Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FLORIM ZEQA:Bozhiqi nuk bëhet shqiptar !

Shko poshtë

FLORIM ZEQA:Bozhiqi nuk bëhet shqiptar ! Empty FLORIM ZEQA:Bozhiqi nuk bëhet shqiptar !

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2015 1:06 pm

FLORIM ZEQA:Bozhiqi nuk bëhet shqiptar !


FLORIM ZEQA:Bozhiqi nuk bëhet shqiptar ! 10891924_315834611960321_6067451549106774825_n

Viteve të fundit janë bërë retorike vizitat e liderëve shtetëror me rastin e festave fetare. Numri i madhë i festave fetare në shtetin "laik", ka lënë nën hije festat kombëtare të 95 % të popullatës shqiptare.
Kështu, shteti i ri i Kosovës i dirigjuar nga ndërkombëtarët është shëndrruar në cirk teatral, ku shfaqje të njëjta luhen në teatro të ndryshme nga të njëjtit aktor (politikaj).
Ndrrimi i roleve i bënë më tërheqës aktorët për publikun. Kështu ndodhi edhe kësaj radhe, u ndërruan rolet e aktorëve (politikajve).
Për dallim nga viti i kaluar, kur serbët e Klinës i kishte vizituar kryeministri i vendit Hashim Thaçi me kryetarin e kësaj komune, kësaj radhe kryetari i Klinës zoti Sokol Bashota kishte përgaditur një befasi tjetër për serbët lokal, atyre ua solli në Videjë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. 
Ky i fundit (Kadriu) i emocionuar nga pritja e serbit Radulloviç, nuk ngurroj të thotë se bozhiqi është fest e jona. 
Mbase më e udhës do të ishte që kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës të provonte të vizitonte fqinjët në vendlindjen e tij, në pjesën veriore të Mitrovicës,...por ja që "fati" e deshti të jetë në Videjë të Klinës !
Rrugën për vizita kulteve fetare serbe, liderëve shtetëror u "hapi" dy vite më parë Adem Demaçi,...sivjet u pasuar nga presidentja (e zarfit) Jahjaga dhe kryeministri (me portofol) i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa.
Vizita e krerëve shtetëror në një institucion fetar, siq është Manastiri i Deçanit, që në vazhdimësi bënë thirrje për urrejtje kundër shqiptarëve dhe i cili nuk e njefë Republikën e Kosovës dhe as ligjet e saja, paraqet shkelje të rëndë ndaj gjakut të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre.
Prijësi fetar i këtij manastiri (Sava Janjiqi) që u vizitua nga liderët shtetëror të Kosovës, asnjëherë nuk i ka shkuar mendja për kërkimfalje ndaj fqinjëve të tyre shqiptar, përkundrazi ndjellë urrejtje dhe vazhdon me uzurpimin e pronave publike dhe private të shqiptarëve.
Edhe këtë vit, sikur viteve të tjera, i vetmi vend në Kosovë, që na bëri të ndihemi krenar që jemi shqiptar, është Gjakova, që nuk lejojë të hyjnë serbët në qytetin e tyre të lindjes, madje as sa për t'u lutur e lërë më gjë tjetër.
Vetëm kështu, duke mos lejuar kthimin e kriminelëve në vendin e krimit mbrohet nderi dhe dinjiteti kombëtar, forcohet krenaria e familjeve të dëshmorëve, respektohet gjaku i derdhur për lirinë e vendit.
Kjo është vlerë dhe dëshmi e respektit ndaj viktimave të luftës. Shembullin e gjakovarëve dua ta demonstroj me një shembull analog të serbëve të Serbisë, të cilin pak kush e ka të ditur nga qytetarët tonë. 
Në qytetin e Kragujevcit (Serbi), nga përfundimi i luftës së dytë botërore e deri në shpërbërjen e Jugosllavisë së Titos, e kanë pas të ndaluar hyrjen në këtë qytet të gjitha makinat me targa të Gjermainsë, si shënjë respekti dhe kujtese ndaj masakrës së nazifashistëve në disa shkolla të këtij qyteti ku kishin lënë të vrarë dhe të masakruar me mijëra nxënës, personel arsimor dhe popullatë civile të këtij qyteti.
Dalëngadal, në Kosovë, festat fetare po bëhen shtetërore, shteti laik po bëhet sekular, kriminelet po shëndrrohen në pushtetar, por ajo që nuk guxon të ndodhë asnjëherë, është se bozhiqi nuk bënë të bëhet shqiptar !

FLORIM ZEQA:Bozhiqi nuk bëhet shqiptar ! 10384663_315834595293656_3175387820029025561_nFLORIM ZEQA:Bozhiqi nuk bëhet shqiptar ! 10898097_315834565293659_7117734292415891501_n


FLORIM ZEQA:Bozhiqi nuk bëhet shqiptar ! 10341752_315834621960320_5958731446843711181_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi