Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REAGIM I SEKRETARIATIT VENDIMMARRËS TË FBKSH

Shko poshtë

REAGIM I SEKRETARIATIT VENDIMMARRËS TË FBKSH Empty REAGIM I SEKRETARIATIT VENDIMMARRËS TË FBKSH

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 12, 2009 3:54 pm

FBKSH DHE STRUKTURAT E SAJ: AKSH, SKSH DHE FKSH NUK JANË SHTËPI PA ZOT,

SIC IU TEKEN BANDITËVE DHE PADRONËVE TË TYRE ANTISHQIPTARË..!



Në artikullin e gazetës “Lajm”, i datës 4 qershor 2009, i titulluar “Rishfaqet AKSH-ja”, prezantohet një bandë që thirret

në emrin e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH).

Kjo bandë nuk është pjesë e strukturave kombëtare, por vetëm kopjon në indigo daljen e AKSH-së të vitit 2007 në afërsi të kufirit me Serbinë, me në krye Kom. Arbër Korabin, pikërisht pasi Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) e ka lëshuar Komunikatën Përfundimtare për shpalljen e pushimit të përkohshëm të aktivitetit të FBKSH-së në Kosovë, rrjedhimisht edhe të strukturave të saj: Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) dhe Fondi Kombëtar Shqiptar (FKSH).



Këtu duhet theksuar se që nga fillimi gazeta “Lajm” gabon kur hyn në kurthin e banditëve, kur thotë se Komunikata Përfundimtare është deklaratë vetëm e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, kur ajo është e nënshkruar, përveç tij, (përvec Zëdhënësit Politik dhe Publik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili) edhe nga Kryetari i Përgjithshëm i FBKSH-së,

Prof. Dr. Bashkim Mitrovica,

nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), Kolonel Arbën Korabi,

nga Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së, Prof. Çlirim Presheva dhe nga Kryetari i Këshillit Qendror të FBKSH-së,

Mr. Ecc. Kalors Toplica.



Gazetarët e “Lajmit” do të duheshin më tutje t’iu ofrojnë informata organeve legale të Republikës së Kosovës (Policisë së Kosovës) dhe Sekretariatit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në identifikimin e banditëve dhe ndjekjen e tyre penale, sepse ashtu siç është parashtruar në Kërkesën e Sekretariatit Vendimmarrës të FBKSH-së, të datës 31 maj 2009, as Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe as strukturat e tij: AKSH, SKSH dhe FKSH nuk veprojnë më në Kosovë.



Çdo shfaqje në terren e “AKSH-së” në Kosovë është shfaqje bandash jashtë strukturave kombëtare, pavarësisht nga “arsyet” që ata i japin për mosbindjen e tyre ndaj organeve të larta të FBKSH-së, që në këtë rast mund të konsiderohet vetëm armë kundër strukturave kombëtare dhe në veçanti kundër ideologut të FBKSH-së, zoti Gafurr Adili.



Kur ai (Zoti Adili) i ka lindur, rritur dhe zhvilluar strukturat kombëtare, FBKSH-në dhe të gjitha strukturat e saj: AKSH, SKSH dhe FKSH, ku ishin këta banditë që sot si kërputdhat pas shiut na shfaqen në Kosovë?

Ku ishin këta "trima" të pasluftës kur Kosova na kërcënohej nga bandat e "Car Llazarëve" dhe nuk i bashkangjiteshin Komandant Arbër Korabit dhe trimave të AKSH-se?

Pse këta "trima" nuk shkonin në Mitrovicën Veriore kur i urdhëronte Sekretariati Vendimmarrës i FBKSH-së përmes Zotit Adili"

Pse këta "trima" nuk po shkojnë në trojet e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) që ta mbrojnë popullin shqiptar nga dhuna e represioni i unoformës (ushtrisë dhe xhandarmërisë) së Serbisë?


Sepse, ashtu i ka porositur Serbia përmes agjenturës së saj në Republikën e Kosovës.




Sigurisht se Zoti Adili është drejtuesi i parë që armiqtë e kombit shqiptar dhe shqipfolësit do të donin të mos e shohin në udhëheqjen e FBKSH-së, për ta pasur të lirë t’i depërtojnë dhe penetrojnë FBKSH-së, për të deformuar konceptin, taktikën, strategjinë e strukturave kombëtare, për t’i bërë organizma të vdekura kombëtarisht, ashtu siç ka ndodhur me ushtritë çlirimtare, që dalë-ngadalë (me hyrjen e njerëzve të caktuar) i janë larguar konceptit të ribashkimit të Shqipërisë deri në “çmilitarizimin” e tyre. Dhe, ne Zotin Adili e kemi urdhëruar që tani e në ardhmen të punojë e të veprojë që në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovë të organizojë Frontin Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), të cilin duhet ta drejtojë vetëma Ai dhe askush tjetër, kurse me FBKSH-në dhe strukturat e saj: AKSH dhe SKSH, në trojet e pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, do të drejtojmë ne tre:

1. Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, Kryetar i Përgjithshëm i FBKSH-së,

2. Kolonel. Arbër KORABI, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së dhe

3. Prof. Dr. Clirim PRESHEVA, Shef i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së.

Dhe, këkojmë që Zoti Adili të mos shqetësohet fare, sepse ne tre do të dijmë që FBKSH-në dhe strukturat e saj: AKSH dhe SKSH, që i lindi dhe i rriti si nëna fëmijën e saj, do t'i ruajmë si qelibari dhe si sytë tonë të ballit.



“Dalja në kundërshtim” me Komunikatën Përfundimtare, më anë të një deklarate shpifëse të lexuar nga “komandanti” i bandës është një skenar i sofistikuar antishqiptar që ka për qëllim:



1. Të hutojë popullin shqiptar dhe në veçanti anëtarët e strukturave kombëtare, duke krijuar një mosbindje ndaj organeve më të larta të FBKSH-së;



2. Të njollosë figurën e ideologut udhëheqës të FBKSH-së dhe të ribashkimit kombëtar, zoti Gafurr Adili;



3. Të krijojë pështjellje konceptesh në mendjen e shqiptarëve, sikur Shqipëria Natyrale është në kundërshtim me programin e FBKSH-së, kur ajo paraqet një hap taktik drejt qëllimit strategjik të përcaktuar në Platformën e Frontit – Shqipëria Etnike.



Të gjithë duhet të dinë se Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturat e tij nuk janë një shtëpi pa zot,

ashtu siç iu teket banditëve dhe padronëve të tyre antishqiptarë.



FBKSH i ka organet e tij udhëheqëse që vendosin hapat taktike të domosdoshme në aktivitetin kombëtar të FBKSH-së,

për të arritur qëllimin final – ribashkimi i të gjithë trojeve etnike shqiptare.



Kush nuk iu bindet dhe nuk iu nënshtrohet vendimeve të Sekretariatit Vendimmarrës dhe vepron me qëllim kundër tyre, iu binden sllavëve dhe aleatëve të tyre shqipfolës dhe kryejnë vepra të dënueshme nga organet e larta juridike të FBKSH-së, siç janë edhe pjesëtarët e kësaj bande, me në krye njëfarë “komandant Shpëtimi” (Azem Bogici), i cili ka qenë drejtor i dhunshëm në Feronikël të Drenasit (ish Gllogovcit), pas viteve 90-të, kur krimineli Milloshevic Kosovës ia suprimoi statusin e Krahines Autonome, i cili FBKSH-në dhe strukturat e saj: AKSH, SKSH dhe FKSH në Republikën e Kosovës, sipas porosive të padronëve të tij në Beograd, dëshiron dhe pretendon që t'i përplasë dhe konfrontojë (edhe ushtarakisht) me institucionet legale të Republikës së Kosovës dhe aletatët e saj KFOR në Kosovë. Por, këtij zotëriu dhe ndonjerit si ky, që dikur ka figuruar në listat e UCK-së dhe të Komandantit Legjendar - Adem JASHARI si spiun i Serbisë, për herë të fundit po iu themi se hesapet i kanë bërë pa hanxhi dhe të mos luajnë më me zjarrin sepse do të digjen nga zjarri.



Kryetari i Përgjithshëm i FBKSH-së,

Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.),



Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së,

Kolonel Arbër KORABI (d.v.) dhe



Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së,

Prof. Dr. Clirim PRESHEVA (d.v.)

E-mail: clirimpresheva@...



Prishtinë, 10 qershor 2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi