Sylejman Aliu: Në shenj kujtimi për poetin e ndjerë, Abdullah Konushevci
Faqja 1 e 1
Sylejman Aliu: Në shenj kujtimi për poetin e ndjerë, Abdullah Konushevci
Sylejman Aliu: Në shenj kujtimi për poetin e ndjerë, Abdullah Konushevci
Shënimet, më 21 prill 2013, në orën 12:01
Deklaratë e lexuar në Kuvendin “zgjedhor” të Lidhjes së Shkrimtarëve
Abdullah Konushevci
Të dashur shkrimtarë dhe sishkrimtarë. Më falni, se në këtë sallë nuk shoh mbi dy-tri autoritete letrare, por shoh shumë, shumë sishkrimtarë. U bë shkokëzimi i LSHK, një ëndërr kjo e të gjithë armiqve të shqiptarëve.
Ky shkrim ndoshta do të duhej të kishte titullin ana tjetër ose ana e errët e Demaçit, por mbasi këtu bënte pjesë nënkryetari dhe sekretari i tij, i cili qe për dymbëdhjetë vjet sekretar e nënkryetar, kurse në këtë ‘kuvend’ u zgjodh përsëri anëtar i Kryesisë së LSHK, nuk kisha si t’ia lija këtë titull.
Prandaj, së pari, ju kërkoj falje pse nuk po mund të gjej një çift më të mirë, më të përshtatshëm se Don Kishoti dhe Sanço Panço. Por, nuk keni arsye shumë të ndiheni të fyer, sepse ky model prodhoi Marksin e Engelsin, Lenin e Stalinin, Titon e Kardelin, Enverin dhe Mehmetin, Mahmut Bakallin dhe Azem Vllasin dhe mund të prodhojë, prandaj, edhe çiftin e ri – Demaçi e Galica!
Së dyti, nëse Don Kishoti dhe Sanço Panço bënë emër me luftën e tyre kundër mullinjve të erës, mund të thuhet me gojën plot se këta heronjtë tanë të rinj ranë në sy me luftën e tyre: me vra të vdekurin, një “virtyt” ky i rrallë shqiptar.
Më kujtohet si sot se ishte një ditë me shi dhe erë, kur iu dha vjet çmimi për poezi Arif Bozaxhisë, kurse kisha marrë edhe unë guximin të konkurroja me librin poetik “Dashni dhe vdekje”. Nuk më kishte rënë të shihja deri atë natë fytyra më të gëzuara se ato të Don Kishotit dhe Sanço Panços, madje më të gëzuara se të Enver Gjerqekut, kur takohej me pjesëtarët e kombeve të tjera, edhe pse nuk ia doli ta merrte kurrë Çmimin AVNOJ. Më duket se ajo mbrëmje është e filmuar dhe mund të merret si dokument. Vetëm një gjë nuk e dija: Ishin aq të hareshëm se po i jepnin çmimin një minoreni apo pse po më mohonin mua?
Edhe me librin tim të dytë ndodhi pothuajse e njëjta gjë: Iu dha çmimi gjoja një humanisteje të PDK-së (e cila u emërua nga Adem Demaçi alias Don Kishoti kryetare e LSHK si deputete e PDK, për ç’arsye deklarova se pas këtij politizimi të skajshëm jap dorëheqje edhe nga të qenët anëtari thjeshtë i LSHK, sepse dorëheqje nga Kryesia e LSHK kisha dhënë para dy vjetësh, duke mos u pajtuar të marrë përgjegjësi morale për veprimet shumë të ulëta të Shyqri Galicës dhe Begzade Baliut), kurse libri im “Lutje dashuri” nuk kaloi, sepse thonë që Don Kishoti nxirrte shkumë goje që çmimin të mos e merrja vetëm unë, kurse le ta merrte edhe dreqi dhe i biri.
Duke kujtuar një bisedë me të, kur më kishte thënë se ishte krenar që i kishte shpejtuar vdekjen Azem Shkrelit, nuk u habita se kishte prapë nostalgji të shpejtonte vdekjen e një poeti tjetër, e një poeti që tash e gati një vit e gjysmë është i diagnostikuar me kancer dhe herë pas herë, falë miqve, ia del të marrë edhe kimoterapi.
Këtë luftë “të lavdishme” të këtij poetvrasësi e vazhdoi në Këshillin e Librit Sanço Panço alias Shyqri Galica, duke mos marrë parasysh asnjë projekt në tri tendere!
Me një fjalë, nuk kam marrë qoftë një cent nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse mjekimi që kam bërë në Tiranë ka qenë i pamundur në Prishtinë, kurse për operacionet e gruas në Shkup as që po flas. Fëmijët, me mundësitë e tyre kanë shpenzuar për mjekimin tonë mbi 20.000 euro.
Kanë kaluar mbi tri javë që nuk kam mundësi të marrë terapinë e obligueshme, sepse Ministria e Shëndetësisë nuk na siguron gemzar, kurse me ble vetë e kam të pamundur.
Në fund, më falni, se isha pak edhe emotiv, sidomos nga fundi.
Prishtinë, 20 prill 2013
ADEM BACA
Dy gurë çudetrishte i luajti
Po u rrëzua bjeshka
Gurë e bërboqa i ranë shpinës
Klithje e sharje...
Njëmijë emra ia ngjiti mileti
Plasën fjalët pastaj
... Si kripa në zjarr
Shkeli ku s’duhet thanë
Mbi dashurinë e njerëzve
Mbi varret ...shkeli...
E u bënë pishman
Përse aq gjatë i kënduan
...Ia shanë dhe gomarin ku ka hypur
Qysh e prishi ramazanin thanë
Për dy lugë ujë të kripur...
Biseda ka përfunduar
Abdullah Konushevci
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi