Donika Gërvalla: RTK'ja apo TV Thaçi, me cenzurë edhe ndaj të vdekurve
Faqja 1 e 1

Donika Gërvalla e quan RTK'në si "TV-Thaçi" dhe thotë se telvizioni publik është shndërruar në një televizon pa dinjitet, madje edhe ndaj të vdekurve.
Në një reagim postuar në profilin e saj në Facebook, ajo shkruan se edhe në ditën kur u bënë nderime te varrezat në Dubovik për nder të Jusuf e Bardhosh Gërvallës, "TV Thaçi dëshmoi fytytën e shëmtuar".
Reagimi i plotë i Donika Gërvallës:
TV-Thaçi me cenzurë dhe pa dinjitet, madje edhe ndaj të vdekurve
Tepër është tepër: gjatë paraqitjes në RTK të nderimeve me rastin e 17 janarit në varrezat në Dubovik, në të cilat prehen Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, TV-Thaçi, ose i ashtuquajturi Radiotelevizion i Kosovës dje dëshmoi edhe një herë fytyrën e tij të shëmtuar.
Raportimi selektiv shkon deri aty, sa heshtet rreth faktit që për të shprehur nderimet e tyre, të pranishëm ishin dhe kryetarët e zgjedhur të komunave Pejë dhe Istog, deputetë të shumtë të Kuvendit, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, personalitete nga jeta publike, nxënës shkollash dhe qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova, vetëm për të përsëritur gjatë gjithë ditës pamjet nga nderimet e një deputeti të vetëm, Ramush Haradinajt. Sa selektive, e ulët dhe jodinjitoze.
Familja jonë e ka refuzuar në vazhdimësi përvehtësimin politik të Jusuf Gërvallës nga cilido krah politik në Kosovë. Jusuf Gërvalla u via sepse luftoi për një Kosovë të lirë. Për një Kosovë të qytetarëve të saj dhe jo të kastave politike.
Kërkoj nga RTK-ja dhe personalisht nga kryecenzuruesi Hashim Thaçi: Ndaleni këtë cenzurë jodinjitoze në RTK, dënojini përgjegjësit, kthejeni lirinë e fjalës dhe të shtypit.
Blini një PDK-Propaganda-TV tuajin, paratë që keni bërë ndërkohë do t'ju mjaftonin e tepronin. RTK duhet të kthehet në një televizion të pavarur, në përputhje me interesin publik, për të cilin edhe është themeluar. Nuk guxon të mbetet më i degraduar në një televizion të propagandës së PDK-së dhe të Thaçit.
Të martën, më 20 janar 2015 në orën 12, familjet e veprimtarëve të vrarë, të atyre që ranë pre e atentateve politike, do të protestojnë para ndërtesës së qeverisë për të kërkuar zbardhjen e vrasjeve politike ndaj familjarëve të tyre, veprimtarëve dhe mbështetësve të Presidentit Rugova.
Realiteti në Kosovë është mjaft u hidhur. Për herë të parë që nga koha e okupimit të Kosovës, shqiptarët po largohen në numër të madh nga Kosova, duke shitur madje pronat e tyre, duke hequr dorë nga nënshtetësia e tyre.
Kush refuzon dhe ngre zërin bëhet viktimë e një sistemi të bazuar në krim, korrupsion, manipulim dhe cenzurë.
Kjo nuk është Kosova për të cilën sakrifikuan jetën heronjtë tanë.
Ata që dëshirojnë të jetojnë me nder dhe dinjitet në një Kosovë vërtet të lirë duhet të ngrenë zërin. Si shqiptarë kemi të drejtë të dijmë se cilët shqiptarë vranë shqiptarë të tjerë për arsye politike.
Qeveria e ka për detyrë të zbardh krimet. Kryetari i një qeverie nuk ka as dinjitet dhe as peshë nëse nuk arrin ose nuk don të zbardh krimet politike të kryera në Kosovë.
Një popull krenar dhe dinjitoz ngrihet në këmbë kur zëdhënësi i Beogradit në Kosovë, anëtar i Qeverisë Mustafa, mohon gjenocidin serb në Kosovë dhe fyen me një gjuhë të ulët viktimat e këtij gjenocidi, ndërkohë që në anën tjetër vetë Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Kryetari i Parlamentit dyshohen të jenë të implikuar në krimet ndaj shqiptarëve të guximshëm, ndaj kundërshtarëve të tyre politik.
Është i sëmurë ai që cenzurën dhe propagandën e përdor madje edhe atëherë kur përkujtohen heronj të vrarë. Është i sëmurë dhe jo larg mentalitetit të sëmurë të regjimit serb.
Është koha t'iu kthejmë dinjitetin heronjve tanë dhe popullit tonë të poshtëruar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Donika Gërvalla-Donika Gërvalla-Schwarz:Qeverisja me PDK-në : vetëvrasje kolektive për LDK-në
» Donika Gërvalla: Hashim Thaçi mbetet një barbar politik – si i tillë nuk guxon të bëhet president
» Donika Gërvalla:Jusuf Gërvalla për udhëheqësit komunistë të Kosovës të viteve 80-ta
» Donika Gërvalla sonte në KTV
» Donika Gërvalla:VRASJET E PERSONALITETEVE TË LDK-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi