Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Hasko:MË VJEN TURP!

Shko poshtë

Skënder Hasko:MË VJEN TURP! Empty Skënder Hasko:MË VJEN TURP!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 12, 2009 3:59 pm

MË VJEN TURP!









Skënder Hasko

Shkrimtar







Shoh që rrjedhin lotë nëpër faqet e njoma të fëmijëve të ngujuar për shkak të mbeturinës primitive-gjakmarrjes, dhe më vjen turp e përlotem edhe unë. Kam takuar e takoj qytetarë të huaj, të cilët më pyesin për fenomenin e gjakmarrjes e të ngujimit dhe unë skuqem e më vjen turp, ngaqë s´di si të justifikohem, se nuk ekziston qoftë edhe një shteg justifikimi. Dëgjoj thirrjen e asaj nëne të re që jeton me ankth për rrezikun që u kanoset tre djemve të saj njomëzakë e që kërkon ndihmë, dhe unë turpërohem si bashkëkombas i saj ngaqë shteti yunë “i plotfuqishëm”, s’paska asnjë grimë plotfuqi e zotësi të bëjë atë që duhet bërë e që i takon të bëjë, por na mban ”fjalime mallëngjyese” e asgjë konkrete. Më vjen turp që sot, në shekullin e XXI-të, kur duartrokasim për hyrje në NATO e përgatitemi për t’u futur në Bashkimin Europian, tek ne ekziston ende ky zakon i egër, primitiv, fisnor e feudal. Më erdhi turp, kur një gazetar zviceran më pyeti: ”Ekzistojnë ende fise të egra në vendin tuaj, që nuk kanë rënë ende në kontakt me qytetërimin?” Ai kishte të drejtë të tallej. Më vjen turp përpara mbesave e nipave të mi të vegjël kur më pyesin: ”Pse i mbajnë mbyllur ata fëmijë që qajnë e nuk shkojnë as në shkollë?! Kush i tremb?” O shtetarët e mi! O politikanët tanë, mos u kacafytni me njeri-tjetrin për karrige e kolltuqe, por kacafytuni me këtë të keqe të madhe që sjell kob e na bën të na vijë turp! Nuk e di juve, por mua dhe shumë të tjerëve si unë, na vjen turp.



Fjala e Lirë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi