Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xheladin REXHEPI:PLEPI NE BLLACE

Shko poshtë

Xheladin REXHEPI:PLEPI NE BLLACE Empty Xheladin REXHEPI:PLEPI NE BLLACE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2015 10:18 pm

Xheladin REXHEPI:PLEPI NE BLLACE 1900170_740905935928754_762532453_n

Xheladin REXHEPI

PLEPI NE BLLACE


Një fshatar me sharrë
Pret plepin në arën e vet
Pikëllima si vetëtima
Ndanë qiellin në dysh
Luginë e Bllacës pa njeri
Vetëm Gurët e Kufirit në mes


Llapjani me zë të shtjerrë lutet nga rruga -
Mo’ m’ja vra’ atë Shenjë kujtimi


Për netët pa këngën e gjelave…
Dhe tre na ekzodesh si Boa te Zeza...


Kur Lepenci me ujë të turbëllt
Barte drunj, gurë dhe kafka njerëzish


Llapjani vjen ulet
në Degën e Thatë të fatit të vet
Shfleton lëvoret e plepit
Dhe emrat e katër fëmijëve
që i mungojnë...


Fshatari e mbështjell shaminë e zezë
Rreth plisit të bardhë…
të bërë pisë te balli me rrudha
Pështyn duartë, mbreh sharrën


kujton shtëpinë pa çati
Dhe varret pa gardh
Në ketë portë mali
Ku vjet për vjet
rrallohen plepat..


Bllacë, 3 prill 2009


Poezinë e solli Faruk Tasholli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi