Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shehu: PD-ja do të fitojë në zgjedhjet e 28 qershorit

Shko poshtë

Shehu: PD-ja do të fitojë në zgjedhjet e 28 qershorit Empty Shehu: PD-ja do të fitojë në zgjedhjet e 28 qershorit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 11, 2009 2:39 pm

Shehu: PD-ja do të fitojë në zgjedhjet e 28 qershorit

Intervistë me Tritan Shehun, kandidatin e PD-së, për deputet në Qarkun e Tiranës. Në intervistë Tritan Shehu shprehet për strategjinë e PD-së që është shumë transparente dhe që do të çojë Shqipërinë në hapa të tjera zhvillimi, që bazohen mbi forcën intelektuale të PD, me eksperiencën dhe në njerëzit më të mirë që ka në lista dhe padyshim bazohet dhe në liderin e PD, Sali Berisha, për të i cilin thotë që është motori i shkatërrimit të komunizmit në Shqipëri, dhe motori i ndryshimeve të mëdha.


Shehu: PD-ja do të fitojë në zgjedhjet e 28 qershorit SHEHU
Tritan Shehu, kandidat i PD-së, për deputet në Qarkun e Tiranës.


Tritan Shehu shprehet se në listat e PS-së nuk ndodhet kryetari i PS-së, kjo të jep përshtypjen e një liste e dekapituar, e një liste pa krye. Ky është një problem i brendshëm i PS-së cila lidhet nga amullia, nga çorganizimi dhe nga frika e madhe e humbjes së zgjedhjeve, sepse e shikojnë që zgjidhet janë të humbura dhe mendojnë të zotërojnë një karrige që ka pasur dhe shpreson ta mbajë për dy vjet tjera të ardhshme.
Pyetje:Ju vini nga radhët e një partie që në sajë të një marrëveshjeje, u bë pjesë e strukturave të PD-ës dhe jeni në listën fituese të kandidatëve. Cilat janë sipas jush arsyet pse zgjedhësit e Tiranës duhet të votojnë PD-ën?
Shehu:Fillimisht duhet të them se, jam në listat e Partisë Demokratike, në këtë listë të cilës nuk mund të vë kufij sepse të gjithë ato emra janë fitues. Mendoj se Partia Demokratike në Tiranë do të marrë pjesën dërrmuese të 32 deputeteve, sepse ne jemi një skuadër që luftojmë së bashku dhe do të fitojmë së bashku. Është një nder për mua që të jem në listën e Partisë Demokratike në kryeqytet, natyrisht ku numri një është kryetari i Partisë Sali Berisha. Kërkoj votën e popullit të Tiranës i cili është qyteti me një nivel më të lartë intelektualësh, është qyteti i lëvizjeve të mëdha demokratike, studentore, qyteti i përmbysjes së diktatorit Enver Hoxha, është qyteti edhe i këtyre katër viteve të qeverisë demokratike që ka qenë pararojë të ideve të punës për të realizuar reformat e qeverisjes sonë. Realisht ka ecur mjaft përpara ka arritur standarde krejt të tjera në të gjitha nivelet, Shqipëria po afrohet gjithmonë dhe më tepër standardeve të Bashkimit Evropian. Është një obligim i madh, është kënaqësi dhe krenari të jem deputet në këtë listë fitimtare në Partisë Demokratike. Jam deputet i kësaj partie dhe i premtoj njerëzve që me të gjitha forcat e mia do të realizoj programin e Partisë Demokratike, sepse ky program është pa dyshim real dhe një program konkret, një program me objektiva të qarta, me vizione të qarta që e bëjnë këtë program më të mirë. Konceptet e thella të ekonomisë së tregut, mbi ato element esencial që e bëjnë këtë program më të mirë, së pari mbështetet me vizionin e Parisë Demokratike, vizionin e evropian, vizionin liberal mbi konceptet e thella për tregun që ka PD-ja me ato elementë të cilat kanë qenë në themel zhvillime pozitive që ka pas Shqipëria këto vite. Së dyti mendoj se ky program mbështetet edhe në eksperiencën e katër viteve të kaluar të qeverisjes shumë të suksesshme të PD-ke, qeverisja ka pas një tipar të qartë për mbajtjen e premtimeve, dhe realizimin e premtimeve. Partia Demokratike, Kryeministri Berisha këto katër vjet janë dalluar për dy gjëra: realizimi i premtimeve që i dhanë para katër viteve dhe; nga realizimi i këtyre premtimeve me punë intensive, pra të gjitha këto bëjnë që programi i PD që po i paraqesim shqiptarëve të jetë programi më i mirë, më i qartë më zhvillues për vendin në të gjitha sektorët e vendit. Nuk është fjala thjeshtë për të ndërtuar rrugët te cilat mund të hapim kanale, por programi jonë është shumë ambicioz që janë zhvillimet e gjithanshme të Shqipërisë që Shqipëria në 2013 do të jetë e gatshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Jam i bindur që me fitoren tonë të 28 Qershor Shqipëria do të jetë e gatshme në 2013 për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian.
Pyetje: Përveç arsyeve që duhet të votohet PD dhe mazhoranca që ajo udhëheq, sipas jush, a ka ndonjë strategji të sajën PD-ja, për të përforcuar te zgjedhësit besimin se është kjo forcë politike që do ët fitojë mbi PS-ën në zgjedhjet e 28 qershorit?
Shehu: Sigurisht që PD-ja ka edhe një strategji të sajën. Strategjia e PD-së për të mundur PS-në në 28 Qershor, është strategji transparente, e hapur, e qartë dhe nuk është një strategji intrigash, apo komplotesh. Është një strategji e cila synon zhvillimin në vend, nuk do të prishi procesin zgjedhor, siç po mundohet ta prishi Partia Socialiste. Strategjia e PD-së është shumë transparente, kjo do ta çojë Shqipërinë në hapa të tjera zhvillimi, e cila bazohet mbi forcën tonë intelektuale, me eksperiencën tonë dhe në njerëzit më të mirë që ka në lista dhe padyshim bazohet dhe në liderin që ne kemi siç është Sali Berisha i cili është motori i shkatërrimit të komunizmit në Shqipëri, dhe motori i ndryshimeve të mëdha. Në këtë mënyrë strategjia jonë është shumë e qartë, e hapur dhe puna jonë gjatë këtyre katër viteve ka qenë e tillë. Dhe ajo që duam të bëjmë ne është e tillë sepse kemi guximin ti themi popullit çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen sepse çdo gjë shkon në interesat dhe zhvillim të vendit.
Pyetje:Çfarë ju lidh me zonën ku garoni dhe a jeni në dijeni të problemeve të tyre?
Shehu:Jam caktuar nga Partia Demokratike të ndjek procesin zgjedhor në njësinë bashkiake nr 3, zonë e cila ka në vetvete mbi 60 mijë banor. Kjo zonë ka një nivel të lartë koshience demokratike, është një zonë vendase, por dhe të ardhurish që janë integruar në jetën e qytetit. Është një zonë e cila që në fillim ka kontribuar në lëvizjen demokratike Shqiptare, është me koncepte të qarta në ekonominë e tregut. Kjo zonë ka ditur të integrohet dhe të jetë pjesë e ndryshimeve të mëdha që ka pas Shqipëria. Një pjesë e madhe të njerëzve i njoh sepse prej shumë vitesh kam punuar në spital. Kjo zonë ka probleme që janë të zgjidhshme këto probleme janë të ndryshme si: në zonën e të ardhurve kanë problem me procesin e legalizimeve në këtë proces po punojmë dhe po ecim përpara dhe vetë banorët po e ndjejnë që ky proces po bëhet realitet. Ne do të kemi dhe takime me banorët për të parë dhe pikat e dobëta që ka ky proces, për të korrigjuar ato dhe për të përshpejtuar ato i cili realisht në qoftë se do të realizohet do të realizohet nga qeverisja jonë. Kemi dhe pjesën tjetër ku problemet lidhen me ekonominë me një nivel papunësie me gjithë përmirësimet që ka pas këto vite prapë ka probleme ekonomike, megjithëse pagat janë rritur, pensionet janë rritur, problemet ekonomike qëndrojnë, por që të gjitha këto do të marrin një zgjidhje më të mirë të mundshme e cila i ka në programin e saj katër vjeçar dhe standardin e jetesës që do të ketë Shqipëria në këtë katër vjeçar. Ashtu siç ka thënë dhe kryeministri Berisha do të kalojë së paku gjashtë nga vende të Bashkimit Evropian, një tjetër problem që ka kjo zonë është infrastruktura sepse bashkia ka bërë një punë të dobët, kjo lidhet me një diskriminim që ka bërë bashkia me investimet e kësaj zone qoftë në zonën e të ardhurve qoftë dhe në zona të tjera. Kjo zonë ka dhe mungesë shkollash me gjithë investimet e mëdha që janë bëra nga qeveria për shkollat prapë ka hapësira për të bërë shkolla, të cilën bashkia nuk e ka marrë në konsideratë duke lënë zona të tëra të kësaj njësia pa shkolla. Mendoj se në këtë zonë ne do të zhvillojmë dhe sistemin shëndetësor, veçanërisht ai ambulator dhe kam bërë hapa për ndryshime, por përsëri ka elementë që duhet të zhvillojmë. Problemet e zonës lidhen me defektet e mëdha të qeverisjes lokale.
Pyetje:A mendoni se sistemi zgjedhor në bazë të të cilit, deputeti do të zgjidhet nga përqindja që fiton partia në një farë mënyre ul vlerat e kandidatit?
Shehu:Në princip gjithmonë kam thënë dhe them që ka sistem zgjedhor të mirë dhe të keq, çdo sistem ka pikat e forta dhe pikat e dobëta. Ky sistem është pasojë e një kompromisi politik, pasojë stadit të zhvillimit të vendit i një eksperience, por e rëndësishme është të implementohet në mënyrë demokratike. Për këtë sistem zgjedhor u miratuar me konsensus të përgjithshëm duke krijuar një premisë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. E rëndësishme është puna që po bëhet sot, në të gjitha instancat qeveritare, siç janë regjistrat, kartat e identitetit, në përgjithësi ky sistem implementohet mirë. Ky sistem mendoj se do të jetë i suksesshëm dhe do të zbatohen do të realizohen zgjidhet e lira dhe të ndershme. Mendoj se ka një problem ky sistem që nuk votohet direkt për individin, personalisht për një sistem më mazhoritar janë që qytetari të votoj dhe për idenë dhe për programin dhe për partinë. Megjithatë opozita nguli këmbë që sistemi të ishte proporcional, u përcaktua ky sistem me një kompromis tani detyra jonë është që ta zbatojmë këtë sistem. Problemi i këtij sistemi mendoj se implementimin nga Partia Demokratike është krejt standarde edhe principe politike të vendeve me demokraci parlamentare, por fatkeqësisht po shikoj se nga PS-ja për çudi ky sistem po implementohet në mënyrë të çuditshme e cila nuk ndodhet në asnjë nga vendet e tjera në demokracinë parlamentare. Në listat e PS-së nuk ndodhet kryetari i PS-së kjo të jep përshtypjen e një liste e dekapituar, e një liste pa krye, pra vetë PS-ja të jep përshtypjen e një qenie pa krye që po shkon në fushatë elektorale. Ky është një problem i brendshme i PS-së e cila lidhet sipas mendimit tim nga amullia, nga çorganizimi dhe nga frika e madhe e humbjes së zgjedhjeve, sepse e shikojnë që zgjidhet janë të humbura dhe mendojnë të zotërojnë një karrige që ka pasur dhe që shpreson ta mbajë edhe për dy vjet të tjera të ardhshme. Ky gabim transmeton frikën e zgjedhjeve dhe amullinë e madhe që kanë në këto momente në këtë proces zgjedhor.
Pyetje:Si kandidat i Tiranës, si mendoni se do të jetë perfomanca e ndarjes së mandateve të deputetëve?
Shehu:Nuk mund të përmend shifra, por them që PD këtë radhë do të marrë shumicën dërrmuese të mandateve. Do të ketë shumicën e nevojshme për të qeverisur 4-vjeçarin, e ardhshme dhe për ti dhënë Shqipërisë ato elementë të cilët kanë nevojë në ecjen përpara dhe në zhvillimin e këtij ndryshimi duke filluar katër vjet më parë dhe ka nevojë për hapa të tjera për të arritur ato standarde të cilat do të na bëjnë ne krejt të pathyeshëm që të hyjmë në 2013 në Bashkimin Evropian. (55)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi