Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria: Ja motivi që kishte shtyrë Gani Gecinin të vras Ruzhdi Shaqirin

Shko poshtë

Prokuroria: Ja motivi që kishte shtyrë Gani Gecinin të vras Ruzhdi Shaqirin Empty Prokuroria: Ja motivi që kishte shtyrë Gani Gecinin të vras Ruzhdi Shaqirin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 09, 2015 11:21 pm

Prokuroria: Ja motivi që kishte shtyrë Gani Gecinin të vras Ruzhdi Shaqirin
Prokuroria: Ja motivi që kishte shtyrë Gani Gecinin të vras Ruzhdi Shaqirin Largea_51529100_515355001420827667


Gani Geci sipas Prokurorisë, kishte shtënë katër herë në drejtim të Ruzhdi Shaqirit, pasi ky i fundit kishte afruar dorën në brez. Kjo kishte bërë që Geci të mendoj se ai do të qëllohet nga Shaqiri.
Hetimet pesë mujore të prokurorisë së Mitrovicës kanë ardhur në konkludimin se ish deputeti Gani Geci ka qenë në një gjendje të “tronditjes së fortë mendore” kur e ka qëlluar për vdekje Ruzhdi Shaqirin në qendër të Skenderajt.
Me cilësimin që prokuroria i ka bërë kësaj vrasje Geci rrezikon të marrë deri në 10 vite burgim. Gjykimi ndaj Gecit pritet të fillojë me 14 janar dhe kjo tash i është konfirmuar edhe mbrojtësit të Gecit Avokatit Ndrecë Doda.

“Jam ne dijeni së klientit tim Gani Gecit i është ngritur aktakuza dhe është caktuar data e fillimit të seancës fillestare e cila do mbahet më 14 janar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”, tha Doda.
KALLXO.com ka siguruar një kopje të aktakuzës e cila pas pesë muajsh hetime është hartuar nga prokurorja Vahide Badivuku. Aty përshkruhen detajet e ngjarjes si dhe emrat e personave të cilët do të dëshmojnë në këtë rast.
Aktakuza përshkruan se motivi i vrasjes së 4 gushtit ishte konflikti i vitit 2001 ku ishin vrarë Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku dhe i plagosur kishte mbetur vetë Gani Geci.
Dokumenti me 19 faqe pretendon se ditën kur ka kryer vrasjen, Gani Geci ka qenë në një “tronditje të fortë mendore”.
“Atë ditë Geci kishte qëndruar në kafenenë “N Qosh” dhe në momentin kur ishte në shkallën e fundit të lokalit papritmas kishte dëgjuar fjalën “Selam Alejkym” dhe kur ishte kthyer kishte parë të ndjerin Ruzhdi i cili e kishte ngritur dorën në ajër”, thuhet në aktakuzë.

Prokurorja pretendon se ky veprim i Ruzhdiut ishte një provokim pasi që Ganiu me Ruzhdiun nuk kanë pasur raporte të mira e as që është përshëndetur me të.
“Pas përshëndetjes të cilën prokurorja e quan provokuese Geci ishte drejtuar tek Shaqiri dhe i kishte thënë “A i ke tubu pleqt me bo be, ku je kon me datë 19.10” . Kjo fjali e Gecit ishte pasuar nga veprimet e Shaqirit i cili e kishte shtyrë tavolinën dhe i kishte thënë Gecit “Hup shko në K…se po ta q... nonën se unë ty nuk të tutna, nxjerr e qit”, shkruan në aktakuzë.
Tutje, aktakuza thotë se Shaqiri ishte nisur në drejtim të Gecit me dorën e djathtë të vendosur në brez. Këto veprime të Shaqirit, sipas prokurorisë, e kanë vendosur në një tronditje të fortë mendore Gecin i cili në një gjendje të kërcënimit se Ruzhdiu do ta vrasë dhe fyerjet e tjera “e nxjerr pistoletën dhe shtien katër herë në drejtim të viktimës”.
Gani Geci ka qenë në paraburgim nga 22.08.2014 deri më 21.11.2014 ndërsa nga kjo datë gjendet nën masën e arrestit shtëpiak.
Ndërrimi i masës së sigurisë kishte ardhur më kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. (Kallxo.com)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi