Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një trohë faktoriteti i dëshmuar

Shko poshtë

Një trohë faktoriteti i dëshmuar Empty Një trohë faktoriteti i dëshmuar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 14, 2009 11:08 pm

Një trohë faktoriteti i dëshmuar



Nëse krejt “situata skenografike” e burgosjes së agjentëve të policisë sekrete serbe të Karla del Pontes, që u dha të shihet (edhe) në ekranet televizive, nuk është vetëm një “kontrapunkt” i metodës së burgosjes së ushtarëve të UÇK-së në Preshevë, atëherë kjo pamje para se gjithash dëshmon faktoritetin real që ka Policia e Kosovës. A janë ato pamje një porosi direkte për Serbinë? Po! Çfarë ishte reagimi i Daçiqit dhe mënyra se sa “flashkët” e mohoi se spiunët nuk ishin të Serbisë! Po të kujt ishin, mbase jo të Shqipërisë! Nga “fenomeni” (i parë pas vitit 1999) ne duhet të analizojmë qëllime konkrete që kishte paraqitja televizive e dorëzimit të spiunëve të burgosur në Gjykatën e Qarkut! Analiza nxjerr këtë përfundim: Policia e Kosovës nuk qenka inferiore (si dhjetë vjet me radhë) kur ballafaqohet me destrukcionet e shërbimeve sekrete të shtetit zyrtar të Serbisë që vepron në Kosovë! Prej kur, prej këtyre ditëve, apo ky faktoritet ka ekzistuar edhe më parë, por është penguar nga këshillat e “miqve”? Nëse kjo nuk është bërë për ndonjë konsum ditor politik, por që është marrë ndonjë vendim se sot e tutje Policia e Kosovës do t’i zbatojë në tërësi obligimet e veta ligjore, atëherë që nga sot ajo do të duhet të fillojë spastrimin e Kosovës nga shërbimet e huaja sekrete, sidomos të shteteve të cilat dhjetë vjet me radhë kanë bërë destrukcione për ta zvarritur zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nëse burgimi spektakular i të burgosurve spiunë serbë mbetet një rast i vetmuar në dhjetë vjetët e ardhshëm, atëherë analiza do të na shpjerë në thelbin e çështjes. Por nëse presim dhjetë vjet, atëherë kjo nënkupton se pritja zgjat dhjetë vjet dhe pritja dhjetë vjet supozon çështjen status quo edhe për dhjetë vjet të ardhme. Inkriminimi botëror që i bën Serbia Kosovës dhjetë vjet me radhë pa pushuar dhe “indiferenca” e detyrueshme e Kosovës ndaj ofensivës propagandistike serbe, çështjen e Kosovës e ka stagnuar deri në këtë kohë që është zvarritur për të blerë kohë (propaganda) antishqiptare dhe për të prishur marrëveshje ndërkombëtare që janë arritur për Kosovën para bombardimit të NATO-s. Libri i Karla del Pontës, sado që ne e kemi të qartë qëllimin e tij, ka bërë një fushatë botërore, që do të thotë ka arritur efektive të mëdha propagandistike antishqiptare. A duhet tash të nisemi me pika 1. Tribunali Hagës është agjenci juridike e OKB-së, Prokurore e Tribunalit ka qenë Karla del Ponte, që do të thotë ka qenë kuadër që i ka konvenuar kësaj organizate. Kur e mësojmë biografinë e kësaj gruaje, zbulojmë lidhjet e saj “serbe në Bosnjë” dhe menjëherë na duhet të pyesim: Cilat influenca politike në OKB e kanë pasur të njohur biografinë e kësaj gruaje dhe kush ia ka propozuar Kofi Ananit pikërisht Karla Del Ponten. Karla del Ponte është italiane, që do të thotë evropiane. Kështu duhet të na interesojë “shëndeti moral” i kuadrit evropian që u seleksionua nga Koffi Anani dhe tash Ban Ki Muni? Nuk mund të jemi naivë dhe të kujtojmë se shërbimet sekrete serbe në Kosovë janë kaq të pavarura nga një oktopod ndërkombëtar i instaluar pikërisht në OKB. Pra, vërtetimi eventual i krimit të spiunazhit serb do të duhej të na shërbente ta locojmë vendin e organizimit të tij. Pa një organizim ndërkombëtar të spiunazhit sekret dhe politik në dimensione planetare, çështja e Kosovës nuk do të kishte mbetur dhjetë vjet të zvarritet, duke krijuar kështu përshtatshmëri adapte të qytetarëve të kënaqur të Kosovës me lirinë e tyre, e cila sa për ta, do të zgjasë edhe kush e di sa vjet. Aq vjet sa do të lejojmë veprimin e lirë të shërbimeve sekrete antishqiptare, që vijnë nga kabinetet e vendeve të Kongreseve dhe Konferencave që e kanë coptuar Shqipërinë, me fjalë që e kanë okupuar Kosovën dhe pretendojnë kështu ta mbajnë deri në pacivizimin civil të saj, deri në shkallën e “inegrimit” të saj si metodë akulturimi, çkombëtarizimi që do të thotë shfarosje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi