Ecje nëpër tunelin e mbetur ballkanik
Faqja 1 e 1
Ecje nëpër tunelin e mbetur ballkanik
Ecje nëpër tunelin e mbetur ballkanik
Qemal Sakajeva
Cetinjë e Malit të Zi: Më 3 qershor 2009 u mblodh forumi rajonal për korridoret kulturore në Europën Juglindore, “Administrimi i shumëllojshëm kulturor dhe promovimi për qëllime turistike”.
Pjesërmarrësit: Shtetet e pavarura, dalë nga Ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë - Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina. Të tjerë: Bullgaria, Shqipëria; si dhe drejtori i Përgjithshëm i UNESCO, Koichiro Matsuura dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Terry Davies.
Niveli i përfaqësimit: Presidentët.
E paftuar: Kosova.
Ndër 8 vendet pjesëmarrëse, 6 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa 2 prej tyre - Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, nuk e pranojnë. Ky konfigurim, 6 me 2, brendapërbrenda popujsh që për dhjetvjeçarë jetuan bashkë, dhe mosftimi i Kosovës vetëm sepse nuk do Serbia, e tjetërsoi forumin në tunel politik dhe fare pak në korridor kulturor. Kjo sjellje e keqe, pasoi disa të tjera si kjo, që nga mesi i majit deri më 3 qershor. Të gjitha ato, të ngjashme e të njëjta, edhe pse të ndodhura në Shkup e Cetinjë, janë diktat serb nakatosur me vullnet maqedonas e malazez. Midis Serbisë - shtet i pavarur, i njohur nga bota, dhe Kosovës - shtet i pavarur, i njohur gjerësisht në rruzull, nuk mund të bëhet zgjedhje, cili të ftohet e cili të përjashtohet. Beogradi ndjek politikë penguese të pacipë dhe, pikërisht për këtë, diktati i tij le të zbatohet vetëm për diçka kur organizohet në Serbi. Prishtina nuk bën politikë përjashtuese dhe, pikërisht për këtë, nuk duhet të mungojë përfshirja e Kosovës kur diçka organizohet në shtete që e kanë njohur atë. Politikë serioze dhe dinjitoze, e secilit vend ballkanik, në veprimtari ndërkombëtare apo rajonale, është kur në to ftohen të dyja, edhe Serbia edhe Kosova. Përfaqësuesit e të dy vendeve, të Serbisë dhe Kosovës, nëse duan të marrin pjesë le të shkojnë, nëse duan të takohen a të mostakohen, le të arsyetojnë vetë. Por shteti organizator i ngjarjeve, siç ishte rasti i Maqedonisë, më 12 maj 2009, dhe Malit të Zi, më 3 qershor, që përjashtuan Republikën e Kosovës, politikën e vendeve të tyre e kthyen në lojtar të gabuar, mbështetës e mbrojtës të një politike të vdekur.
Kulmin e kësaj lloj sjelljeje e ceku Maqedonia më 12 maj, gjatë përurimit të presidentit Gjorgje Ivanov. Ai duhet të jetë presidenti i parë në botë që, ditën e parë të tij si president, e përuroi me një gabim të pafalshëm, por të menduar, duke u bashkërenduar me Serbinë përballë katër faktorëve përcaktues: kundër shumicës shqiptare në Maqedoni, kundër Kosovës që edhe e njeh edhe e përjashton, kundër Shqipërisë që ia shpërfilli ndjeshmërinë dhe rolin e veçantë, por edhe kundër interesave te vet Shkupit. Siç dihet, atje nuk u ftua presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, nga që mund të mos merrte pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. Me atë veprim, presidenti maqedonas nuk i bëri dot asgjë Fatmir Sejdiut si individ, presidencës si institucion dhe Kosovës si shtet, pasi dinjiteti e fati i asnjërit prej tyre nuk ndikohet aspak nga politika konfuze maqedonase. Presidenti dëmtoi Maqedoninë si shtet, vetven si zyrtari më i lartë, dhe iu kundërvu shqiptarëve, që në minutin parë të mandatit, me sjellje brusko ndaj katër faktorëve, i detyruar edhe nga një shtet tjetër.
Zakonisht, pas një gabimi - sidomos dhe i menduar - gabimi i dytë nuk ngjet me të parin, ose, dhe po u përsëdytë, përsëritja vonon, nga që bëhen përkujdesjet për të mos kryer të njëjtën gjë. Ivanov, siç tanimë dihet, e ftoi Sejdiun për vizitë zyrtare, më 28 maj, vetëm 16 ditë pas përurimit. Kjo u shtjellua si përpjekje për të korrigjuar diçka me një politikë balancuese, Tadiç në përurim, Sejdiu në vizitën e parë. Por në Shkup, ndoshta ftesa është bërë me paramendim që, Presidenti i Kosovës, i lënduar në sedër, mund ta shtynte vizitën zyrtare për më vonë dhe, ashtu, Ivanon do të ndjehej i lehtësuar që, në pritjen e parë, të mos ishte i pari presidenti i një vendi të parëndësishëm. Kosova e hapur dhe me politikë pa komplekse, e zuri në befasi politikën maqedonase me labirinthe e cila, nuk diti a nuk deshi, por e përsëriti gabimin brenda dy javësh dhe, përsëri kundër Sejdiut, përsëri kundër presidentit, përsëri kundër Kosovës - duke e çzyrtarizuar vizitën, a thua se Prishtina plasi për ftesa, siç në shqip qortohen, “më ka çue nana me la gojën”. Ajo që pastaj nuk të largohet nga mendja, nuk është më numri i gabimeve të përllogaritura, por lehtësia e pamendueshme e kryerjes së tyre. Presidenti maqedonas u nis për të marrë pjesë në forumin e Cetinjës dhe, atij iu desh të anashkalonte një rruge të cilën e njeh me sy mbyllur: Shkup - Hani i Elezit - Prishtinë - Pejë - Rozhajë - Podgoricë. Mirëpo, duke mos udhëtuar asaj ane, u pa si krejt i sajuar takimi i Gjorgje Ivanov me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, në Durrës - larg syve të njerëzve dhe kamerave. Përse ai e kërkoi atë takim në terr, ndërsa të tetë presidentët do të ishin bashkë në Cetinjë që të nesërmen, dhe kishin kohë të mjaftueshme, për të folur në mbledhje e për t’u takuar gjatë saj? Ndoshta, ai është ndjerë i mbështetur e i ngushëlluar kur, tri gabimet këmbëgulese maqedonase ndaj Kosovës i çoi në katër Mali i Zi, i cili, si vend organizator, kurrsesi nuk duhet të lejonte që Kosova të mos ftohej, përderisa Podgorica është njohëse e pavarësisë.
Samiti i Cetinjës nuk ngjau me bashkim të korridoreve kulturore, por ende është ecje nëpër tunelin e mbetur ballkanik të cilin, të gjitha vendet duhet të përpiqen ta shndërrojnë në korridor, përkundër Serbisë që shfaqet zotëruese e diktuese e politikave të tuneleve. Në përsëritje të ngjashme nëpër Ballkan, Shqipëria nuk ia vlen më t’i dalë zot Kosovës vetëm me ndonjë paragraf fjalimi - nëse Serbia bëhet bojkotuese e Kosovës, sepse Shqipëria duhet të bojkotojë padrejtësitë vepruese të Serbisë ose plotësuesve të vullnetit të saj nga shtete të tjerë, kundër Kosovës. Çfarë janë këto minishtete shpërfillëse përballë kryeqytetesh perendimore, Uashington, Berlin, Londër, Paris, Romë e Bruksel, që i bëjnë përfaqësuesve të Republikës së Kosovës pritje zyrtare mbresëlënëse?
Kosova, përditë, ngrihet e njihet.
Kjo politikë e keqe kundër saj, përditë rrëzohet dhe do të mundet.
Tunelet nuk janë rrugë për në Europë. Edhe në kohë paqe tunelet shërbejnë për luftën e ardhshme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi