
Margarita Xhepa, Artiste “MBRETËRESHË”e Kinematografisë Shqiptare “NDERI I KOMBIT”.
Artiola Toska, mjaft e njohur brenda dhe jashtë vendit, sidomos me zhanrin e Shqipërisë së mesme.
Preg Mrisha, këngëtar brilant, Profesor i Artit dhe i Kulturës Shkodër.
Dava Gjergjikëngëtare e trevave të veriut ,e folklorit Shqiptar Mirditor.
Mirush Kabashi, mjeshtër i madh i skenës e Kinematografis Shqiptare”NDERI I KOMBIT”
Reshat ArbanaNjë ndër aktorët më brilantë të dramës e filmit, i njohur si një ndër artistët më të dalluar të çështjes shqiptare, i mirëpritur në Diasporën Shqiptare ”NDERI I KOMBIT”.Liljana Kondakçi këngëtare e shume dekadave te kenges popullore dhe të lehtë shqiptare.
Irini Qirjako,këngëtare ,Brilante Bilbili i zhanrit Polifonisë Labe 100% MJESHTËR E MADHE.
Sabaet Vishnja,   këngëtare Bilbili e këngëve popullore Shkodrane.
 
Krahas këtyre gjigandëve të kombit prezantojmë edhe tjerët artistë të rinj talent si:
1.     Zamira Korançe (Producente)
2.     Zef Bega (Bilbili këngës popullore )
3.     Blerta Bulica (Këngëtare e re)
4.     Teuta Skrapari (Këngëtare e Jugut)
5.     Elidona Lamnica (Koordinatore e spektaklit)
6.     Eqerem Tuga (President   i Ansamblit ”SHQIPONJA” )
7.     Adrian Abdulli (Projekorist i Arti Grafik
8.     Shyhrete Beluli (Këngëtare popullor )
9.     Poni Këngëtare Popullor Vlorniate
10. Elisabeta Marku (Këngëtare SHKODRANE)
11. Arben Sinani (Këngëtar Shqipris Mesme)
12. Erisa Dragoshi ( Këngëtare)
13.  Dylbar Abdulli (Tastjerist dhe Këngëtar Matjanë)
14.  Rexhep Çeliku (Korograf vallëtar e Ansamblit shtetit)
15.  Lili Cingu(Korografe Valltare Asamlit popullor )
16.  Eli Fara (Kèngètare e Princesha e zhanrit serenata Korçare)
17.  Eli Fara (Kèngètare e Princesha e zhanrit serenata Korçare)
18.  Rexhep Çeliku (Valltar i Ansamblit popullor)
19.  Ylli Bako (Kengetar)
20.  Valbona Peraj(Kèngètare) Super ARBNORE.)
21.  Silvana Brace (PREZANTUESE)
22.  Bujar Asqeriu ( Skenarist-Prezantuese)
22.Drande Xhaj (Humoriste)
23.Edmond Halili (Humorist)
24.Roela Demleka(GRIMJERE)
25.Ilia Terpini(Fotoreporter)
Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! 3-593x680
Pjesëmarrës në turnetë e ndryshme në prezantimin e tyre në koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këngëtarë dhe e artistë   shqiptarë nga më të njohurit e skenës dhe ekranit, gërshetuar me brezin e ardhmërisë.
-SHKA ”Jehona Shqiptare” ka si qëllim që Kultura Artistike Kombëtare të jetë gjithmonë në pikësynimin e vlerave të bukura që ka trashëguar kombi ynë brez pas brezi. Shoqata Kulturore Artistike ”Jehona Shqiptare”që nga Viti 2007 ka dhënë shfaqje e realizuar Festivale brenda e jashtë vendit,ku ka synuar të ruaj me fanatizëm vlerat e artit kombëtar mbi temat e tradicionales shqiptare shqip për çdo grup-moshe interpretuesish.
Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! 212-680x452
Pamje nga koncertet e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”dhe shfaqjet dramatike.
Zamira Korançe gjatë   bindës na thotë se SHKA ”Jehona Shqiptare” vetëm në këtë vit kanë dhënë koncerte në të gjitha qytetet e Shqipërisë për fëmijët jetim, ku kemi dhuruar dhe Abetare e 1 Qèrshor por dhe në katër shtete kemi shoqëruar Valltarët e Kombëtares tonë si me 16 Prill në Sarkarja në Turqi,përsëri me 6 Korrik 2014 në Bursa,me 3 Shtator në Spanjë,me 17 Tetor në Mal të Zi,dhe me 24 Tetor në Bullgari ku kemi marrë çmimin e I-rë ,kurse koncert kemi bërë në Shkodër me 17 Dhjetor, me 24 dhjetor në Tiranë kushtuar krishtlindjeve “EXPO CENTRE” për   25 dhjetor prapë kanë qenë me një koncert të madh në një lokal të Tiranës.
-Pastaj zonja Zamire thekson “Jehona Shqiptare” organizon “Festivalin e Talentëve të Rinj mbar Kombëtar” ku do nisi me jurinë që në janar 2015-ës.
Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! 137-680x451
Pamje dalë me 31 Korrik 2014 në Burrel(Mat) me kryetaren e Bashkisë së Burrelit z.Adelina Farrici ,Producente e Trupës”Jehona Shqiptare”.z.Zamira Korançe dhe Znj:Margarita Xhepa “Mbretëresha e Kinematografisë Shqiptare dhe ”Nderi i Kombit”.
Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! 213-680x510

Silvana Braçen me veshje Kombëtare Leonardo Korançe, ku e ka recituar në Shkodër me 17 Dhjetor 2014 gjithë spektatorët janë ngritur nè këmbë duke e duartrokitur se ishte i vetmi talent vogëlush që ka interpretuar në “Muzeun Historik Kombëtar” në sallen”UNESCO”Tiranë, dhe në Shkodër me poezinë “FLAMURI KUQ E ZI”…!
FLAMURI KUQ E ZI…!
O,Flamuri Kuq e Zi,
Në dorën e shqiptarit rritesh,
Kurë vdes njeriu i shtrenjtë,
Në gjysmë shtizë valëvitjesh.

Kur Shqipëria ka ndeshje,
Kush e e kush çohet në këmbë,
Për Ty Flamur Kuq e Zi,
Duke kënduar Hymnin Tuaj.

Për Flamurin Kuq e Zi,Betohen,
Kosovë,Çamëri për Një Shqipëri,
Gjithmonë po njësoj do vulvitesh Ti..
O,Flamuri Kuq e Zi..!
Juria e Festivalit për Talentët e Rinj Mbarë-Kombëtar do jenë:
1-Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”
2-Besim Zekthi e Aida Gjini(Koreografe të valltarëve).
3-Edmond Zhulali (Mjeshtri i madh i Interpretuesve Këngëtar 100% Shqip).
4-Bujar Asqeriu Mjeshtri Madhè(Prof. Dramaturg –Recitale ndaj talentève të rinj.)
5-Myfarete Laze Mjeshtre e Madhe (Juri e Interpretuesve të muzikës së lehtë shqiptare)
6-Silvana Braçe Prezantuese e Festivaleve dhe (Mbretëresha e buzëqeshur e ekranit pran TV-ve)
7-Zamira Korançe Kryetare e SH.K.A”Jehona Shqiptare”Producente e Festivalit 2015″
Do përzgjedhim artistët për në finale, ku do të jetë Finalja me 1 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë 2015.
Koncerte në vazhdim do të ketë në   Turqi tek shqiptarët tanë si dhe 2 festivalet e valleve Kombëtare në Kanada. Kam nënshkruar një   kontratë me Londrën jam në bisedime për okej thekson ndër të tjera zonja Zamira Korançe.
Ju sjellim një poezi kushtuar “JEHONA SHQIPTARE” nga vet Zamira Korançe:
JEHONA SHQIPTARE TRIUMFON…
1
Jehona Shqiptare triumfon ,
me krah hapur si shqiponjë,
Troket në familjet e tanë Shqiptarëve me alegri,
Nga Presheva në Prevezë,
nga Ilirida në Mal të Zi,troket Jehona Shqiptare,
shtëpi në shtëpi.
2
Troket Jehona Shqiptare me Artin shërues 100% Shqip ,
Pa dallim moshe race dhe feje….
Me artin jehonë e me krahë shqiponjë,
Frymzon bijnt e atdheut,kudo në botë,
Me Artin e paqes e me alegri ju shëron shpirtin,
Ju ofron pranë shpirtit Atdheun e Trojet Shqiptare.
3
Jehona Shqiptare ju dërgon me krahët e Shqipes,
Amanetin e Nënës Shqipëri,e t’parëve tanë…
Kudo që ju jetoni në botë o bashkëatëdhetar,
Amanet vendlindjen tuaj,
Gjakun e derdhur për trojet e vyera mos e harroni kurrë,
Gjuhën e bukur Shqipe ta ruani me shejntësi,
O bij e bija të Arbrit e Nënës Shqipëri.
Nga :Zamira Mira Korançe Tiranë,

Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare! 138-680x566

Pamje nga koncerti i fundit nga Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” me 25.12.2014 ne Tiranë,prezent ishte edhe kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama.
Projekti sipas programit që shihet ngulmon mbështetjen e gjithë shqiptareve në botë nga e cila   duhet të merrni parasysh mesazhin tonë dhe ndihmojeni projektin e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” për realizimin e shfaqjeve prestigjioze që duam ta realizojmë në shtetin ku jetoni.
I bëjë thirrje   gjithë Diasporës shqiptare që të përfitojnë nga rasti ta kthejmë sadopak vlerën ,artin dhe kulturën shqiptare në   zemrat tona . Ti lëmë ato koncerte qe nuk ju ngjajnë koncerteve të mirëfillta artistike , as me vlerë as me kulturë qe dominon   ma shumë jo vlera dhe komercializmi nga njerëz jo kompetent dhe të pa përgjegjshëm deri me sot. Emigrant shqiptar , kudo që jeni në emrin e Trupës Artistike nga SHKA “Jehona Shqiptare” ju urojmë Gëzuar festat e fundvitit dhe suksese për vitin tjetër 2015. !
Për fund ju sjellim mesazhin dhe thirrjen   nga kryetarja në emrin e Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” Zonja Zamira Korançe për kontakte me komunitetin shqiptar në Diasporën shqiptare. Ju prezantojmë edhe numrin e telefonit dhe Email-adresën si më poshtë.
Ju mirëpresim.
Me respekt nga kryetarja e “Shoqatës Kulturore Artistike Jehona Shqiptare”
Zamira Korançe dhe Producente  e Trupës. Komunikimin mund ta keni në tel Cel. :

00355 692130594 ose 00355 27 53 265   dhe jehonashqiptare@hotmail.comdhe
Znj:Margarita Xhepa Kryetare e Trupës”Jehona Shqiptare”Tiranè.
Reportazh-Projekt për Shoqatën Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”në Tiranë
Nga Asllan Dibrani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi