Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ÇDO DITË ËSHTË NDERIM PËR DËSHMORËT

Shko poshtë

ÇDO DITË ËSHTË NDERIM PËR DËSHMORËT Empty ÇDO DITË ËSHTË NDERIM PËR DËSHMORËT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 11, 2009 2:28 pm

ÇDO DITË ËSHTË NDERIM PËR DËSHMORËT Clip_image002_11

Masar Hoxha pranon mirenjohjen e delegacionit. Ne foto: Shkelzen Rexha (dizajner I revistes), Ilir Hajdari (ish kryeredaktor), Masar Hoxha(babai i deshmorit), Emanuel Bajra(ish kryetar i ORSH-se). Qe te tre kane bashkevepruar me Ilir Hoxhen ne revisten "Bota jone"...










Një delegacion i ish ORSH-së, dega në Gjakovë, ka vizituar familjen e dëshmorit Ilir Hoxha, ku është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë në revistën “Bota jonë” dhe më pas janë bërë homazhe tek varri i dëshmorit.

Nga Ilir Hajdari

Një delegacion i Organizatës së Rinisë Shkollore të Gjakovës, që ka vepruar në vitet 1997 – 1998, ka vizituar familjen e dëshmorit Ilir Hoxha nga Cërmjani i Gjakovës, në dhjetë vjetorin e rënies së tij dhe më pas janë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit. Ish kryetari i ORSH-së, dega në Gjakovë, Emanuel Bajra, i cili sapo kishte ardhur nga Londra, duke kujtuar figurën e Ilir Hoxhës, me të cilin kishin bashkëvepruar në vitet 1997-1998, ka thënë se Ilir Hoxha, para sëgjithash ishte njeri modest dhe fjalëpak. “Iliri i dha shumëçka atdheut të tij, në një moshë të re. Në kujtimet tona ka mbetë pendë e artë dhe një dëshmorë me të cilin duhet të krenohemi të gjithë”, ka thënë Emanuel Bajra, i cili më pas në emër të ORSH-së dhe revistës “Bota jonë”, i ka dhuruar familjarëve një mirënjohje për kontributin e Ilir Hoxhës në redaksinë e revistës dhe për heroizmin e treguar në luftë. Nga ana tjetër, ish kryeredaktori i revistës “Bota jonë”, Ilir Hajdari, ka thënë se dëshmorët sikur Ilir Hoxha, nuk duhet të nderohen vetëm në ditën e rënies së tyre, por çdo ditë duhet të jetë kujtim dhe nderim për ta.

Për ta nderuar këtë vizitë dhe familjen e dëshmorit, delegacionit i ishin bashkangjitur edhe mr. Kadrush Radogoshi, shkrimtar dhe studiues i njohur shqiptar dhe ish i burgosur politik në vitet e 80-ta, akademik Shkëlzen Rexha, dizajner i njohur me renome ndërkombëtare, Behar Zenelaj, actor dhe regjisor etj. Delegacionin e ka shoqëruar Ramiz Hoxha, drejtor i shkollës fillore të Cërmjanit. Kadrush Radogoshi, në fjalën e tij ka shprehur rrespekt të veçantë familjes për djalin e tyre që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, ndërsa Shkëlzen Rexha ka veçuar kontributin e të rinjve në revistën “Bota jonë” dhe për guximin e dizajnimit të kësaj reviste me ilustrime të patriotëve kombëtarë, që për kohën ishte e rrezikshme publikimi I njerëzve të tillë.

Pas kësaj vizitë në familjen e Masar Hoxhës, delegacioni, i prirë nga mr. Kadrush Radogoshi ka shkuar te varri i Ilir Hoxhës, ku janë bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule.

Ndryshe, Ilir Hoxha i takonte një familje patriotike dhe nxënës i sjellshëm e shembullor deri në shkollën e mesme. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Bota jonë” në vitin 1997-1998. Në radhët e UÇK-së është inkuadruar në vitin 1998, ku është vlerësuar si ushtari më i ri në Rrafshin e Dukagjinit. Më 4 prill të vitit 1999, në Kodrën e Hutit në fshatin Gërgoc, në një betejë dhëmbë për dhëmbë me pushtuesit serbë bie heroikisht në altarin e lirisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi