Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LETËR PËRKRAHËSE PËR REKTORIN E UP PROF. DR. RAMADAN ZEJNULLAHU

Shko poshtë

LETËR PËRKRAHËSE PËR REKTORIN  E UP PROF. DR. RAMADAN ZEJNULLAHU Empty LETËR PËRKRAHËSE PËR REKTORIN E UP PROF. DR. RAMADAN ZEJNULLAHU

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 17, 2015 12:21 am

Zvicër, 16 janar 2015.
LETËR PËRKRAHËSE PËR REKTORIN
E UP PROF. DR. RAMADAN ZEJNULLAHU
 
(Intelektual shqiptar në Zvicër në përkrahje të Rektorit të UP prof. dr. Ramadan Zejnullahu)
 
LETËR PËRKRAHËSE PËR REKTORIN  E UP PROF. DR. RAMADAN ZEJNULLAHU Prof--Ramadan-Zejnullahu
Ne bashkatdhetarët me kualifikime të ndryshme profesionale, mësimdhënës, profesor, inxhinier, jemi në përkrahje të rektorit të UP prof. dr. Ramadan Zejnullahu!
 
Fillimisht përshëndesim emërimin e prof. dr. Ramadan Zejnullahut në postin e rektorit të Universitetit, zgjedhja e të cilit për të parën herë pas Luftës në Kosovë është bërë mbi një platformë programore që e ka prezantuar Këshillit i pavarur Drejtues i Universitetit të Prishtinës. Prandaj edhe ne intelektualët e mërguar e përkrahim rektorin e UP prof. dr. Ramadan Zejnullahu i cili po synon që Universitetin ta shkëpus nga ndërhyrjet politike dhe ta ngritë cilësinë e studimeve në të gjitha nivelet, me qëllimin që UP të jetë universitet konkurrues karshi universiteteve të tjera në rajon dhe në  Evropë, sepse vetëm kështu do t’i shërbehet Kosovës, kurse brezat e ardhshëm do të jenë të aftë për ta zhvilluar Kosovën.
 
Andaj ne konsiderojmë se vendosmëria e rektorit prof. Dr. Ramadan Zejnullahu që t’i sfidojë të gjitha problemet e mbledhura në UP për vite me radhë, dhe atyre problemeve t’u jap kahe të mbarë, është guxim dhe patriotizëm intelektual për ta rikthyer kredibilitetin dhe besimin në Universitetin e Prishtinës. Vetëm me reforma dhe profesionalizëm i shërbehet arsimit superior dhe përgjithësisht Kosovës.
 
Edhe ne pajtohemi me qëndrimet e stafit të Universitetit të Prishtinës i cili iu ka dhënë prioritet fëmijëve të dëshmorëve në raport me kandidatët e tjerë, duke i regjistruar të gjithë ata të cilët e kanë plotësuar kriterin minimal akademik. Po ashtu ne nuk jemi kundër të të drejtave të secilës kategori për të protestuar, por jemi kundër çdo privilegji i cili do ta cenonte vlerën dhe besueshmërinë e UP-së dhe të stafit akademik, andaj ne intelektualët shqiptar të mërguar në Zvicër i ofrojmë përkrahje morale rektorit të UP prof. dr. Ramadan Zejnullahu, ndërkaq nga organet shtetërore kërkojmë të krijojnë kushte normale për funksionimin e papenguar të Universitetit dhe të njësive akademike të tij.
 

 
Zvicër, 16 janar 2015.
 
Të nënshkruarit:


Shefqet Dibrani – shkrimtar
Dr. Shaqir Shala – mjek
Dr. Minire Shala – mjeke
Dr. Pranvera Shala - mjeke
Dr. Llukman Halili – analist
Mr. sci. Zeqir Shala – prof. në Kantonsschule
Mr. sci. Albert Rama – prof. në sistemin zviceran
Mr. sci. Zef Ahmeti – meditacion
Mr. sci. Ilir Adili – inxhinier 
Mr. sci. Diamant Abrashi – shkrimtar
Rexhep Rifati – gazetar  
Nazmi Peci – inxhinier i xehetarisë 
Demë Jashari – profesor i letërsisë

Hajdar Sadrija – ish kryetar i LDK-së 
Abas Fejzullahi – mësues 
Saim Tahiraj – veprimtar

Sallah Januzi – profesor i kimisë
Qamil Çekaj – arsimtar i gjuhës shqipe
Sadik Rrustemi – profesor i filozofi - sociologjisë
Isa Maliqi – inxhinier i elektroteknikës
Shyqeri Azemi – profesor i filozofi - sociologjisë
Gjokë M. Gjoka – arsimtar i historisë
Milaim Vokshi – biznesmen
Shemsi Makolli – Inxhinier / Ekspert i Normave ISO 9001
Muharrem Blakaj – shkrimtar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi