Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuric: Mustafa e Thaçi në presion të madh, ata janë humbës

Shko poshtë

Gjuric: Mustafa e Thaçi në presion të madh, ata janë humbës Empty Gjuric: Mustafa e Thaçi në presion të madh, ata janë humbës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 21, 2015 11:08 pm

Gjuric: Mustafa e Thaçi në presion të madh, ata janë humbës


Gjuric: Mustafa e Thaçi në presion të madh, ata janë humbës Largea_marko-djuric1421867142


Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se deklaratat nervoze publike të liderëve politikë të Kosovës tregojnë se ata janë nën presion të madh nga publiku vendas, opozita, mediat lokale, e të tjera.
Drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se akuzat absurde të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, kundër kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë dëshmia më e mirë që Vuçiq, po mbron interesat e Serbisë.

“Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Republikës së Serbisë do të vazhdojnë të mbrojnë pronën dhe interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj nga sulmet e politikanëve lokalë, siç janë Mustafa dhe Thaçi, dhe mbeten të angazhuar për zgjidhjen e të gjitha problemeve nëpërmjet dialogut”, ka thënë Gjuriq.
Shefi i Zyrës qeveritare për Kosovë tha edhe se “deklaratat nervoze publike të liderëve politikë të Kosovës tregojnë se ata janë nën presion të madh nga publiku vendas, opozita, mediat lokale, komuniteti ndërkombëtar – për shkak të problemeve që ata vetë kanë shkaktuar – përpjekjen pasuksesshme, pamenduar dhe e njëanshme të konfiskimit të Trepçës”.
“Ai që humb, ka të drejtë të jetë i zemëruar”, përfundoi Gjuriq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi