Dhjetë sekretet që u varrosën
Faqja 1 e 1
Dhjetë sekretet që u varrosën
Dhjetë sekretet që u varrosën
Për shkak të pasojave historike, apo vëmendjes që u është kushtuar me kalimin e viteve, u kthyen në mister dhe legjendë
Ja disa prej "të vërtetave" më të mëdha, që nuk u zbuluan kurrë
Disa merren në varr për të mbrojtur të tjerët, disa për të mbrojtur reputacionin e familjes e kështu me radhë. Disa sekrete, për shkak të pasojave historike apo vëmendjes që u është kushtuar me kalimin e viteve, kthehen në mister dhe legjendë. Këtu janë dhjetë prej mistereve më të mëdha që janë marrë me vete në varr.
1 - Antonio Stradivari, 1644-1737
Stradivari ishte një artizan italian, mjeshtër në punimin e instrumenteve muzikore si violinat, violinçelët, kitarat dhe harpat. Për shekuj me radhë shkencëtarët dhe historianët janë munduar të gjejnë sekretin e Stradivari-t në punimin e këtyre instrumenteve. Ngjitëset dhe verniku i përdorur nga Stradivari janë analizuar gjerësisht dhe mund të luajnë një rol për tingullin dhe cilësinë e instrumenteve të punuara prej tij. Sidoqoftë, nuk ka konsensus mbi faktorin më të mundshëm që mund të shpjegojë tingullin superior të instrumenteve Stradivari. Stradivari ka prodhuar deri në 1100 instrumente. Sot kanë mbetur 650 të tillë, 500 nga të cilët janë violina.
2 - Benjamin Franklin, 1706-1790
Në vitin 1730, Franklin njohu djalin e tij të paligjshëm dhe të vetëm, William. Ai ishte rritur nga babai i tij, Ben, dhe gruaja e tij, Deborah Rea. Disa prej teorive spekulonin se arsyeja pse nëna e William-it nuk bëhej e ditur, ishte fakti se çifti nuk ishte martuar akoma kur djali lindi dhe Franklin donte ta mbante gjithë fajin vetë, në mënyrë që të mos hidhej baltë mbi emrin e Deborah. Të dhëna të tjera tregojnë se nëna e William-it ishte prostitutë. Identiteti zyrtar i nënës së William-it edhe sot nuk dihet. Në vitin 1752, kur William ishte 21 vjeç, ai asistoi në eksperimentin e famshëm të balonës, kryer nga i ati.
3 - Johann Bessler, 1680-1745
Johan Bessler lindi në qytetin Zitau në Gjermani dhe ndërtoi makinën, për të cilën pretendonte se lëvizte vetë. Në vitin 1717 ai kishte bindur mijëra njerëz se kishte shpikur sekretin e një mekanizmi vetëmbështetës. Makina kaloi shumë teste dhe inspektime rigoroze. Ajo u vu në prova për periudha të gjata dhe një test zyrtar udhëtoi për 54 ditë. Ndërtimi i brendshëm gjithnjë ruhej nga afër prej krijuesit të saj. I trazuar nga paranoja dhe temperamenti i keq, si dhe me mungesën e ligjeve për të mbrojtur të drejtën e autorit, Bessler i shkatërroi makinat në një shpërthim zemërimi dhe e mori sekretin e tij me vete në varr.
4 - Edward Leedskalnin, 1887-1951
Edward Leedskalnin ishte një emigrant leton në SHBA dhe skulptor amator. Leedskalnin ndërtoi me njërën dorë një monument të njohur si Kështjella Korale në Florida dhe gjithashtu njihet për teoritë e tij të pazakonta mbi magnetizmin. Ai i ngriti gurët e kështjellës në mënyrë astronomike dhe i integroi ato në një plan të madh arkitekturor, duke u bazuar në të dhënat matematikore dhe astronomike. Leedskalnin përdori vetëm mjete të thjeshta për të prerë blloqet koralore. Kur e pyesnin se si e kishte ndërtuar kështjellën, ai përgjigjej: "Nuk është e vështirë, sekreti është të dish se si". Kur e zhvendosi kështjellën, ai i kërkoi shoferit të kamionit të mbyllte sytë kur po ngarkonte e shkarkonte gurët koralë.
5 - James Black, 1800-1872
James Black ishte një zejtar nga Arkansasi dhe krijuesi i thikës origjinale "Bowie", e dizajnuar nga Jim Bowie. Bowie ishte i famshëm për luftimin me thika nga dueli i vitit 1827. Por, vrasja e tre vrasësve në Teksas dhe vdekja e tij në betejën e Alamos e bënë atë dhe thikën e zejtarit legjendë. Thikat e Black ishin shumë të forta, por njëkohësisht elastike. Ai i mbante metodat e krijimit të thikave sekret dhe i kryente gjithë punimet pas një perdeje lëkure. Ka nga ata që pretendojnë se Black rizbuloi sekretin për prodhimin e çelikut të Damaskut, i përdorur në Lindjen e Mesme për shpatat. Mënyra e vërtetë e prodhimit të thikave përfundoi në varr bashkë me Black-un.
6 - Arne Beurling, 1905-1986
Arne Beurling ishte një matematikan suedez dhe profesor matematike. Në vitin 1940 ai theu kodin gjerman për komunikacionet strategjike ushtarake. Kjo arritje është konsideruar si një nga më të mëdhatë në historinë e kriptografisë. Duke përdorur vetëm kaseta teleshkruese dhe tekst të shifruar, ai deshifroi kodin që gjermanët mendonin se ishte i pamundur të thyhej, vetëm në dy javë. Beurling krijoji një aparaturë që u jepte mundësinë suedezëve të deshifronin trafikun teleshkrues gjerman, i cili kalonte nëpër Suedi nga Norvegjia me anë të një kablloje. Kur u pyet se si e kishte bërë një gjë të tillë, ai u shpreh: "Magjistari nuk i tregon sekretet e tij".
7 - Njeriu i lëkurës, 1839-1889
Njeriu i lëkurës ishte një endacak që udhëtonte në një rreth ndërmjet lumenjve të Konektikatit dhe Hudson. Ai fliste rrjedhshëm frëngjisht, por komunikonte më së shumti me shenja dhe vishej me lëkurë nga koka te këmbët. Ai mblidhte fundet e cigareve përgjatë rrugës së tij dhe pranonte cigaret e freskëta që i ofronin banorët në rrugët ku kalonte. Kur e pyesnin për prejardhjen e tij, ai e ndërpriste bisedën dhe largohej. Ai ishte aq i njohur në pjesën ku qarkullonte, saqë njerëzit ruanin ushqim gati për të në një kohë të caktuar, një herë në 34 ditë.
8 - Femra e huaj, 1793-1816
Gjatë një vjeshte në vitin 1816 në Aleksandri, Virginia, dy njerëz, një burrë me gruan e tij, u futën në hotelin "Gadsby‘s Tavern". Gruaja ishte e sëmurë dhe vuante nga ethet. Gjendja e saj u përkeqësua, pavarësisht kujdesit të doktorit. Bashkëshorti atëherë thirri doktorin dhe stafin e hotelit në dhomë për t‘ju drejtuar një kërkesë të pazakontë: Ai u kërkoi gjithë të pranishmëve të betoheshin se s‘do e nxirrnin kurrë identitetin e tij dhe të gruas. Të gjithë ranë dakord dhe secili prej tyre e mori me vete sekretin në varr. Femra e huaj vdiq dhe sot e kësaj dite nuk dihet identiteti i saj.
9 - "Jerome", 1840-1912
Më 8 shtator 1863, një i huaj me lëkurë të çelët u gjet nga dy peshkatarë në SendiKouv, në Kanada. Dy këmbët e këtij personi ishin prerë dhe një broke me ujë e bukë ndodheshin aty afër. Njeriu që s‘mund dhe s‘donte të fliste, nuk tha më shumë se tri fjalë pasi u gjet. Një ndër fjalët ishte "Jerome" dhe ai ishte i mbushur me zemërim dhe njerëzit menduan se ai ruante një sekret, të cilin nuk lejohej ta thoshte. Jerome u soll me dinjitet dhe kur i ofronin para ai ofendohej. Ka shumë teori se kush ishte realisht Jerome, po asnjë prej këtyre historive nuk është provuar deri më sot. Jerome vdiq më 19 prill 1912.
10 - Axel Erlandson, 1884-1964
Erlandson filloi punën e tij si fermer e më pas nisi t‘u jepte formë trungjeve të pemëve për hobi. Më vonë pemët filluan të rriteshin sipas formave që u jepte ai. Ai eksperimentoi me të gjitha llojet e pemëve, duke u dhënë forma nga më të ndryshmet. Ai pa se këto forma pemësh shërbenin si zbavitje dhe vendosi të krijonte "Cirkun e pemëve". Ai nuk ia tregonte asnjërit teknikat e tij dhe i gdhendte pemët pas perdeve, për t‘u mbrojtur nga spiunët. Erlandson vdiq në vitin 1964, duke marrë me vete në varr sekretin e mahnitshëm të formës që u jepte pemëve. Në vitin 1985, "Cirku i pemëve" u ble nga milioneri Michael Bonfante.
G. Shqip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Dhjetë sekretet që u varrosën
Rreh veten, që të mos e rrihte gruaja në shtëpi
Shkruar nga Aurora Foto - TO
Një austriak përfundoi në spital, sepse rrahu veten që të dukej sikur ishte grabitur, pasi kishte shumë frikë të kthehej në shtëpi e t’i thoshte gruas se kishte humbur mijëra paund në kazino. Josef Reiner, 26-vjeçar, nga Vjena, theu hundën, nofullat dhe krahun, sepse goditi veten me një shufër hekuri që grabitja e rreme të dukej sa më origjinale. Por duhet të shtrohej në spital, sepse dhimbja e lëndimeve që i kishte shkaktuar vetes ishte e madhe për t’u mbajtur. Kur policët u njoftuan nga doktorët e spitalit, Reiner pranoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Zëdhënësi i policisë thotë: “Duhet të ketë pasur shumë frikë nga gruaja, përderisa i shkaktoi vetes kaq shumë dhimbje, në vend që t’i rrëfente të vërtetën”.
Një austriak përfundoi në spital, sepse rrahu veten që të dukej sikur ishte grabitur, pasi kishte shumë frikë të kthehej në shtëpi e t’i thoshte gruas se kishte humbur mijëra paund në kazino. Josef Reiner, 26-vjeçar, nga Vjena, theu hundën, nofullat dhe krahun, sepse goditi veten me një shufër hekuri që grabitja e rreme të dukej sa më origjinale. Por duhet të shtrohej në spital, sepse dhimbja e lëndimeve që i kishte shkaktuar vetes ishte e madhe për t’u mbajtur. Kur policët u njoftuan nga doktorët e spitalit, Reiner pranoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Zëdhënësi i policisë thotë: “Duhet të ketë pasur shumë frikë nga gruaja, përderisa i shkaktoi vetes kaq shumë dhimbje, në vend që t’i rrëfente të vërtetën”.
Britani
Mesazhi në shishe udhëton për 300 milje në 23 vite
Një person, që hodhi një mesazh në shishe në det kur ishte fëmijë, është ribashkuar me të pas 23 vitesh. Donald Wylie, atëherë 11 vjeç, hodhi shishen në ujin e plazhit Sandside, Deerness, në Orkney. Shishja u gjet gjatë pastrimit veror në West Sands, St. Andrews, Fife dhe atëherë nisi kërkimi për të gjetur të zotin. Donald Wylie u gjet në Orkney dhe u ftua në St. Andrews të shihte se ku kishte përfunduar shishja.
Britani
Llamba 70-vjeçare që vazhdon të ndriçojë
Një grua nga Surrey ka një llambë që ende vazhdon të ndriçojë, edhe pse kanë kaluar 70 vite. Llamba e markës “Swann-Edison” ëshë blerë nga njerku i bashkëshortit Mo Richardson, Jim, në Redhill, Surrey, në vitin 1938. Kur ai vdiq, familja u zhvendos në ishullin Wight, duke e marrë llambën besnike me vete. Mo thotë: “Nuk më besohet që ende vazhdon të ndriçojë, është po kaq e fortë sa ka qenë gjithmonë”. Mo, 60-vjeçare, thotë: “Më kujton burrin Jim, prandaj e mbaj gjithmonë në ndezur se duket sikur ai më sheh”.
Mesazhi në shishe udhëton për 300 milje në 23 vite
Një person, që hodhi një mesazh në shishe në det kur ishte fëmijë, është ribashkuar me të pas 23 vitesh. Donald Wylie, atëherë 11 vjeç, hodhi shishen në ujin e plazhit Sandside, Deerness, në Orkney. Shishja u gjet gjatë pastrimit veror në West Sands, St. Andrews, Fife dhe atëherë nisi kërkimi për të gjetur të zotin. Donald Wylie u gjet në Orkney dhe u ftua në St. Andrews të shihte se ku kishte përfunduar shishja.
Britani
Llamba 70-vjeçare që vazhdon të ndriçojë
Një grua nga Surrey ka një llambë që ende vazhdon të ndriçojë, edhe pse kanë kaluar 70 vite. Llamba e markës “Swann-Edison” ëshë blerë nga njerku i bashkëshortit Mo Richardson, Jim, në Redhill, Surrey, në vitin 1938. Kur ai vdiq, familja u zhvendos në ishullin Wight, duke e marrë llambën besnike me vete. Mo thotë: “Nuk më besohet që ende vazhdon të ndriçojë, është po kaq e fortë sa ka qenë gjithmonë”. Mo, 60-vjeçare, thotë: “Më kujton burrin Jim, prandaj e mbaj gjithmonë në ndezur se duket sikur ai më sheh”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Varrosen 8 të vrarët e Kumanovës (Foto)
» Adem Zaplluzha:KUR VARROSEN IMAZHET
» Arrestohen tre persona - e vranë dhe e varrosën një qytetar në mal
» Ushtarët e lirisë varrosen me nderime ushtarake (Foto)
» 15 sekretet e lumturisë
» Adem Zaplluzha:KUR VARROSEN IMAZHET
» Arrestohen tre persona - e vranë dhe e varrosën një qytetar në mal
» Ushtarët e lirisë varrosen me nderime ushtarake (Foto)
» 15 sekretet e lumturisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi