Ekstremistët duan të na prishin me Amerikën

Në një intervistë për Politiko.net Thaçi ka folur edhe për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.
Ndërkohë duke folur për ekstremizmin fetar Thaçi ka thënë se është fenomen shumë kompleks.
“Kosova si shtet me popullsi shumicë myslimane, por me rend kushtetues laik dhe me prirje të qarta pro-europiane, është halë në sy e atyre që nuk durojnë stilin tonë të jetesës – dhe aty kemi bashkëpunim midis klero-nacionalistëve serbë dhe ekstremistëve myslimanë. Që të dy palët ëndërrojnë të na prishin me aleatin historik dhe partnerin strategjik Amerikën” ka thënë ai.
Në një renditje numerike, sipas rëndësisë, cilat janë sfidat më të mëdha për Kosovën, në aspektin e politikave të jashtme, Z. Thaçi?
Hashim Thaçi: Nuk besoj se mund të ndahen prioritetet në numra të thjeshtë. Shumë gjëra janë prioritare në politikën e jashtme të Kosovës. Natyrisht, drejtimi është një dhe i vetmi – Kosova si anëtare e BE’së dhe NATO’s, e integruar në shoqërinë, ekonominë dhe sistemin e sigurisë euro-atlantike. Që kjo të ndodhë, ne duhet të angazhohemi paralelisht në shumë drejtime.
Nëse flasim vetëm për politikë të jashtme, atëherë nënshkrimi i MSA me Komisionin Europian, liberalizimi i vizave, aplikimi për anëtarësi në Këshill të Europës dhe Partneritet për Paqe të NATO’s, pastaj dialogu me fqinjë dhe lufta kundër ekstremizmit janë disa nga fushat në të cilat duhet të angazhohemi urgjentisht dhe vazhdimisht.
Kosova është shtet i vogël, shume i ri dhe me institucione që nuk kanë as një dekadë të vetme eksperiencë dhe kemi një barrë të madhe të jemi edhe më të mirë se i tërë rajoni që të tejkalojmë sfidat e njëjta. Për shembull, Kosovës i duhet të plotësojë shumëfishin e kushteve që ka plotësuar Serbia apo Shqipëria për ta përfituar liberalizimin e vizave, sepse rrethanat në Europë kanë ndryshuar me krizën globale ekonomike dhe me lodhjen që shumë europianë e ndjejnë nga zgjerimi i BE’së drejt Europës Lindore. Ky është një fat i keq, por nuk bën të vetë-viktimizohemi apo të humbim durimin, ngase caku i integrimeve europiane nuk është vetëm nënshkrimi formal i marrëveshjeve por edhe vetë procesi i reformimit dhe përmirësimit tonë.
Vonesa e liberalizimit ndihmon klanet mafioze dhe ekstremistët
Liberalizimi është premtuar çdo vit, e nuk ka ndodhur. Pse ka dështuar? Dhe, a mund të flisni prapë për ndonjë datë?
Hashim Thaçi: E thashë edhe më herët se Kosova ka përmbushur më shumë kushte teknike se i tërë rajoni dhe ne shumë vite më parë kemi filluar unilateralisht të zbatojmë udhërrëfyesin për liberalizim. Detyra jonë, e qeverisë, kuvendit, komunave – është të zhdukim çfarëdo arsyetimi apo justifikimi që shtetet anëtare të zonës Shengen mund ta kenë ndaj Kosovës. Se kur këto shtete vendosin pastaj është çështje e hapur. Ka gjasa më 2015 e mund të ndodhë me 2016. Çfarëdo vonese e paarsyeshme krijon situata shumë të pafavorshme për përkrahësit e Europës në Kosovë. Vonesat e Brukselit po ndihmojnë vetëm klanet mafioze që dëshirojnë të operojnë jashtë kornizave europiane si dhe ekstremistët që urrejnë civilizimit perëndimor, ngase dikush me të drejtë mund të shtrojë krimbin e dyshimit se a po bëhet zona Shengen raciste apo mospërfillëse ndaj një Kosove të vogël që nuk paraqet rrezik për askënd në Europë.
A i besoni tezës për racizmin albano-fobik? A besoni, pra, që në Europë nuk i duan shqiptarët?
Hashim Thaçi: Jo, nuk besoj se ka racizëm tek vendim-marrësit europianë, por besoj se shumëkush në Europë është lodhur nga Ballkani. Ne kurrë nuk duhet harruar se lirinë dhe pavarësinë e realizuam vetëm pasi që arritëm të tubojmë aleancën e vlerave perëndimore të mbështetë popullin e Kosovës. Miliarda dollarë janë shpenzuar për ta bombarduar Serbinë dhe miliarda tjera janë përdorur për ta bërë Kosovën shtet. Problemi është se në Europë atmosfera ka ndryshuar vitet e fundit pas problemeve të mijëra miliarda borxh të Greqisë dhe disa shteteve tjera dhe kolapsit financiar që ka përjetuar bota. Nuk është i mirëqenë më solidariteti europian për ne, që kemi pasur fatin e keq historik. Jo vetëm shqiptarët por të gjithë ballkanasit. Edhe në qarqet e të djathtës ekstreme që po forcohet politikisht në Europë ka mosdurim ndaj diversitetit kulturor që sjellim ne.
Nuk jam ithtar i numërimit të njohjeve
A vlen të vrapohet pas njohjeve, kur në OKB jemi të bllokuar për shkak të Rusisë dhe asnjë njohje nuk e zgjidh anëtarësimin e Kosovës në OKB pa Rusinë? A mendoni se vlen më shumë të shfrytëzohen ato shtete të G7 dhe BE’së, që na kanë njohur, për tërheqjen e investimeve në Kosovë? Pra, a mund të vlejë më shumë një investim sesa një njohje?
Hashim Thaçi: Keni bërë pyetje të mirë, ngase unë vetë nuk jam ithtar i numërimit të njohjeve si një matës i suksesit tonë diplomatik. Ka shumë shtete të njohura botërisht por janë shtete të dështuara. Me rëndësi është që gjysma e OKB’së tashmë na njeh dhe një cak logjik është që të arrijmë dy të tretat e anëtarëve të OKB që njohin Kosovën. Por, duhet patjetër zgjeruar veprimet diplomatike edhe përtej njohjeve. Ato nuk e definojnë fuqinë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Besoj se fillimi i ndërtimit të termocentralit Kosova e Re apo Brezovicës sjell shume lajme pozitive dhe forcon shtetësinë e Kosovës, besoj se marrëveshjet që bëjmë me fqinjë forcojnë kredibilitetin e Kosovës si faktor të paqes në Ballkan. Qeveria e Kosovës shumë ka punuar edhe në ndërkombëtarizimin e sportit dhe kjo është një veprim tjetër që ka ndikim në çimentimin e shtetësisë së Kosovës. Edhe diplomacia publike ka qenë një fushë ku shumë ambasadorë dhe gazetarë të huaj më thonë se Kosova ka qenë shumë e mirë në vitet e fundit. Pra, duhet të investojmë edhe më tutje në veprime tjera të diplomacisë, tërheqje investitorësh, gara sportive, kulturore dhe jo vetëm t’i ndjekim numrat e thatë të njohjeve.
Pse nuk i përdorni kontratat strategjike ekonomike për vendet që nuk na kanë njohur, nëse është e vërtetë ajo që thuhet se biznesi i paraprin edhe politikës? Investimi ekonomik është edhe njohje? Për shembull, të mos kemi vetëm investime nga Turiqa, por edhe nga Spanja?
Hashim Thaçi: Fillimisht të them se investitorët më të mëdhenj në Kosovë nuk janë nga Turqia, por nga vendet e BE’së. Këto statistika janë të qarta. Po ashtu, investitorët me zor nuk mund t’i bindim të investojnë në Kosovë, sepse ata shikojnë rrezikun dhe profitin. Disa kompani turke e kanë më lehtë të ballafaqohen me rrezikun apo perceptimin e rrezikut sesa disa nga kompanitë nga BE, prandaj ndoshta Turqia është bërë investitore solide jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet tjera në zhvillim e sipër. Por, në vitet e fundit kemi punuar shumë të finalizojmë disa mega-projekte investive në energji, turizëm dimëror, miniera dhe natyrisht se si lider i partisë më të madhe kosovare dhe Zëvendëskryeministër, jam i interesuar të shoh sa më shumë investitorë.
Në Ministri të Jashtme do të insistoj të funksionalizojmë ambasadat tona më shumë në tërheqje investitorësh, edhe nga shtetet që nuk na njohin. Kemi për shembull shkëmbim tregtar me Kinën e cila ka njohur pasaportat e Kosovës që të lehtësojnë biznesin të qarkullon. Ekonomia shpesh hap dyert që mund të jenë të mbyllura për politikën.
Nuk jam i sigurt që do ta ndalim ndonjëherë 100% emigracionin
Me investime të fuqishme nga jashtë, rrjedhimisht do të ndalej edhe ikja e qytetarëve jashtë Kosovës…
Hashim Thaçi: Gjithsesi hapja e më shumë vendeve të punës në Kosovë e bën dilemën e shumë qytetarëve më lehtë të përballueshme se a ja vlen të jetohet në vendin tonë? Arsimi më i mirë po ashtu është i rëndësishëm. Por, nuk jam i sigurt që do ta ndalim ndonjëherë 100% emigracionin. Ne në Kosovë kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike në Ballkan në vitet e fundit, por kemi pasur gjithnjë qytetarë, sidomos meshkuj të rinj, që dëshirojnë ta sprovojnë fatin jashtë, edhe në mënyra ilegale. E them me përgjegjësi që Kosova kurrë më e begatshme nuk ka qenë se sot, edhe pse ende nuk jemi shtet i pasur.
Tranzicioni është i vështirë dhe shumë njerëz nuk shohin fatin e tyre në Kosovë. Kjo më pikëllon por nuk mund t’i përgjigjemi fenomenit të emigrimit në mënyrë stihike. Njerëzit harrojnë se sa fukara kemi qenë para 100 vjetëve, para 50 vjetëve, ose para 20 vjetëve. Kemi përjetuar katrahurë si komb dhe ende vuajmë pasojat e një neglizhence njëshekullore. A besoni ju se do të kishte më pak emigracion po ta kishim shembull rritjen ekonomike 8% e jo 4%? Nuk jam shumë i bindur, sepse emigracioni ynë ka specifika për shkak të diasporës së madhe që kemi dhe që po thith ende familjarë jashtë, për shkak të arsyeve ekonomike, kulturore e jo rrallë edhe thjesht nevojës për të shijuar lëvizjen e lirë dhe jetën europiane.
Kush ka faj për emigrimin ilegal që po ndodh aktualisht? Ku e shihni ju shkakun dhe fajtorin e vërtetë? Personalisht, duke qenë se e keni udhëhequr Qeverinë për dy mandate, sa keni hise në këtë që po ndodh?
Hashim Thaçi: Diaspora shqiptare dhe kosovare ka ekzistuar sa ka shqiptarë dhe sa ka Kosovë. Nga Japonia e deri në Egjipt dhe nga Afrika e deri në Norvegji kam takuar shqiptarë të shumë gjeneratave që kanë ikur për një arsye ose tjetër. Unë besoj se Kosova e pavarur që kemi ndërtuar me luftë dhe me negociata është kulminacion i suksesit politik dhe ekonomik i të gjithë neve, por është e qartë që më nuk dëshirojmë vetëm “bukë, krip e zemër” apo “liri dhe demokraci”. Tani dëshirojmë shkollim të mirë, spitale normale, vende të punës kualitative për fëmijët tanë, ambient më të pastër, pushime verore, pushime dimërore. Thjesht, është në natyrën e njeriut të kërkohet më shumë. Disa njerëz, të lajthitur nga bandat e kontrabanduesve, kujtojnë që fatin e gjejnë jashtë duke kërkuar azil që nuk ju takon. Ky fenomen është shumë brengosës por jo edhe i papritur.
Ekstremizmi dhe ëndrra për ta prishur Kosovën me Amerikën
Vlerësohet se ka rritje të ekstremizmit në Kosovë. Qeveritë kanë investuar pak në kërkime shkencore dhe shoqëri civile. Po ashtu, vendi përballet me papunësi të madhe. Kush po na çon drejt ekstremizmit: Varfëria, bindjet fetare, ndërhyrjet nga jashtë?
Hashim Thaçi: Ekstremizmi fetar është fenomen shumë kompleks. Shumë njerëz me shkollim të ultë dhe gjendje të keqe materiale ndikohen më lehtë nga ekstremistët dhe propaganda e fëlliqur e tyre. Propaguesit e ekstremizmit fetar, përfshi disa imamë, marrin shuma marramendëse nga kanale të ndryshme në një anë dhe jetojnë një jetë luksi amoral, por në anën tjetër po gënjejnë të varfrit me ekstremizëm fetar. Por, ne kemi pasur edhe raste të terroristëve kosovarë të dyshuar që po luftojnë në Siri që kanë prejardhjen nga familje të pasura, që kanë fakultete të përfunduara dhe që kanë pasur vende stabile të punës. Shumë prej tyre janë indoktrinuar nga rrjetet sociale dhe nga predikimet në internet.
Kosova si shtet me popullsi shumicë myslimane, por me rend kushtetues laik dhe me prirje të qarta pro-europiane, është halë në sy e atyre që nuk durojnë stilin tonë të jetesës – dhe aty kemi bashkëpunim midis klero-nacionalistëve serbë dhe ekstremistëve myslimanë. Që të dy palët ëndërrojnë të na prishin me aleatin historik dhe partnerin strategjik Amerikën. Ju e dini që ne kemi refuzuar me vendosmëri më 1998-99 çfarëdo roli të vullnetarëve ekstremistë nga Lindja e Mesme në UÇK. Kemi kundërshtuar tendencat e njollosjes së luftës tonë përpara dhe do të kundërshtojmë njollosjen e Kosovës sot nga ekstremistët fetarë.
Edhe grupet ekstremiste djathtiste serbe edhe fanatikët islamikë të inspiruar nga ngjarjet në Lindje të Mesme, dëshirojnë dëmtimin e Kosovës dhe aleancës tonë me Amerikë, se ne jemi dëshmi e gjallë që diversiteti dhe toleranca fetare mund t’u mbijetojnë tendencave për gjenocid dhe shkatërrim të një populli.
Gjykata Speciale dhe ndarja e të vërtetës nga gënjeshtra
A është krijimi i Gjykatës Speciale në dëm të Kosovës apo në interes të Kosovës?
Hashim Thaçi: Ju e dini që unë kam pasur rezerva për të krijuar edhe një mekanizëm ndërkombëtar të drejtësisë kur tashmë kemi pasur UNMIK, Tribunalin e Hagës, EULEX’in. Por, ne kemi pasur biseda të gjata dhe të sinqerta me partnerët tanë në Ëashington dhe Bruksel. E dini që edhe vetë ZëvendësPresidenti Biden ka qenë i përfshirë në komunikim. Miqtë e Kosovës, në sinqeritetin e të cilëve nuk duhet të kemi dyshim, kanë argumentuar se tendenca që disa akuza të paprovuara të futen në ombrellë të OKB’së me insistimin rus, do të ishte shumë e rrezikshme për Kosovën. OKB me anë të rezolutës së Asamblesë Gjenerale pas vendimit të GJND pak a shumë e ka konsideruar çështjen e Kosovës si kapitull të mbyllur sa i përket të kaluarës dhe tendenca të hapet një tribunal do ta rikthente Kosovën në OKB por jo si anëtare të OKB’së, por nën protektorat ligjor. Prandaj, ne bashkërisht i kemi caktuar disa vija të kuqe – pikë së pari se kjo duhet të jetë një gjykatë e specializuar në korniza kushtetuese kosovare, por me staf ndërkombëtar dhe objekt fizik jashtë vendit. Shumica absolute e Kuvendit të Republikës, përfshi ata që sot e kundërshtojnë Gjykatën e specializuar, kanë votuar për themelim dhe kjo tani është çështje që duhet të mbyllet sa më shpejtë. Në interes absolut të Kosovës është të ndahet gënjeshtra prej të vërtetës.
A ka rrezik prej saj, apo vetëm të mira?
Hashim Thaçi: Rreziqet duhet të menaxhohen dhe ato i përkasin interesave nacionale e jo partiake. Rreziqet i takojnë edhe pjesës së imazhit të Kosovës, prandaj është e rëndësishme të sigurohet bashkëpunimi me gjykatën e specializuar, me prokurorin special që do të jetë amerikan dhe që ky instrument që po krijojmë të hyjë në funksion të shtet-ndërtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës dhe OKB. Prandaj, nuk kuptoj deklaratat e sotshme të opozitës që kundërshtojnë gjykatën. Gjykata e specializuar po themelohet si një çmim që duhet paguar për sfidat që kemi pasur në rastet e mbrojtjes së dëshmitarëve në disa procese të mëhershme.
Kosovës i duhet President me legjitimitet qytetar
Marrëveshja e Koalicionit PDK-LDK parasheh që ju të jeni kandidat për President në 2016. A pritni respektim të marrëveshjes?
Hashim Thaçi: Marrëveshja do të zbatohet me përpikëri, nuk kam asnjë dyshim për këtë çështje.
Kur të vijë koha që të kaloni në ulësen e Presidentit, ju duhet të jepni dorëheqje nga PDK. A e keni një emër në mendje që mund t’ju zëvendësojë në parti?
Hashim Thaçi: Një gjë ju them sinqerisht, kam pasur mundësi tri herë të zgjidhem President në vitet e shkuara, por ulësen e Presidencës nuk e kam konsideruar çështje jetësore – që patjetër “të jem apo mos të jem” President i Republikës. Kur të vijë koha, do te ndërmerren të gjitha hapat konform Kushtetutës që marrëveshja PDK – LDK të jetësohet.
Presidentja Atifete Jahjaga deklaroi se periudha prej 6 muajsh e bllokadës ka treguar se vendit i duhet një President Neutral, e jo një Politik. A kishte të drejtë?
Hashim Thaçi: Kosovës i nevojitet një President me legjitimitet qytetar i cili do të mund të përfaqësonte unitetin e popullit që përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i suksesshëm duhet te jetë me legjitimitet të fituar qytetar dhe legalitet në Kuvend të Kosovës. Po ashtu, Kosovës i duhet një President që respekton Kushtetutën dhe mbron ligjshmërinë – dhe në këtë detyrë uroj Presidenten Jahjaga për punën dhe dedikimin e saj. Besoj se edhe ky vit i mbetur i Presidentes Jahjaga do ta dëshmojë se ka pasur një Presidencë të respektuar dhe të njohur ndërkombëtarisht.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaci duke folur për vonesat në liberalizimin e vizave ka thënë se çdo vonesë ndikon tek përkrahësit e Europës në Kosovë. Ai po ashtu ka theksuar se vonesat u ndihmojnë vetëm klaneve mafioze dhe ekstremistëve që urrejnë civilizimin perëndimor.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi