Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Satira të ndryshme

Shko poshtë

Satira të ndryshme Empty Satira të ndryshme

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 10:34 pm

Lutfi Dervishi
SATIRË
SAUK, 12 DHJETOR 2058: Ndërsa Athina ndodhet nën flakën e zjarreve anarkiste, një lajm i mirë vjen nga fqinji verior i saj, Shqipëria. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë hodhi poshtë sot zërat e medias greke se Shqipëria po përfiton nga momenti i vështirë që po kalon Athina dhe nuk do të ratifikojë protokollin e marrëveshjes G 7+ 16 + 3 (7 vende të rajonit plus 16 vende që bëjnë tregti të lirë me Ballkanin dhe tre superfuqitë, Kina, India dhe Brazili).
Zëdhënësi Luftim Bisha theksoi se politika e Shqipërisë është për integrimin e Greqisë në G 7+16 +3. "Ne e shohim të ardhmen e Greqisë në familjen tonë të madhe të vendeve rajonale", – tha zëdhënësi Bisha, "por kemi pasur disa probleme me kompjuterat dhe po punojmë në nivel teknikësh për t’i zgjidhur". Jo zyrtarisht mësohet se Shqipëria po vonon ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Greqisë në G7+16+3, për shkak të çështjes së varrezave. Tirana kërkon 16 varreza, Athina ka dhënë vetëm 4.
Një vizitë e nivelit të lartë e Kryeministrit të Shqipërisë u anulua në momentin e fundit, për shkak të mjegullës së dendur në aeroportin e Sarandës - sipas zëdhënëses së Kryeministrit, - por një diplomat kinez në Tiranë, në kushtet e anonimatit – thotë se "mjegulla" ka ardhur duke dendësuar në nivelin politik dhe se Kryeministri shqiptar është në një pozitë delikate në Parlament, për shkak të presionit që vijnë nga forcat ultra të djathta".
Në Parlamentin grek, udhëheqësi i grupit parlamentar të shumicës akuzoi shërbimin sekret shqiptar (SHISH) për përfshirje në trazirat që kanë përfshirë kryeqytetin grek dhe rrethinat. "Flakët ne i shohim në Athinë, por po të kërkojmë me kujdes, tymi do të na dalë në Tiranë". Ndërsa një deputet i opozitës kërkoi që të ndërhyhej pranë qeverisë londineze për të mbyllur shërbimin grek të BBC-së, që "i ka fryrë flakëve të zjarrit".
Përfaqësuesi i organizatës Olbania të minoritetit shqiptar në Greqi, Vesel Ballabani, deklaroi dje se kërkonte autonomi të plotë për Epirin e Jugut dhe vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Epirit.
Shtypi grek ka rritur tonet nacionaliste javët e fundit dhe akuzon autoritetet e Tiranës se po ushtrojnë presion mbi emigrantët grekë në Shqipëri për të ndryshuar emrin dhe fenë. Emigrantë grekë që banojnë në Shqipëri njihen me emra si Kasem (Kosta), Shemshedin (Dino), Jusuf (Janaq),Naim (Naqe)
20% e të ardhurave vjetore të Greqisë sigurohen nga emigracioni në Shqipëri. Athina ka akuzuar Tiranën se po rikthen traditën e vjetër të operacionit Fshesa, ku emigrantët përdoreshin si top llastiku për të sistemuar llogaritë politike. Sipas analistëve, Shqipëria përfiton nga krahu i lirë i punës së emigrantëve grekë.
Anarkistët kanë një javë që po djegin dyqane, banka dhe institucione shtetërore, për shkak se ekipi i futbollit të Greqisë humbi në ndeshjen për kupën ndërkontinentale me atë të Shqipërisë. “50 vjet më parë ka qenë e njëjta situatë, por atëherë anarkistët shfrytëzuan si pretekst vrasjen e një të riu nga policia për t'i vënë flakën Athinës”,- tha një komentator vendas. Diplomatët kinezë, të ndihmuar nga ata indianë, po ndërmjetësojnë për të ulur tensionet mes dy vendeve fqinjë.

Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Satira të ndryshme Empty Re: Satira të ndryshme

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 11:04 pm

Nga Luan Laze

Petro katarsisti funksionon akoma


Kur ju flisni dhe të tjerët mbajnë qetësi, do të thotë se budallallëqet tuaja janë shumë serioze. Petro katarsisti funksionon akoma

Katarsisti i vjetër Petro Koçi, funksionon ende. Sa herë i bie celulari, ai vihet në lëvizje. Njofton mediat dhe bën deklarata. Nano urdhëron këtë, ky mediat. Kjo metodë funksionon mirë. Vetëm për këtë paguhet. Dikur mori urdhër të ndizte motorrin katarsist kundra Metës kryeministër. Dha rezultat. Atë e rrëzuan.
Por e kishte marrë shumë seriozisht. Filloi të flasë për katarsis edhe pa e urdhëruar Nano. Madje edhe kundra tij. Nuk kishte faj. Ashtu qe kurdisur. Por jo deri aty. Eprori të ve në levizje për të tjerët, jo për veten. E lanë në hije dhe fliste me vete për katarsis. Ndërkohë që eprori i tij bënte pushime në Katar. Ti flit për katarsis, unë po pushoj në Katar. Rrodhën vite dhe gjoja ndryshime. Tani Petroja rifilloi zanatin. Nanoja e ka ende celularin e tij. Nuk e ka ndërruar, ka po atë që kishte kur filloi punë si katarsist. Nano i bie sa herë që do. Petro, dil plase këtë. Thuaj që në PS nuk bëhet opozitë. Del Petro katarsisti. Nuk bën opozitë me pozitën, me qeverinë. Jo, kurrë. Nuk paguhet për këtë. Paguhet të pastrojë të përbrendëshmet. Të vetët. Sa herë i duhet Nanos, lëshon Petron dhe ai deklaron. I duhet presidenca, jepi Petro! Thonë se, presidencën e ka të sigurtë nga Berisha, por e ka të vështirë me Ramën dhe Metën. Për të bindur të parin duhet t’a trembë se do të rikthehet në PS. Dhe trembës më të mirë se Petro Koçi nuk ka. Në kamp të pionierëve Petro Koçi ka qenë borizan. Tani është katarsian. Megjithatë, ai duhet të flasë, të besohet se punët erdhën pas debateve dhe jo pas skenarëve. Presidenca e Nanos është vendosur. Ai po qep kostumet dhe ka gjetur kollarot dhe shoferin. Sepse presidentit të vendit, muajt e parë nuk i lejohet t’i japë vetë makinës.
I vini në dyshim këto? Pyesni Petron. Ai do t’u thotë se kështu është vendosur. Siç ishte vendosur që Berisha një herë të bëhej president, pastaj kryeministër. Nano, një herë kryeministër, pastaj president.
Njëzet vjet do i mbyllim me këta. Po pastaj? Pastaj prisni deklarimet e tjera të Petro Koçi katarsistit. Por edhe ai do deklarohet pasi t’i ketë telefonuar Nano. Katarsisti, pas një dopio kafe të thotë në intimitet se, Berishës i duhet të bëjë pak burg pasi të largohet nga kryeministria. Si Nano dikur. Nano në fillim, ky në fund. Për të mirën e partisë punësohesh kryeministër, president, dhe i burgosur. Dhe anasjelltas. Skenari do realizohet siç është shkruar. Edhe këtë sekret t’ia ketë thënë Nano, Petro katarsistit? Kaq shpejt!

Ministër Lufteri dhe lulja e diellit

Kisha menduar se, Lufter Xhuveli me gjithë titujt, postin dhe moshën, është shumë serioz dhe nuk bën humor. Por isha gabuar. Një mbrëmbje më ka shkrirë së qeshuri. Është mirë kur politikani jo vetëm bën sikur punon, por
ka edhe humor. Në ekranin e një TV-je, tha se, qeveria ku ai është i punësuar, është më e mirë se ajo ku ka qenë i punësuar.
Si politikan e di se kë duhet të lavdërojë. Aty ku ha bukën, aty edhe lavdëron. Si burrë i pjekur, e di se në këtë vend nuk ka rëndësi sa punon, si punon dhe çfarë punon. Aftësi është vetëm kur i bën furçe eprorit. Lavdëro atë, dhe je në rregull. Të punosh, të vrasësh mendjen, të kërkosh llogari, është punë e gjatë, e lodhshme. Aq më tepër kur këtë nuk di t’a bësh. Prandaj bjeri shkurt. Lavdëro kryetarin e shtetit, partinë e tij, dhe je në rregull. Po t’a dojë puna edhe anëtarët e PD-së, bile me emër dhe mbiemër, fqinjët e kryetarit, lokalet pranë shtëpisë, e copën e qiellit që ka mbi kokë. Çfarë të dojë ai! E për çfarë? Vetëm në këmbim të një gjëje fare të thjeshtë dhe të vogël. Të qëndrojë në qeveri ministër, të dalë në ekran si ministër, t’i hapet dera si ministër, dhe të shkruhet në gazeta ministri Xhuveli. Pastaj, kur të jetë në fund të jetës, të mburrë veten në shtrat: ke qenë shumë i aftë, o Xhuve, prandaj çdo qeveri nuk të lëshonte!
Por ai ka nuhatur edhe diçka tjetër. Mund të bëhet president. Në fakt, këtë informacion në media e çoi vetë ai. Dhe vetë e beson. Po të jetë e vërtetë kjo, atëherë çfarë do na shohin sytë? Ministri Xhuveli, Kryetari i partisë Xhuveli, Prof. Doc. Xhuveli, burri i Labërisë Xhuveli, do mbajë kalapiç Berishën nga kryeministria deri në presidencë. Sepse e meriton.
Kur interesi e kthen burrin në vlerat e një gruaje të zakonshme, e meriton të qëndrojë ministër, e meriton t’a ëndërrojë presidencën, dhe e ka për detyrë të mbajë kalapiç kryeministrin. E meriton t’i dalë emri në gazetë. Por edhe një shkrim si ky.
P.S
Ministër Lufteri! Po të pres të dalësh edhe një herë në ekran. Të lutem, kam nevojë të qesh përsëri. Je i madh! Vetëm se je agronom, ministër, president në rezervë, edhe lulja e diellit të imiton ty. Kthehet andej nga shkon dielli. Për ty, tani diell është Berisha. Ndërsa për mua je ti. Të pres të dalësh të thuash edhe një herë ato thesare që the atë natë. Je i madh, je ministër. E meriton presidencën!

Një celular dhe një gomar

Sipas specialistëve, telefonat celularë dëmtojnë nervat.
Kjo është e vërtetë. Të gjithë ata që nuk kanë celularë, janë njerëz shumë të qetë. Së pari se, rrezatimi nuk u ngacmon nervat, dhe së dyti se miqtë e marrë, nuk i marrin çdo pesë minuta në celular. Këtë e përforcon edhe fakti se njerëzit e politikës janë shumë të acaruar. Rrezatimi dhe lajmet e këqia që u japin njerëzit e tyre nga Europa dhe rrethet e vendit: nuk do të hapen negociatat, luftoni korrupsionin, kancelaritë e botës nuk ju duan, partia në rreth nuk ju do, FMN-ja ngrini taksat, qytetarët ulni taksat, etj. Të gjitha u ngacmojnë nervat.
T’u japësh celular njerëzve kur u dëmton nervat, ndërkohë që kanë lindur të tillë, është e padrejtë. Aq më tepër, njerëzit e politikës mbajnë nga tre, që valët dhe lajmet t’i fusin në kokë nga të gjitha anët.
Celularin e përdorin në timon, në mbledhje, në dreka, në gjumë, në seks, në banjo, dhe kur mendojnë për tendera. Në Itali, Gjermani dhe vende të tjera, qytetarët dhe shtetarët nuk i ka pushtuar epidemia e celularëve. Atje vetëm vëllëzërit tanë kanë celularë dhe makina të shtrenjta. Siç i kemi edhe ne këtu. Njëlloj jemi, një diagnozë kemi.
Kur dikush lexon një libër, shoqëria ka një gomar më pak, ndërsa për celularët, përdoruesi është i barabartë me një gomar. Pra, atë që pakëson libri, e shton celulari. Po ai që ka i ka të dyja, imunitetin dhe celularin?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Satira të ndryshme Empty Re: Satira të ndryshme

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 11:05 pm

Nga Luan Laze
Sipas kurorës, kokën

Zëdhënësi i kryeministrit Berisha, këto ditë vuri kurorë në Kishën Ortodokse në Tiranë. Kryepeshkopi, Janullatos, e bekoi këtë martesë. Si autor, i uroj nga zemra të trashëgohet. Ndërkohë po sjell opinionet e dy qytetarëve.
P.S. anëtar i PD-së, thotë:
“Kur Nano ishte kryeministër dhe u nda nga ish bashkëshortja, vuri kurorë në Kishën Ortodokse ku u bekua nga Janullatosi. Rregulli e do që, edhe kryeministri i ri të marrë bekimin tek Janullatosi. Por meqë Berisha nuk është qefli si Nano, të ndahet dhe të rimartohet me ndonjë tjetër, u vendos që të dërgojë në Kishë zëdhënësin e tij. Dhëndëri u bekua, Qeveria u bekua, por edhe Janullatosi bekoi kredencialet për katër vjet të tjera. Djali të trashëgohet, por bashkë me të, edhe puna e Qeverisë shqiptare. Duke vënë kurorën e një zëdhënësi, janë kurorëzuar për disa vjet bizneset e bashkëkombasve të Hirësisë së tij Janullatos”.
P.D. anëtar i PS-së thotë:
“Pas ish kryeministrit Nano, atje u bekua edhe ish ministri i Rendit Igli Toska. Tani, në vend të Berishës u bekua zëdhënësi i tij, në vend të Igli Toskës mund të bekohet Lufter Xhuveli. Edhe nëse nuk do të ndahet apo rimartohet, është i detyruar të verë kurorë në Kishë. Nëse dëshiron të qëndrojë gjatë në koalicionin qeverisës, të ndajë mendjen dhe ditën e dasmës. Të caktojë krushqit, fëmijët, dhe të bekohet. Krushqit, nuk e ka të vështirë t’i gjejë, sepse me ta njihet prej dyzet vjetësh. Janë po njerëzit e tij. Për të mirën e qeverisjes së vendit, politikani duhet të pranojë të bëhet jo vetëm ministër, por edhe dhëndër për herë të dytë. Po me të njëjtën grua. Xhuveli që pranon të bëhet dhëndër me dy qeveri, pse mos të bëhet dhëndër për herë të dytë me të njëjtën grua? Emri i Xhuvelit qarkullon në zyrat e Kryeministrisë dhe në agjensitë e martesave. Kjo do të thotë se nuk ka kohë. Ministri Xhuveli duhet të përgatisë ftesat, të pronotojë lokalin dhe të marrë masën e kokës për kurorën. Por jo masën e kurorës për kokën. Në këtë rast nuk ka sipas kokës festen, por sipas festes, kokën”.
Dy nga PS-ja u bekuan, duhen edhe dy nga PD-ja.
Lajmi: kur njeriu kafshon qenin!

Në Egjipt u vranë gjashtë australianë nga një aksident automobilistik.
Ekranet tona plasën duke e dhënë këtë lajm në të gjitha edicionet. Përse na duhet çdo lloj lajmi me aksidente në botë? I ndjek herë pas herë stacionet arabe, dhe nuk kam parë asnjë kronikë nga aksidentet që ndodhin përditë tek ne, si në Katër Rrugët e Shijakut, në Bubq, Tapizë, Bubullimë, apo në Gosë të Kavajës.
Fatkeqësitë e tyre përbëjnë lajm për ne, ndërsa për tonat, as do t’ia dijë njeri! Aksidentet e huaja jepen për të ngushulluar familjet e të aksidentuarve tanë. Mos e çani kokën për ato që ju ndodhin, sepse edhe njerëzit e jashtëm vriten dhe coptohen në aksidente! Kur vriten ato, ju çfarë jeni? Duhet të jesh njeri që të përbësh lëjm. Ju nuk jeni të tillë. Anglezi i mençur ka thënë: “Nuk përbën lajm kur qeni kafshon njeriun, por kur njeriu kafshon qenin”. Deri tani, vetëm ju ka shtypur makina, dhe ende nuk e keni shtypur atë. Kështu që nuk përbëni lajm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Satira të ndryshme Empty Re: Satira të ndryshme

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 11:07 pm

Nga Luan Laze

Paradokse

Nëqoftëse është e vërtetë se rënia e një glase zogu mbi kokën e një njeriu sjell fat, atëherë mbi kokat e disa politikanëve që kanë arritur të bëhen qeveritarë, me siguri do të ketë rënë ndonjë bajgë.

Leximi i gazetave na dhuron katër të mira, gënjeshtrat, humbjen e parave, të kohës dhe, plumbin e shtypshkronjës.

Djali im ka arritur në përfundimin se, njerëzit e trashë janë shumë të hollë.

Kryeqejfi i bashkëkombasve të mi është kur të tjerëve u mbetet qejfi.

I vetmi gaz që nuk të bën për të qeshur, por të trishton dhe të merr jetën, është ai që tregtohet me bombula.

Mjekja popullore pasi kontrolloi të moshuarin 87 vjeçar, zbuloi shkaqet e dhimbjes së mesit të tij dhe i tha: Mos u mërzit xhaxha, se do të vijnë ato!

Romeo e Zhuljeta jetuan aq pak në dashuri, saqë nuk vërtetuan në duheshin me të vërtetë apo jo. Po të ishin martuar, Shekspiri do të shkruante jo tragjedi, por komedi për jetën e tyre.

Kush e di përgjigjen e kësaj pyetje le të ma thotë edhe mua: Përse në Shqipëri dy specie të gjalla, kafshët e egra dhe njerëzit e urtë, janë drejt zhdukjes?

Ish mësuesit të tij 85 vjeçar, kur po ndaheshin në rrugë ai i tha: Mirupafshim, profesor dhe të rroni vetë kur të vdisni, se unë tani banoj në Amerikë dhe nuk besoj të marr pjesë në varrimin tuaj.

Çuditërisht, ne urrejmë më shumë ata që na kanë bërë nder dikur, se ata që na bëjnë keq sot.

Heroinat, dikur ishin me kokrra, me emër e mbiemër, ndërsa tani i mbjellim, i korrim dhe i shesim me kilogram. Kjo do të thotë se heroizmi mund të shitet dhe blihet.

Boksi fillon me grushta dhe përfundon me përqafime, ndërsa futbolli fillon me shtërngime duarsh dhe përfundon me shkelma e grushta.

Në 20 vjetorin e vdekjes së nënës tij, mes shumë vizitorëve, tetë vëllezërve e tri motrave, ai tha: Shyqyr që vdiq atëherë, se po të kish qenë gjallë, duke pjellë akoma do të ishte!

Kënaqësitë e vërteta, fatmirësisht janë pa para, ato të tjerat që mbeten, janë thjeshtë kureshtje.

Ai është mjaft i zoti dhe mbaron punë kudo, sepse nuk përdor aftësinë, lekun dhe miqësinë, por… gruan!

Nëqoftëse, dita juaj nuk ju shkon mbarë, dijeni se rrugën ku ju keni kaluar, patjetër duhet t’ua ketë prerë ndonjë politikan.

Ai për të mallkuar dikë që ia sillte në majë të hundës, i thoshte: Të rëntë për nuse gruaja ime!

Deklaratë interesante dhe befasuese e një pushtetari: Unë së pari jam politikan, dhe krejt rastësisht jam njeri.

I burgosuri anglez ribëhet burrë

Në politikë dhe agjensitë funerale, nxirret fitim vetëm nga fatkeqësitë e të tjerëve.
burgosuri anglez ribëhet burrë

Është e mërzitshme të qëndrosh vetëm brenda një gjinie, një seksi. Monotoni e madhe! Shikon po të njëjtat vegla pune, po në atë pozicion urinon. Ato sjellje gjithë jetën. E mërzitshme vërtet! Por, ka edhe zgjidhje. Sa më i zhvilluar njerëzimi, aq më shumë zgjidhje gjen. Ato kanë gjetur edhe ilaçin e çmërzitjes brenda seksit. T’u mërzit burri, bëhu grua; t’u mërzit vetja grua, bëhu përsëri burrë.
Kështu, një anglez i burgosur, gjatë qëndrimit në burg, kaloi nga mashkull në femër. Nuk kaloi ylberin, si themi ne këtej, por u operua dhe u bë dylber. Ndryshe, këta quhen travestitë. Me paratë e shtetit ai u operua, sepse ishte i siguruar. Bota siguron edhe prapanicën, edhe paranicën. Ne nuk sigurojmë as jetën.
Operacionet e qejfit kushtojnë shtrenjtë. Ai doli me sukses, dhe gjithë të burgosurit e uruan kolegun e vjetër, me seks të ri. I uruan asaj mirëseardhjen. Që nga ajo ditë, e burgosura angleze, nisi një detyrë tjetër. U bë dashnorja kolektive e gjithë të dënuarve. Çfarë qejfi! Me orar, dhe brenda rregullave, ajo plotësonte nevojat e të gjithëve. Madje, edhe nga ajo anë që kryente vetë nevojën. Sipas grafikut të ofruar nga drejtoria e burgut, zonja e burgosur solli një atmosferë të re në ambientet e tij. Në listë kishin shkruar emrat edhe drejtuesit e burgut.
U morën masa që ish-ai, tani-ajo, të mos mbetej shtatzënë. Kështu kalonin orët, ditët, muajt, dhe vitet. Sa në një qeli në një tjetër, sa në një krevat në një tjetër. Nga të gjitha kombësitë. Buzët e gjithë të burgosurve, prekën dhe puthën kofshët dhe gjoksin e saj gjithë lesh. E kur leshi nisi t’i binte dalëngadalë, ditët e lumtura për të burgosurit, mbaruan. E burgosura vendosi të rikthehet përsëri ashtu siç ishte, mashkull. Pra, ishte ai, u bë ajo; është ajo, do bëhet përsëri ai. Plasi sherri. Filluan xhelozitë dhe qarjet nga të burgosurit. Si do t’ia bëjmë ne pa ty? Ata donin të dinin se çfarë kishte ndodhur, që ajo donte të ribëhej sërish ai. Kush e kishte prekur në sedër, në të vetmen gjë që ishte e paprekshme? Kush e kishte dëmtuar? Por, ajo ishte e vendosur, po aq sa ishte, kur ishte ai. Si vajzë e mirë, u nda me dashnorët, drejtorinë, dhe premtoi se do të rishiheshin pas disa kohësh si shokë.
Me paratë e sigurimeve, ajo tani do të operohet përsëri. Trasformimi kushton 22 mijë euro. Do të jetë po ajo klinikë, po ato mjekë që e operuan herën e parë. Nuk dihet nëse do t’i venë po ato vegla pune që ka patur. Ndoshta të ndonjë tjetri, që ashtu si kësaj dikur, i kanë dalë të tepërta. Thonë se, ajo do të bëhet ai, sepse kërkon të marrë hak ndaj disave që shpesh i ngatërronin seksin pa lejen e saj. Nëse do t’i montojnë veglat e ndonjë marokeni ose shqiptari, mjerë ish dashnorët e saj të burgosur pastaj!
22 mijë euro për qejfin e një të burgosuri. 22 mijë për t’a bërë nga Sër në Ledi. Dhe ku? Brenda në burg
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Satira të ndryshme Empty Re: Satira të ndryshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi