Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video)

Shko poshtë

Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video) Empty Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 15, 2015 9:21 pm

Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video)

Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video) Kokaina11

Goditja e një organizate kriminale me të paktën 11 persona të përfshirë dhe sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të kokainës nuk ka qenë një rastësi. Prej disa kohësh, autoritet policore gjermane kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimin e tyre se një trafik droge nga Shqipëria furnizonte organizata kriminale në Gjermani. Bëhej fjalë për kokainë, drogën më të shtrenjtë sot në tregun ilegal.
Sipas të dhënave të para, të cilat u konfirmuan më vonë, lënda narkotike vinte na Amerika Latine, përpunohej në Elbasan dhe më pas nisej drejt Europës Perëndimore, kryesisht në Gjermani. Falë shkëmbimit të informacionit me shërbimet gjermane, disa persona të përfshirë në kët rrjet u identifikuan dhe u mbajtën nën vëzhgim për disa muaj. Kështu nisi operacioni i koduar "Xibraku", ku një rol të dorës së parë ka luajtuar prokuroria shqiptare e krimeve të rënda. Në mënyrë profesionale kjo prokurori ka mbledhur provat dhe ka dokumentuar gjithë këtë aktivitet kriminal duke ia bërë të mundur ndërhyrjen efikase policisë së shtetit.
Goditja e të mërkurës mbrëma në Elbasan është nga më të rëndsishmet kundër trafikut ndërkombëtar të drogës në Europë. Jo vetëm nga sasia e mallit dhe parave të sekuestruara, por edhe në zbulimin e një rrjeti që bënte jo vetëm trafikun por edhe përpunimin e lëndëve narkotike. Për këtë arsye, ishin sjellë në Shqipëri edhe dy kolumbianë që bënin përpunimin profesional të kokainës.
Më poshtë, lapsi.al po jep fotot gjatë aksionit të policisë, deklaratën e plotë të policisë së shtetit dhe një video nga fabrika tashmë e sekuestruar e drogës në Elbasan.

Komunikate per Shtyp
Strukturat e Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Renda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe konkretisht, Sektori për Narkotikët, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacinale, në bashkpunim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Elbasan, dhe DPQ Durrës, si dhe në bashkpunim me autoritet policorë Gjërmane, pas një hetimi proaktiv disa mujorë ku janë aplikuar të gjitha format dhe metodat bashkkohore të hetimit, më datë 14.01.2015 u finalizua me sukses operacioni policor “Xibraku”.
Prej disa kohësh Policia e Shtetit ka qënë duke hetuar për aktivitetin e këtij grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit, është bërë e mundur identifikimi i pjesëtarëve të këtij grupi, dhe mbajtja e tyre në kontroll si dhe  dokumentimi i aktivietit kriminal.
Në funksion të këtij hetimi është regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda procedimi penal nr. 335, viti 2014 dhe për hetimin e këtij grupi, strukturat e hetimit në Departamentin  për Krimin e Org.&Kr.e Renda kanë përdorur të gjitha format dhe metodat e parashikuara në ligj me qëllim  dokumentimin e këtij aktivitetit kriminial.
Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinación Europen Perendimore.
Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi  përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndeës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rëkrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operación.
Në  kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës , u bë e  mundur arrestimi i shtetasve:


1. Saimir Sadik Batku,  vjeç  43, lindur dhe banues ne Tirane.
2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur  dhe banues ne Tirane, .
3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur  dhe banues ne Tirane, .
4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues  ne Vlore .
5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues  në Elbasan .
6. Kelment Zeni  Dalipi, vjeç 45,  banues në Elbasan.
7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.
8. Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi
9. Ilir Skender Hyseni,  vjeç 47,  banues në Tiranë .
10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.
11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan
.


U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:

•Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
•77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
•19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.
•359.400 Euro.
•2.769.000 lek të reja.
•4150 Dollare Amerikan.
•Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
•Nje arme zjarri automatik model 56.
•Nje arme zjarri Revolver me mulli.
•Një armë zjarri e tipit pistoletë  me caliber 9 mm.
•Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
•174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
•50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
•Katër automjete të tipeve të ndryshme.
•Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
•Një peshore elektronike.
•25 aparate telefoni celulare.
•Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme. 
•Jane sekuestruar edhe dy automjete.

•Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.
•Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike
•Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.


Gjithashtu strukturat e specializuara  të hetimit në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme kanë filluar menjeherë hetimin pasurore dhe vendosur sekuestron për asetet kriminale të pjesëtareve të kësaj organizate kriminale.
Hetimi i kësaj Organizate Kriminale bëhet  per vepren penale te “Trafikimit te Lendeve Narkotike”, 283/a/2 “ Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimi, fabrikimin ose trafikun e paligjshem te narkotikeve “284/a,  dhe “Armbajtje pa leje e Armeve dhe Municioneve Luftarake “ 278/2 dhe 278/5 te Kodit Penal.

Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video) Kokaina2
Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video) Kokaina3_0
Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video) Kokaina5
Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video) Kokaina6

Shqipëria si Kolumbi/ Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës (foto,video) Kokaina7

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi