Kolec Traboini - Kadare - një mal drite që nuk i shpëton dot hijes së vet- nga K.Traboini
Faqja 1 e 1

Ismail Kadare |
KADARE, NJË MAL DRITE QË NUK I SHPËTON DOT HIJES SË VET.
- ...a ndoshta se është peng i genit të vet shqiptar -
Përshkruan bukur Kadare në gjithçka që shkruan. Meriton lavde të pafund. Padyshim ai është stilisti më i shquar i kohës. Është shqiptari më i madh në njëzet e më shumë vjet demokraci (dua mirëkuptim se do të lë jashtë shkrimtarsinë dhe kohen pa lavdi të diktaturës e të merrem me shqiptarsinë e tij tipike në kohën e ankthshme që jetojmë).
Gjithë vandakët e burrave që kanë drejtuar këtë vend, shtetërisht a politikisht, kanë qenë e vazhdojnë të jenë hije përpara tij. Një president i zgjedhur në këtë epokë mjerane në krye të shtetit të keqtrajtuar shqiptar, a kryeministër qoftë, duket një mizë përpara Kadaresë. Kjo thotë shumëçka.
Kadare, ky burrë dinjitar, nderon shqiptarët dhe historinë e vendit të vet, i mbron në botë me një pasion të zjarrtë prej Prometeu, që kërkon respekt prej nesh sepse ndokush tjetër do të hiqej përskaj e nuk do merrej me ne shqiptarët. Por jo, ai i qëndron në mbrojtje të çdo gjëje shqiptare në botë me një krenari që brezat e rinj duhet ta kenë si shëmbëllesë se si duhet te duhet Atdheu.
Europian e properëndimor me dimensione të mëdha, që shpreh më së miri edhe thelbin e popullit të vet, që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në Rilindjen e këtij kontinenti shumë më tepër se popujt e tjerë ballkanik e me gjërë. Po të ishin politikanët e shtetarët tanë në lartësinë e Kadaresë, ne sot do të ishim pjesë e Bashkimit Europian pa patur nevojë të rrimë prapa porte me dekada dhe pa hyrë në Kotecin e Vendeve Islamike ku jemi edhe sot e kësaj dite për turpin e faqezinjëve tanë antikombëtar e plehra të historisë.
Ismail Kadare në ndihmesën që ka dhënë për afirmimin e shqiptarisë në botë e mbrojtjen e kombit shqiptar, ja ka bërë vetes monumentin që në të gjallë.
Por... anipse e falshme, nuk rri dot pa e thënë se ai herë-herë nuk i shkon të mirës deri në fund dhe e le malin e vet të dritës të bëjë hije. Trill i një njeriu të madh ndoshta. Ndalon ndonjëherë i murrëtyer e inatçor, si gjithë në shqiptarët, pra zbret tek populli i vet dhe përskajon gjithçka që ka bërë aq mirë.
Tipike kadarejane është ajo çfarë thotë në fund të një interviste me Maks Velon, ku shprehet plot mllef për ata që nuk e pëlqejnë veprën e tij apo e kritikojnë për kohën e vjetër e të mjeruar. Thotë janë xhuxha, spiuna thotë e ca fjalë të tjera. Një lexues mund të mos e pelqejë vepren e një shkrimtari pa qënë nevoja të jetë një xhuxh aq më keq spiun. Fundja në mos Kadare, shkrimtari duhet ta dijë se nuk është faji i xhuxhave që kanë lindur ashtu, edhe ata kanë jetën e tyre pa patur shkak për të urrejtur gjigantët, ashtu edhe e kundërta.
Është traditë e fëlligët ndër ne që kushdo që nuk është më mendimin tonë e shtresëzojme si spiun, një ves i politikës i akomoduar në popull. Po pse e thërret zhargonin e nivelit të ulët në ndihmë i madhi Kadare, pasi ka ndërtuar një ngrehinë kaq të ndritur nuk e di. Ndoshta se ai vetë duke qënë shqiptar deri në âsht në virtyte e mllefe, kërkon të ketë për rreth veç njerëz që i përkulet deri në tokë e asnjë kokë krenare lart. Ai thotë se unë fal, kur në të vërtetë Ismail Kadare megjithë madhështinë e tij nuk fal kurrë. Gen shqiptar i patjetërsueshëm dhe ai. Mjerisht ka ndodhur në histori, dhe ndodh ende që shqiptarët i luftojnë armiqt deri në vdekje, por nuk i urrejnë, urrejtjen e kanë për një njeri-tjetrin. E këtu nuk ka asgjë për të falur, asgjë për të mëshiruar a dënuar, ata që merren me apologjinë e faljeve e bëjnë tepër ligsht punen e priftit me fjalë, ndersa në jetë e bëjnë aq mnershëm. Hipokrizi fund e maj.

- Kadare, shqiptar i madh, të përshëndes pikërisht se je kështu, si të gjithë ne, si kombit të cilit i përkasim e asqysh tjetër- të pafundëm në lavdi e të paepure në urrejtje. Dielli që ka perënduar dje nuk e errëson sado pak shkëlqimin e diellit të sotëm. As nesër po ashtu...
Dola për të folur për Kadarenë, për veprën e tij le të flasin ata që janë kampuar në dy llogore, o e duan deri në çmënduri ose e urrejnë krejt pa logjikë.
Meqë nuk i përkas llogoreve, fola vetëm për njeriun, për malin, për dritën e hijet e tij.
Kolec Traboini
19 gusht 2014
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kolec Traboini: Pergjakja e popullit
» Kolec Traboini:OBELISK Nr. 125
» Kolec Traboini: Mos e digj flamurin tim!
» Kolec Traboini: Unë jam Barak Obama!!!
» Kolec Traboini:NJE EVE PER KRISHTLINDJE NE GEGNISHT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi